• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri në QSUT/ PD: Fico u dorëhoq për të mbuluar vjedhjen e miliona eurove

14:24 : 27/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Koordinatori për Rajonin e Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje zjarrin që përfshiu urgjencën e QSUT pak kohë më parë.

Në një deklaratë për mediat, Balliu shprehet se me zjarrin e rënë në Urgjencën e QSUT kanë fshehur vjedhjen e miliona eurove. Ai u shpreh se Albana Fico dha dorëheqjensi drejtoreshë e QSUT, për të mbuluar skandalet në shëndetësi.

“Zjarri që dogji Urgjencën e QSUT para disa javësh është vetëm maja e ajsbergut në hajdutërinë, nepotizmin dhe paturpësinë që ka mbuluar sistemin e shëndetësisë, që u trumbetua falas dhe që po u kushton shqiptarëve në xhep dhe në jetë. Dorëheqja apo shkarkimi i Albana Ficos si drejtoreshë e QSUT, për të mbuluar skandalet në shëndetësi, më të fundit prej tyre djegien e Urgjencës së qendrës më të madhe spitalore në vend është vetëm alibi. Drejtorët klepto-shëtitës të Rilindjes, si Fico me shoqe e shokë, janë jo vetëm të korruptuar por edhe pasqyrë e faktit se në qeverinë e Ramës duhet të kesh mbiemrin dhe lidhjet e duhura.

Albana Fico, që i nxori tymin e zi QSUT, është motra e Delina Ficos së East West Management, një filial i Fondacionit Soros të Alexit të Edit. Ajo është kunata e Bledi Çuçit, ish ministrit tashmë kryetar i grupit parlamentar të PS pasi ka qenë më parë, kunata e Edi Ramës. Jemi pra, në një regjim kunatash e thjeshtrash. Çdo dorëheqje apo shkarkim, në traditën e Edi Ramës, është parapërgatitje për SPAK-un, por jo në rastin e Ficos së familjes. Ajo do të qarkullojë sa të bëhen vjedhje të reja në QSUT, për të mbuluar të vjetrat e saj. Më pas do të emërohet në një ndonjë drejtori tjetër”,- shprehet Balliu.

Gjithashtu Balliu atakoi edhe SPAK që sipas tij po heton vetëm për ‘shpërdorim detyre’.

Lexo edhe:

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

“Fico dhe Manastirliu janë përgjegjësit kryesorë të vdekjeve nga Covidi. Me zjarrin e rënë në Urgjencën e QSUT, në spitalin e sapondërtuar ato kanë fshehur vjedhjen e miliona eurove. Ndërkohë asnjë përgjegjës për zjarrin, asnjë përgjegjësi për miliona eurot e humbur në të, apo miliona të tjerë në tendera apo koncesione. Ndërrimi i drejtorëve për të mbuluar skandalin është si të shërosh tumorin me aspirinë. Dhe e tillë është shëndetësia e Rilindjes sot, një tumor malinj. Alarmi i Partisë Demokratike prej vitesh për gjendjen e këtij sektori jetik është ndeshur me një akuzë të vetme për “shpërdorim detyre” nga SPAK.

Sipas prokurorëve, batërdia në Shëndetësi është shkujdesje, shpërdorim detyre, jo vjedhje, jo korrupsion, jo program i qartë dhe djallëzor i zhvatjes së taksapaguesve. Fakti që i ndërrojnë drejtoreshat si të ishin makina zjarrfikëse, nuk zgjidh asgjë por fsheh problemin. Fakti që superkunata zëvendësohet me një tjetër, dëshmon pandjeshmëri dhe arrogancë. Kjo ndodh kur vidhen zgjedhjet me narko-euro dhe patronazhistë. Çdo vendim merret pa frikën e reagimit qytetar. Edi Rama duhet ndalur duke mos e lejuar të mbikqyrë zgjedhje sepse do t’i vjedhë. Për këtë ka vetëm një zgjidhje: qeveri teknike, zgjedhje të lira”,- përfundon Balliu.

 

Etiketa: Klevis BalliuPDqsutvjedjhezjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

20:19 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

11:31 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
Para

Dhuna në Pallatin Mbretëror, merret vendimi për Elia Zaharinë dhe Princ Lekën

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com