• Kontakt
Tuesday, July 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Numri i pensionistëve u rrit, por buxheti i shtetit po shpenzon më pak

15:09 : 18/04/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) 590,649 persona morën pension pleqërie në vitin 2023, me rritje vjetore 3,1%.

Stoku i pensionistëve u zgjerua me rreth 17 mijë vitin e kaluar, një numër më i lartë pasi mesatarja vjetore, që nga 2010 me shtesë 15 mijë në vit.

Ndryshe nga pritshmëritë, rritja e numrit të përfituesve nuk po ushtron presion mbi shpenzimet buxhetore, pasi pjesa më e madhe e atyre që po dalin në pension aktualisht nuk i plotësojnë kushtet për pagesa të plota. Në ana tjetër, rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi në sektorin publik dhe atë privat kanë ndikuar pozitivisht të ardhurat nga kontributet.

Lexo edhe:

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore nga kontributet e personave juridikë dhe fizikë vitin e kaluar arritën në 121,4 miliardë lekë ose 17.7% më shumë se në vitin 2022.

Rritja e të ardhurave dhe frenimi i shpenzimeve bënë që subvencioni i buxhetit për skemën e sigurimeve të zbresë në 14,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 23 miliardë lekë që ishte në vitin 2022.

Buxheti i shtetit subvencionon shpenzimet e skemës publike të pensioneve që nuk mbulohen nga sigurimet. Por duke qenë se pensionet e reja po dalin më të ulëta se pensioni mesatar në vend subvencionet e buxhetit për skemën e pensioneve po ulen.

Por teksa buxheti i shtetit ka ulur ekspozimin nga deficiti i skemës se sigurimeve, pensionistët nga ana tjetër vit pas viti marrin pagesa më të ulëta teksa kostot e jetesës po rriten.

Kontribuuesit dhe përfituesit u rritën me ritme të ngjashme në vitin 2023 duke bërë që për çdo pensionist të ketë 1.17 kontribuues një nivel i njëjtë me vitin 2022.

Zhvillimet demografike dhe emigracioni i lartë i të rinjve e kanë zhbalancuar raportet kontribuues-përfitues.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime rreth 1.4 milionë persona.

Në vitin 2023 paguan sigurime vetëm 827 mijë persona teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte rreth 2,7 milionë banorë.

Qeveria shqiptare dhe konsulentët e huaj si Banka Botërore kanë nisur punën për rishikimin e reformës së pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2014, me qëllim korrigjimin e disa masave që kanë rezultuar të padobishme gjatë zbatimit të saj./Monitor

Etiketa: buxheti i shtetitekonomiINSTATpensionepensioniste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

12:37 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tabaku: Ekonomia “rritet” në letrat e qeverisë, por familjet varfërohen dhe pensionet bien

15:23 : 11/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
Lajmet e Dites

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

08:54 : 11/07/2026
AKTUALITET

Leku që po kullufit euron

13:38 : 10/07/2026
Para

Korreshi-mazhorancës: Lushnjarët s’kanë asnjë përfaqësi, vendosni qoftë një komunist për dinjitet

TË GJITHA

Vodhi 5000 € në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

19:19 : 21/07/2026

Protesta e 52-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh

19:17 : 21/07/2026

Rikthehet hantavirusi, konfirmohen tre viktima në Venezuelë

19:01 : 21/07/2026

Trump planifikon një valë të re tarifash për 60 vende

18:54 : 21/07/2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në katër shtete

18:48 : 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

18:41 : 21/07/2026

Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë

18:33 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibom