• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 3.6 mln euro/ Rama u çon ujin te dera investitorëve strategjikë

09:35 : 09/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Projekti për furnizimin me ujë të disa fshatrave në Jug, ku kryesisht janë dhënë leje për investime strategjike, ka kaluar në fazën e dytë.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve çeli këtë javë procedurën me objekt “Furnizimi me ujë i zonave bregdetare; Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi të Bashkisë së Himarës, Faza II” me fond limit 372 milionë lekë, apo rreth 3.6 milionë euro.

Kjo procedurë është vijim i asaj të çelur në fund të vitit të shkuar, ku në fazën e parë, fondi limit i parashikuar në atë kohë ishte 743 milionë lekë, apo më shumë se 7 milionë euro.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë projektin, në të përfshihet e gjithë zona e shpallur përmes Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit Nr.2, Datë 16.10.2017 “Zonë e investimeve strategjike në vendet e rëndësisë kombëtare për zhvillimin e turizmit” Draleos-Drimadhes-Dhërmi, duke renditur edhe projektet nga Palasa deri në Dhërmi.

Dokument bën gjithashtu një vlerësim të burimeve që kanë aktualisht këto zona. Më herët, të njëjtat përllogaritje tregonin se për furnizimin me ujë do të kërkohet një kapacitet jo më pak se 290 l/s për të përballuar fluksin e turistëve.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

“Kërkesa është sigurimi i një sasie prej jo më pak se 290 l/s, e cila do të përdoret për furnizimin me ujë të komplekseve të reja turistike në fshatin Palasë me anë të një ujësjellësi të ri. Sasia prej 290 l/s parashikohet për pikun e turistëve gjatë stinës së nxehtë të vitit, ku përveç një sasie prej 150 l/s për banorë ka nevojë për një sasi shumë më të madhe uji. Kjo sasi konsiston në mbipopullimin e zonës, sidomos përgjatë vijës bregdetare.

Një turist merr normalisht 30% më tepër ujë se zakonisht. Nëse shtojmë edhe sasinë e ujit për nevoja të shërbimeve publike turistike, pritshmërinë për zgjerimin, apo ndërtimin edhe të komplekseve të tjera turistike, atëherë norma për turist shkon mbi 250 l/s; kështu sasia e nevojshme dhe e kërkuar prej 290 l/s është më se e argumentuar. Kemi parasysh edhe humbjet në rrjet të llogaritura jo më pak se 20-30%” thuhet në raportin teknik-hidrologjik të projektit.

Dokumenti nënvizonte se në burimin e “Izvorit” ka nevojë për ndërhyrje për sigurimin e sasisë prej 290 l/s. Ndaj shpreh se për këtë qëllim duhet ndërtimi i një kaptazhi te ri në pjesën jugore të kanalit grumbullues të rrjedhjeve të burimit.

Strategjikët e fshatrave turistikë

Ndër vite, qeveria ka dhënë përmes Komitetit të Investimeve Strategjike statusin për një sërë investimesh që, edhe pse të lakuara si komplekse turistike, në një pjesë të mirë të rasteve kanë përfunduar në komplekse vilash rezidenciale.

Përmes përfitimit të statusit investitorët fitojnë lehtësi si në përfitimin e tokës, ashtu edhe në lehtësimin e procedurave burokratike, por edhe investimeve që lidhen me infrastrukturën dhe aksesin në energji dhe ujë, diçka që është duke u aplikuar edhe në këtë rast./Monitor

Etiketa: Edi Ramainvestitorë strategjikëuje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
Para

Kuptimi i ëndrrave/ Studiuesja tregon çfarë e paralajmëron vdekjen

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş