• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Frank Schwabe: Kosova i ka plotësuar kushtet për KiE

Në prag të prezantimit të raportit për Kosovën, në intervistë me Deutsche Welle-n flet Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman.

14:07 : 26/03/2024
në RAJONI

Në prag të prezantimit të raportit faktmbledhës ( 27.03.24) Dora Bakojanis, raportuese e Këshillit të Evropës (KiE) për Kosovën, në Komisionin e Çështjeve Politike, deputeti gjerman socialdemokrat Frank Schwabe është optimist. Në një intervistë me Deutsche Welle-n ai flet për shansin historik të anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Zoti Schwabe, ju jeni një përkrahës proaktiv i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Pse?

Frank Schwabe: Unë jam një nga ata që dëshirojnë që Kosova të bëhet anëtare tani, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA, si do të ndryshojë situata politike. Pra, Kosova është dukshëm më përpara në aspektin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit sesa disa shtete të tjera që tani janë anëtarë të Këshillit të Evropës. Në këtë aspekt, do të thoja se Kosova në thelb i plotëson këto kushte. Por me vendimin që do të marrim do të ketë një listë të tërë, disa faqe, të obligimeve që Kosova duhet t’i përmbushë dhe t’i marrë.

Kosova tashmë ka bërë kompromis me Manastirin e Deçanit. A po shtohen tani kushte të tjera që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë?

Lexo edhe:

BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës, Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik

Tragjike në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Frank Schwabe: Ne jemi Këshilli i Evropës dhe jo Bashkimi Evropian, që do të thotë se ne nuk simulojmë negociatat. Për shembull, Serbia nuk është as në tavolinë kur flasim për marrëdhëniet e Këshillit të Evropës me Kosovën. Ka gjëra që Kosova duhet t’i bëjë gjithsesi, pavarësisht marrëdhënieve me Serbinë. Çështja e Manastirit të Deçanit ishte një prej tyre: Ishte një manastir ortodoks serb, por ishte një çështje e brendshme e Kosovës. Ishte e rëndësishme të zgjidhej kjo. Kishte një vendim gjykate në Kosovë, i cili nuk zbatohej. U zgjidh me rastin e këtij anëtarësimi të mundshëm. Nëse ky sjell një dinamizëm më të madh në procesin e negociatave ndërmjet BE-së, SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë, atëherë do ta mirëprisja shumë këtë. Shpresoj që të gjithë duhet të punojnë në mënyrë konstruktive për këtë, sepse ka një shans historik për zgjidhje.

A jeni optimist se mund të ketë sukses?

Frank Schwabe:Unë po angazhohem që të ketë një shumicë prej dy të tretash, si në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe besoj se do t’ia dalim. Kjo është detyria im e drejtpërdrejtë sepse unë jam kryetar i delegacionit gjerman por edhe i gruipit më të madh parlamentar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Unë shpresoj që në më pas kjo shumicë prej dy të tretash të arrihet në nivelin e Komitetit të Ministrave të Jashtëm të 46 shteteve, që do të mblidhet në maj.  Por konstatoj se ka shtete që duan ta kombinojnë të gjithë situatën me negociatat që po zhvillohen në nivel të BE-së dhe me SHBA-në dhe Serbinë. Unë jam nga ata që mendoj se duhet të shikojmë vetëm situatën në Kosovë. Dhe kushtet për anëtarësim tani janë plotësuar. Jam shumë i sigurt se do të arrijmë një shumicë prej dy të tretash në nivel parlamentar dhe shpresoj që këtë do ta marrim edhe në nivel qeverie.

Serbia po e pengon Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe madje po kërcënon të tërhiqet nga kjo organizatë. Si e komentoni ju kete?

Frank Schwabe:E vetmja gjë që mund të them është se është në interesin e Serbisë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Pse? Sepse nëse një shtet është anëtar i Këshillit të Evropës, aty automatikisht përfshihet mbrojtja e të drejtave të pakicave. Dhe nëse zoti Vuçiq sheh kërcënime në Kosovë, sigurisht që duhet të flasim për këtë, çfarë të drejtash kanë pakicat serbe në Kosovë? Atëherë ai duhet të ketë shumë interes që ata të bëhen anëtarë të Këshillit të Evropës, sepse në një proces monitorimi çështja e pakicave kombëtare do të luajë menjëherë një rol të madh: Për shembull, në çështjen e zgjedhjeve. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet, duke përfshirë edhe nivelin lokal. Dhe besoj se në fund kjo është edhe në interes të Serbisë. Prandaj ne të gjithë duhet të jemi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në mënyrë që të kemi mundësi të kemi ndikim atje.

*Frank Schwabe është deputet socialdemokrat në Parlamentin Gjerman (Bundestag). Ai është  ndër të tjera kryetar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar partiak më të madh në të.

Etiketa: KiEkosove

Lajme të lidhura

BOTA

BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës, Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik

17:51 : 22/05/2025
RAJONI

Tragjike në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

09:49 : 22/05/2025
RAJONI

Kryediplomatja europiane: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

09:31 : 22/05/2025
RAJONI

Vijon ngërçi! As përpjekja e 19-të nuk e zhbllokon Kuvendin e Kosovës

12:19 : 21/05/2025
RAJONI

Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:29 : 21/05/2025
AKTUALITET

“Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO

13:00 : 20/05/2025
Para

Seanca në KPK, prokurori Milan Laskaj jep shpjegime për blerjen e një apartamenti

TË GJITHA

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025

Horoskopi, e premte, 23 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 22/05/2025

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22:59 : 22/05/2025

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

22:51 : 22/05/2025

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025

150 milionë euro janë gati! Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

22:48 : 22/05/2025

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com