• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do e bëjmë fshatin si qytet”/ Si reklamonte Veliaj tendera miliona euro që i dha “5D”

10:48 : 02/04/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në mes të Korrikut të vitit 2022, zyra e Shtypit e Bashkisë së Tiranës shpërndau një kasetë të gatshme, ku shfaqej Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e shkollës “Dritas” në zonën e Zall-Herrit, të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Veliaj premtoi se shkollat e fshatit do të ishin njëlloj, në mos më të mira se të qytetit.

“Parimi është që edhe nxënësit e Zall-Herrit të kenë një shkollë me të njëjtën cilësi, standard dhe hapësira si çdo shkollë tjetër që po bëjmë në Tiranë. Shumë prej shkollave në ish Bllok nuk kanë as gjysmën e këtij standardi…”, deklaroi kryebashkiaku.

Lexo edhe:

Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado

Veliaj në gjykatë: Ols Dado nuk është prokuror, emërimi i tij bie ndesh me ligjin

Në foto: Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në shkollën “Dritas”, në Zall Herr

Sipas dokumentave që ka konsultuar “Boldnews.al” rezulton se shkolla “Dritas” ishte pjesë e programit të Rindërtimit. Tenderi për ngritjen e godinës së re, me fond mbi 1.5 milionë euro, u zhvillua nga Bashkia e Tiranës në maj 2021 dhe fitues u shpall një bashkim operatorësh, i drejtuar nga kompania “V.A.S Construction”, e njohur më pas me emrin “5D Konstruksion”.

Në foto: Tenderi për rindërtimin e shkollës “Dritas”

Më herët, e njëjta kompani, ishte pjesë e grupit ekonomik që fitoi një tjetër tender për Rindërtim shkolle në kryeqytet.

Në shtator 2020, “V.A.S Construction” fitoi kontratën me vlerë 2.5 milionë euro. Edhe për këtë investim, nuk mungoi reklamimi i Veliajt, gjithnjë nëpërmjet kasetave të gatshme.

Në foto: Veliaj duke përuruar shkollën “Hasan Vogli” në Tiranë

“Shkolla “Hasan Vogli” me gjasë do imponojë këtë estetikë dhe këtë kulturë në gjithë këtë komunitet. Unë mezi pres të marr aplikimet nga pallatet përreth…”, deklaroi Veliaj në ceremoninë e inagurimit, në Tetor të vitit 2022.

Kompania “V.A.S Construction” (“5D” shpk) është kontrolluar nga drejtorët e tij më të rëndësishëm, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, sipas hetimeve të zhvilluara së fundmi nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Në foto: Tenderi për shkollën “Hasan Vogli”

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur rolin e të paditurit.

Në një intervistë dhënë në “Opinion” rreth një vit më parë, Veliaj deklaroi se nuk ka asnjë dijeni që drejtorët e tij të jenë pjesë e ndonjë kompanie private që ka fituar tendera në bashkinë e Tiranës, duke iu përgjigjur me mohim akuzave publike që vinin për këtë fakt nga Partia Demokratike në opozitë.

Nëse merren të mirëqena deklarimet publike të Veliajt, duket se ai është i vetmi person në Bashkinë e Tiranës që nuk ka pasur informacion se “5D” shpk (e njohur më parë si “V.A.S Construction” apo “Igor Electric”) zotërohej nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Të dhënat e publikuara në media nga dosja hetimore e SPAK-ut dëshmojnë se një numër i konsiderueshëm personash, përfshirë zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës apo punonjës të thjeshtë të kompanisë “5D”, ishin në dijeni të pronarëve realë të shoqërisë, të cilët, sipas Prokurorisë së Posaçme dyshohet se janë Mariglen Qato dhe Redi Molla.

“Pazaret” për shkollën “Hasan Vogli”

Në një pasazh të dosjes hetimore, thuhet ndër të tjera:

Gjatë hetimeve paraprake, nga kontrolli i ushtruar në zyrën e shtetasit Nestor Muhametllari (pronari në letra i kompanisë “5D” shpk, shën.red), nga vëzhgimi i pajisjeve telefonike e kompjuterike të sekuestruara, ka rezultuar se në njësinë kompjuterike të sekuestruar këtij shtetasi është gjetur një foto e komunikimit me shtetasin Taulant Tusha (Drejtor në bashkinë e Tiranës, shën.red), në aplikacionin Whatsapp.

