• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deliri/ Rama, ish-emigranti që e ktheu Shqipërinë në fanar ndriçues

14:28 : 16/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kush e ka kujtesën të fortë i mban mend talljet dhe ironitë e Ramës për krahasimin që Berisha i bënte Shqipërisë me Gjermaninë, lidhur me përballimin e krizës ekonomike të 2008, pa rënë në recesion. Por sot, pas 11 vitesh qëndrimi në pushtet, gjërat kanë ndryshuar radikalisht. Edi Rama e konsideron vendin e drejtuar prej tij si një ‘fanar ndriçues”, sipas mendësisë të një udhëheqësi edhe më të largët sesa Saliu.

Kjo u pa në mënyrë ulëritëse, në intervistën që kryeministri dha nga Parisi për Real Story me Sokol Ballën. Nën euforinë e vizitës zyrtare në kryeqytetin francez dhe pritjes nga presidenti Makron, Edi Rama nuk i vuri dot fre deleirit. Ai i dha fre fantazisë në një rrëfim që Lapsi.al e ka parë me lupë për të dalluar se deri ku mund të shkojë sindroma e narcizizmit.

Pa pikë droje ai e paraqiti veten si dikë të cilit i marrin mendim dhe e konsultojnë liderët më të mëdhenj botërorë. “Unë nuk dua të flas fare për veten dhe këtu çështja nuk është tek unë……por ne dëgjohemi, ne konsultohemi, pra fuqitë e mëdha na pyesin, liderët e fuqive të mëdha na konsultojnë, na kërkojnë mendim rregullisht se si i shohim ne gjërat, në rajon sidomos…” (min 21 05 te linku i intervistes lart), tha ai.

I gjithë bashkëbisedimi ishte i ndërtuar mbi fabulën e personazhit të akuzuar nga Nano si “refugjati thonj paprerë që flinte poshtë urave të Parisit”, por që kur i’u dha rasti të bëhej udhëheqës u “hakmorr” përmes politikës së tij të jashtme për ti kthyer dinjitetin qytetarëve të vendit të vet.

Lexo edhe:

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

Rama e mohoi se ka fjetur poshtë urave, pasi ai ka qenë një emigrant me shtëpi, më bursë dhe dokumenta të rregullta, por ai pohoi se është ndeshur jashtë me shumë keqtrajtime të shqiptarëve. “Edhe jeta si emigrant…..edhe ato që kam parë si mbajtës i një pashaporte shqiptare me kanë ngjizur një ndjenjë hakmarrjeje që më ka ushqyer vazhdimisht pasionin edhe qasjen ndaj politikës së jashtme, për ta kthyer përmbys perceptimin e europianëve ndaj nesh…E kam marrë shumë personale këtë sfidë” (min 10 34), tha ai.

Dhe sot, pas një dekade në pushtet sipas Ramës ai po e sheh të realizuar këtë ëndër: “Pozicionimi ndërkombetar i Shqipërisë është si kurrë më parë ndonjeherë në historinë tonë, respekti për Shqipërinë, gjithashtu është në nivelet më të larta politike, por jo vetëm” (min 10 10).

I ndihmuar në këtë delir edhe nga bashkëbiseduesi Balla që u kujdes të thotë se ‘një pritje e tillë i’u rezervua edhe Vuçiçit, por për këtë presidenti serb u detyrua të shpenzojë 4 miliardë euro për blerje avionësh, ndërsa kryeministri i Shqipërisë u prit po njësoj por duke marrë edhe 120 milionë euro mbrapsht”, Rama nënvizoi se “sot Shqipëria ndodhet në tjetër nivel”.

Dhe ky ndryshim niveli sipas tij ka ndodhur në periudhën e rilindjes sepse më parë, paraardhësin e tij nuk e priste njeri dhe se kur mori ai kryesimin e qeverisë: “Të ishte kryeministër i Shqipërisë në ato fillime, ishte pothuajse si të ishe qytetar i Shqipërisë nëpër areoporte”.

Duke e flakur tej modestinë kryeministri ynë theksoi se pritja e presidentit Makron nuk do të ishte kjo e tanishmja nëse ai nuk do ia kishte dalë në misionin e tij për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë tek francezët. Ai nuk harroi të përmendë edhe një tjetër mrekulli diplomatike mardhënien e tij speciale me kryeministren italiane Meloni, të cilën një pjesë e evropës e shikonin si “djallin e zi që po shkonte drejt pushtetit. Por me “një parti që ne s’kishim asnjë marëdhënie sot kemi mardhenien më të mirë që kemi pasur ndonjëherë dhe mardhenia ime me Melonin është e shkëlqyer”(min 32 04).

Dhe si për ti vënë pikën kësaj ligjërate të tipit “a doni më për Belulin” Rama u shpreh i shqetësuar se mos vallë ky imazh i mrekullueshmë i vendit mos riprishet kur ai mos jetë më në pushtet. “Kam një merak që ky rol i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mos lidhet vetëm me qëndrimin tim në detyrë dhe të zhbëhet më pas” (min 30 14).

Këtë sukses ai e e sheh tek qëndrimi i medive të huaja, të ardhja e turistëve dhe tek roli që Shqqipëria ka pasur në drejtimin e këshillit të sigurimit, të OKB-së, apo OSBE-së.

Kush ka qeshur disa kohë më parë teksa e dëgjonte Elisa Spiropalin të thoshte në fjalim gjatë një kongresi partie, se Shqipëria po mbushet me turistë falë qëndrimit dinjotoz që Edi Rama mbajti përballë ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, me siguri që ka gabuar para kohe. Adhuruesja e Skënderbeut nuk ka bërë një lajthitje personale, si pasojë e një eksesi dashurie. Tani teza e “fanarit ndriçues” është një politikë zyrtare. Nga Parisi e shpalli vetë udhëheqësi me gojën e tij./Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramakrize ekonomikeOKBosbeSali BerishaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

22:21 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

19:23 : 21/07/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

18:16 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025
Para

Raiffeisen tallet me Perëndimin, vazhdon të zgjerojë aktivitetin në Rusi

TË GJITHA

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

09:42 : 22/07/2025

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

09:37 : 22/07/2025

Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

09:17 : 22/07/2025

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Foto ilustruese

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

08:36 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com