Moti i keq me rrebeshe shiu qe pushtoi vendin paraditen e kësaj të mërkure, ka shkaktuar përmbytje në shumë qytete, por problemet më të shumta janë raportuar në Tiranë.
Kanë mjaftuar vetëm disa orë shi që rrugët e kryeqytetit të përmbyten. Uji ka vërshuar në rrugët me kanalizimet e bllokuara duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Një foto e publikuar nga JOQ, nga zona e “Kopështit Zooligjik” tregon edhe gjendjen skandaloze me të cilën janë përballur qytetarët në kryeqytet.
Në foto shihet se si një vajzë, në pamundësi për të kaluar rrugën e cila është mbushur me ujë, ka hipur në kangjëllat e murit rrethues të kopështit zoologjik për të kaluar rrugën.
![]()
Ajo kacavirret me një qese në dorë, anash murit për të kaluar atë pellg me ujë. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përmbytet në vetëm pak orë shi, duke nxjerrë kështu “sheshit” mashtrimet e propagandën e Veliajt.