Në foto: Taulant Tusha, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Sharrës dhe aferën “5D” (ish-V.A.S Construction)

Sipas përmbajtjes së këtij komunikimi, shtetasi Taulant Tusha i ka dërguar një personi tjetër një folder, me emërtimin “Mangësitë.doc” dhe në komunikim përmendet emri “Hasan Vogli”.

Më tej, midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:

Bashkëbiseduesi: Kush e solli këtë?

Taulant Tusha: Dr ime. (drejtoria ime)

Bashkëbiseduesi: T’i plotësoj sot me urgjencë. Po ja çoj.

Taulant Tusha: Nuk e kuptoj pse nxitohen….Thuaj Nestorit, fol me Anjezën për projektin.

Bashkëbiseduesi: I kam thënë unë shpejt, shpejt….. Ok.

Taulant Tusha: Se Ilda qenka 1….

Bashkëbiseduesi: Direkt.

Sipas SPAK-ut, lidhur me bisedën e mësipërme, nga hetimet ka rezultuar se Bashkia Tirane ka realizuar procedurën e prokurimit me referencë nr.REF-67231-07-28-2020, me objekt “Rindërtimi i 8 (tetë) objekteve arsimore në Bashkinë Tiranë-Ndërtim i shkollës ‘Hasan Vogli”, e cila është zhvilluar në datên 10.08.2020 dhe lidhur kontrata në datën 30.09.2020.

Në datën 09.09.2021 është nënshkruar marrja e përkohshme e objektit në dorëzim. Të dhënat tregojnë se data e modifikimit të fundit të këtij imazhi është data 25.11.2020.

Po ashtu, rezulton se personat që përmenden në këtë bisedë janë shtetasi Nestor Muhametllari, ortak dhe administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si dhe shtetaset Anjeza Callpati dhe Ilda Qazimilari, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Punëve Publike pranë Bashkisë Tiranë.

Në foto: Mariglen Qato, ish-kryeinspektori ndërtimor në Bashkinë Tiranë, i dyshuar si një prej pronarëve faktikë të kompanisë “5D” shpk (ish-V.A.S Construction)

Komunikimi i mësipërm dëshmon faktin se shtetasi Taulant Tusha, i cili ka patur cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe cilësine e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka pasur komunikime me bashkëbiseduesin e mësipërm, i cili është një person që “urdhëron” dhe “udhëzon” shtetasin Nestor Muhametllari per mënyrën se si duhet të veprojë për punët e shoqërise “5D Konstruksion” sh.p.k. ku vete ai i fundit është administrator i shoqërisë.

Ky komunikim krijon dyshime se shtetasi Taulant Tusha ka pasur dijeni ne lidhje me pronarët e vërtetë të shoqërisë “5d Konstruksion” sh.p.k dhe njëherësh ka dijeni për faktin se shtetasi Nestor Muhametllari është vetëm i punësuar në këtë shoqëri dhe interesohet që ky i fundit të komunikojë me punonjës të drejtorisë së tij, me qëllim ndreqjen e mangësive në projektin me objekt “Ndërtim i shkollës “Hasan Vogli”.

Etiketa: 5 drejtorëtbashkia tiraneErion VeliajMariglen Qatorindertim shkolleshkolla “Dritas”Taulant Tushatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado

11:08 : 24/07/2026
AKTUALITET

Veliaj në gjykatë: Ols Dado nuk është prokuror, emërimi i tij bie ndesh me ligjin

09:45 : 24/07/2026
AKTUALITET

Gjyqi kundër Ols Dados, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

09:15 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026
AKTUALITET

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn

13:49 : 21/07/2026
Para

U nis me qeleshe dhe kallash në krah për të vrarë politikanët, dënohet me 6 vite burg Antonio Leka

TË GJITHA

KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut

14:43 : 25/07/2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

14:22 : 25/07/2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

14:06 : 25/07/2026

Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën

13:51 : 25/07/2026

Pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, kapet në Kavajë 26-vjeçari i kërkuar nga Italia

13:34 : 25/07/2026

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

13:19 : 25/07/2026

Thatësira zbulon një anije të mbytur prej vitit 1937 në lumin Danub

13:05 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş