• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Në prag të sezonit turistik, qytetet bregdetare probleme me ujin e pijshëm dhe kanalizimet

20:50 : 06/04/2024
në AKTUALITET

Disa nga qytetet më të mëdha turistike në Shqipëri, që viteve të fundit shënojnë rritje të numrit të pushuesve, kanë probleme serioze me sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve.

Raporti i fundit i Entit Rregullator të Ujit thekson problematikat për vitin 2023 të shoqërive të ujësjellësve në qytete bregdetare si në furnizmin me ujë, humbjet e mëdha në rrjet, mosarkëtimet financiare dhe mungesën e mbulimit me kanalizime.

Sipas raportit asnjë nga qytetet turistike bregdetare të vendit nuk ka furnizim me ujë pa ndërprerje, ndërkohë që kohëzgjatja e furnizimit me ujë për disa nga qytetet e mëdha bregdetare është tejet e shkurtër në raport me nevojat e përdoruesve.

Sipas të dhënave të Raportit të Entit Kombëtar të Ujit, Vlora dhe Durrësi furnizohen me ujë vetëm 13 orë në ditë, Lezha dhe Himara me 18 orë ndërsa Saranda 19 orë në ditë.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në nivel kombëtar, sipas Entit Rregullator të Ujit, është 16.6 orë në ditë, me një rritje të lehtë prej 0.3 orë në ditë krahasur me vitin 2022.

Lexo edhe:

KLSH zbulon probleme te Enti i Banesave: Shqetësuese mënyra si menaxhohen kontratat me ndërtuesit

Pritshmëritë e turizmit, një tjetër vit mes pasigurish

Ndërsa “mbulimi i furnizimit me ujë në shkallë kombëtare për vitin 2023 është në nivelin e 76.2% nga 78% që ishte në vitin 2022, pra ka pësuar një rënie me rreth 1.8%,” thotë raporti i Entit Rregullator të Ujit.

Rënia e këtij treguesi, thuhet në raport, ka ardhur nga rënia popullsisë në zonat që administrohen nga shoqëritë e ujësjellësëve me 58,098 banorë, “ndërkohë që popullsia e shërbyer me ujë ka pësuar një rënie me 127,055 banorë”.

Ndërkohë qytetet bregdetare kanë normat më të larta të humbjes së ujit ku mbi 70% e sasive të ujit që hidhet në rrjet nuk arkëton të ardhura, një shifër tejet e lartë kjo krahasur me qytetet e tjera dhe që flet për situatën kritike të menaxhimit.

Vlora shënon humbjet më të mëdha të ujit në rrjet pa u paguar me rreth 79,4 % të sasisë totale të ujit , pasuar nga Durrësi ku 71,4% e ujit nuk arkëton të ardhura, Lezha me 70,8% të ujit , Saranda me 70,6% dhe vetëm Himara ka treguesit disi më të ulët me 47,9 % të ujit që nuk paguhet.

Në shkallë kombëtare vlerësohet se shoqëritë e ujësjellësëve tërhoqën nga natyra për të dërguar në rrjetin e konsumatorëve rreth 307 milionë metra kub ujë, por 64% e sasisë së ujit humbi në rrjet si pasojë e mungesës së matësave dhe problemeve të menaxhimit dhe vetëm pjesa tjetër u pagua nga përdoruesit.

Situata me kanalizimet në qytetet bregdetare është edhe më rënduar. Në Durrës sipas raportit mbulohet vetëm 51,7% e territorit me kanalizime, në Vlorë 72.4%, në Lezhë 45,6%, në Himarë vetëm 20%, ndërsa në Sarandë 46,4%.

Sipas raportit “në shkallë kombëtare mbulimi me kanalizime është në nivelin e 55% dhe vijon të ketë një prirje rritjeje edhe për vitin 2023 me një përmirësim të vogël me 0.8% krahasuar me vitin 2022”.

Në sektor, thuhet në raport, janë ende rreth 33 mijë klientë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura nëpërmjet gropave septike kundrejt 708 mijë klientëve që shërbehen nga shoqëria me kanalizime.

Disa nga ujësjellësit e qyteteve bredgetare kanë kërkuar rritje tarifash të ujit për konsumatorët që në disa raste edhe janë miratuar nga Enti Kombëtar i Ujit, por sektori sipas analistëve të ekonomisë ka shënuar përmirësime dhe shoqëritë e ujësjellësve kanë qenë shpesh në qendër të kritikave të forta për menaxhimin dhe shpërdorimet financiare.

Problemet e sektorit të ujit janë një sfidë edhe për turizmin shqiptar i cili po shënon rritje të turistëve në qytetet bregdetare e cila shoqërohet me probleme me shërbimet, përfshirë edhe ato më jetike, sikundër është furnizimi me ujë, apo sigurimi i rrjeteve të kanalizimeve të ujrave të ndotura./VOA

Etiketa: kanalizimetproblemeqytetet bregdetareSezoni turistikujin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH zbulon probleme te Enti i Banesave: Shqetësuese mënyra si menaxhohen kontratat me ndërtuesit

19:08 : 17/04/2026
AKTUALITET

Pritshmëritë e turizmit, një tjetër vit mes pasigurish

08:31 : 14/03/2026
AKTUALITET

Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe në Paskuqan, banorët: Po rrezikohet shëndeti ynë

16:03 : 28/11/2025
BOTA

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

19:09 : 10/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

13:42 : 20/09/2025
Para

"Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta"/ Berisha: Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom