• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta”/ Berisha: Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies?

21:06 : 06/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj?” Kjo është pyetaj retorike që kreu i PD-së, Sali Berisha u drejtoi protestuesve gjatë fjalimit të sotëm nga dritarja e banesës së tij.

Në lidhje me qëndrimet që mbajtën sot kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Berisha u shpreh se kjo dëshmoi edhe një herë se ata janë hajdutë të pandarë. Sipas liderit demokrat, Veliaj doli me një pafytyrësi ekstreme dhe filloi të bëjë avokatinë e drejtorëve hajdutë duke i paraqitur si heronjtë e Tiranës.

Berisha shtoi më tej se njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet për arratisjen e zëvendësit të tij, Arben Ahmetajt. Sipas kreut të PD_së, brenda një kohe rekord, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

Berisha deklaroi se Edi Rama ishte 100% dakord me Veliajn, pasi kryebashkiaku e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj të inceneratorit.

Sali Berisha: Vetëm beteja pa kthim, se vetëm mosbindja civile do mund të shpëtojnë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Dy ditë më parë, ju nisët një betejë tek Bashkia e Tiranës, e iniciuar nga Aleanca për Teatrin. Me këtë betejë ju sensibilizuat shqiptarët për modelin më të pashembullt të vjedhjeve që ka instaluar në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Të vjedhjes jo më me përqindje, por të vjedhjes 100 përqind të fondeve të prokurimeve publike. Të vjedhjes së këtyre fondeve nga drejtorët hajdutë dhe kryehajduti i tyre, Erion Veliaj. Ky akt është i paregjistruar përveçse në rastin e zhdukjes të 130 milionë eurove po në Bashkinë e Tiranës, po në djegësin e Tiranës, pa u investuar asnjë qindarkë. Zhvillimet e këtyre dy ditëve dëshmojnë se sa e fuqishme, sa e pazgjidhshme është aleanca e krimit e këtyre pushtetarëve. Dhe se ajo ka vetëm një zgjidhje: betejën tuaj, fitoren tonë! Sot ju keni dëgjuar aq sa nuk keni dëgjuar ndonjëherë në 32 vite në një ditë. Sot, kryebastardi dhe kryehajduti i Tiranës u tha qytetarëve se pronarët, punonjësit, drejtorët e tij të bashkisë, të cilët me kompaninë 5D, vodhën 100 përqind të prokurimeve, janë heronjtë e zinj të qytetit. Po ai doli para jush në një pafytyrësi ekstreme dhe filloi të bëjë avokatinë e tyre. T’i paraqesë ata si heronjtë e kryeqytetit, transformatorët e mëdhenj. Individë pa moral, që nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveçse vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Lexo edhe:

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme. Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur. Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam. Guxo po deshe të matemi. Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë! Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im. E paimagjinueshme! Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn. A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve? Nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë.

Jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj. Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte. Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve. Pra, të dashur miq ju patë një pengmarrje absolute, reciproke. A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj? Ç’na mbetet ne? Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies? Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë. Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë. Këto zhvillime të sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj, mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë.

Etiketa: 5DaferadrejtoretEdi RamaErion VeliajkorrupsioniqendrimetSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
Para

A do ta zëvendësojë Italia Gjermaninë si fuqi ekonomike?

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com