• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Kreu i Policisë së Veliajt, Ermal Kapllanaj biznes të përbashkët me Marën

14:54 : 18/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër zyrtar të lartë të asaj që e cilëson si “organizata kriminale e bashkisë së Erion Veliajt”.

Gjatë një deklarate për mediat, Këlliçi denoncon faktin që se Kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj ka ngritur biznes të përbashkët me drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, Ferdinand Mara.

Belind Këlliçi, koordinatori politik i PD në Tiranë, në një deklaratë para mediave tha se “pasi u vendos në krye të Bashkisë Tiranë, drejtuesi i Organizatës Kriminale 5D, Erion Veliaj, emëroi në krye të Policisë Bashkiake,policin e Anti-Drogës, shtetasin Ermal Kapllanaj, drejtues që sot po hetohet nga SPAK për favorizimin e biznesit shumë fitimprurës të dherave, për llogari të shefit të tij në inceneratorin e Tiranës.”

Gjithashtu koordinatori Politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi, me anë të një deklarate shprehet se Bashkia e Tiranës po ushtron terror mbi shtresat më të varfra të shoqërisë.

“Prej 1 viti tashmë po bëjmë publike lidhjet nepotike dhe korruptive të Bashkisë Tiranë”, – theksoi Këlliçi. – “Prej 1 viti vijojmë depozitojmë kallëzime penale për aferat korruptive të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Organizata Kriminale e Bashkisë Tiranë, siç u faktua dhe me kallëzimin tonë për kompaninë 5D KONSTRUKSION, ka vjedhur dhjetëra miliona euro deri më sot. Por kjo strukturë, përveç vjedhjes se parave publike, nuk ka kursyer as dhunën mbi shtresën më të varfër të Tiranës, shitësit ambulantë.

Pasi u vendos në krye të Bashkisë Tiranë, drejtuesi i Organizatës Kriminale 5D Erion Veliaj, emëroi në krye të Policisë Bashkiake policin e Anti-Drogës, shtetasin Ermal Kapllanaj. Drejtues që sot po hetohet nga SPAK për favorizimin e biznesit shumë fitimprurës të dherave, për llogari të shefit të tij në inceneratorin e Tiranës.

Aksioni i parë që ndërmori ky drejtor ishte terrori mbi gjyshet, gjyshërit dhe nënat të cilët rrinin me orë të tëra në shi e diell për të shitur zarzavate që të siguronin mbijetesën”, vijoi Kelliçi.

Lexo edhe:

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

Ndjekim pamjet në ekran!

“Këto pamje flasin më shumë se çdo fjalë. Dhuna dhe terrori mbi shtresën më të varfër të Tiranës u justifikua me nevojën për të patur tregje me cilësi e siguri ushqimore, por pas investigimit tonë rezulton se ai terror kishte vetëm një qëllim.

Përfitimin financiar të Ermal Kapllanaj dhe mikut të tij të ngushtë Ferdinand Mara, një tjetër drejtues i lartë në Policinë e Shtetit.

Si fillim Ermal Kapllanaj u kujdes të punësonte vëllain e Ferdinand Marës si pjesë e bandës së dhunuesve në Policinë Bashkiake.

Në vitin 2016 regjistruan si biznesmen babain e Ferdinandit, Bajram Marën, i cili u jepte me qira hapësirat atyre që donin të shisnin fruta perime në tregjet tashmë të miratuara nga Bashkia Tiranë brenda lagjeve.

Në vitin 2019 bashkëshortja e Ferdinandit dhe pse me profesion mësuese shkolle në Tiranë, vendos të bëhet biznesmene me të njëjtin objekt veprimtarie si vjehrri i saj: Tregëti fruta perime.

Biznes i cili sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka qarkulluar jo pak, por mbi 600.000 euro në vit.

Sigurisht që Ermali nuk mund të mjaftohej me kaq. Në vitin 2020 themelohet kompania FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve.

Ortak në këtë biznes është “rastësisht” babai i Ferdinand Marës dhe vjehrri i Ermal Kapllanaj.

Siç pamë në dosjen 5D që vjehrri bukëpjekës bëhet milioner, në këtë aferë skandaloze shohim sesi vjehrri i Ermal Kapllanaj, nga profesioni i nderuar i axhustatorit me pagë 300 euro në një subjekt privat, gjen kohën dhe kapacitetet të bëhet biznesmen.

Kjo kompani sipas të dhënave të QKB ushtron biznesin në disa adresa dhe më e fundit është një magazinë e ngritur me lejen e ndërtimit që Erion Veliaj ka firmosur për Drejtorin e tij Ermal Kapllanaj në vitin 2019.

Sigurisht ne këto të dhëna do i’a përcjellim zyrtarisht SPAK, të cilët mbetet të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mburojë për kreun e Organizatës Kriminale 5D Erion Veliajn, apo do të kryejnë detyrën e tyre në zbatim të ligjit, siç presin dhe qytetarët shqiptarë.

Të nderuar qytetarë,

Opozita dhe Partia Demokratike është e vendosur që misionin e saj ta çojë deri në fund.

Unë jam i vendosur të mbaj premtimin e dhënë ndaj qytetarëve të Tiranës për të bërë transparencë për abuzimet e panumërta që kjo Organizatë Kriminale, ka bërë në gati 1 dekadë që ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend.

Ftoj sërish të gjithë qytetarët e Tiranës, të bashkohen në protestën e ditës së nesërme, e premte, ora 11:00 përpara Bashkisë Tiranë dhe të kërkojnë largimin e Erion Veliajt dhe Organizatës së tij të hajdutëve 5D nga zyrat e bashkisë. O sot, o kurrë!”, tha Këllici në denoncimin për mediat.

Etiketa: aferaBashkiadenoncimidrejtueserionErion VeliajpoliciaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
Para

“Nuk tregoj ku ndodhet djali”, zbardhet dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com