• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gabimi “strategjik” i Jorgo Goros, nuk u largua nga detyra “me të butë”

19:06 : 23/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, u arrestua pasditen e kësaj të shtune (23 mars 2024).

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk janë dhënë ende detaje për prangosjen e tij, por besohet se masa është vendosur në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria e Posaçme-SPAK-, për procedurat e dhënies e një prone në Dhërmi, ku po zhvillon projektin turistik “investitori strategjik”, Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka.

Goro u kallëzua penalisht disa muaj më parë nga Fredi Beleri, kandidati fitues i Bashkisë së Himarës, por që nuk po e shijon mandatin, pasi është arrestuar, nën akuzën e “blerjes së votave”.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Arrestimi i Jorgo Goros nuk është aspak surprizë. Ai është një ndër bashkiakët e shumtë të Rilindjes së Edi Ramës që është akuzuar publikisht për abuzimin me detyrën. Por, deri më tani, nën prangat e SPAK-ut kanë rënë disa kryebashkiakë periferikë ose, më saktësisht, ata që nuk i prishin punë imazhit të kryesocialistit Edi Rama.

Jorgo Goro ishte një prej atyre që e kishte humbur prej kohësh besimin e Ramës.

Në 21 Dhjetor 2023, duke iu referuar arrestimit të Fredi Belerit dhe vendimit të gjykatës së posaçme që nuk e lejoi atë të kryente betimin si kryebashkiak e të konsiderohej si kryetar formal, kryeministri Edi Rama deklaroi ndër të tjera në rrjete sociale:

“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç,” shkroi Rama.

Kjo deklaratë e Ramës u lexua si një “shkarkim de fakto” nga detyra e Jorgo Goros, i cili po qëndron në zyrë, megjithëse doli humbës në zgjedhjet lokale të majit 2023

Një ditë më pas, në 22 dhjetor 2023, Jorgo Goro u shpreh shkurt për deklaratat e Ramës:

“E kuptueshme, do ketë zhvillime për të zgjidhur ngërçin”, tha ai.

Por, Jorgo Goro, gjithësesi, nuk u largua nga detyra. Ai qëndroi deri këtë fundjavë, kur u detyrua të largohet nga zyra me pranga në duar.

Ai zgjodhi të mos largohej “me të butë” nga drejtimi i Bashkisë së Himarës, megjithëse sinjalet se Edi Rama nuk e shihte më si bashkëpunëtor i kishte marrë shumë më herët.

Në Tetor të vitit 2021, Rama i dha një goditje të fortë publikisht Jorgo Goros:

“Kemi bregdetin, që është bërë problem i madh dhe do të jetë problem gjithmonë e më i madh sepse rriten numri i turistëve. Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut”.

Goro u përgjigje në mënyrë të përulur, kur u pyet nga mediat për “sulmin” e Ramës:

“Ia vlen (kritika). Do përmirësohemi!”, u shpreh ai.

Megjithatë, përtej këtyre kritikave, duket se diçka ndryshoi ose dikush ndërhyri tek Rama, që ky i fundit të zbuste tonet publike dhe ta rikandidonte Jorgo Goron për një mandat të ri në krye të Bashkisë së Himarës.

Ky rikandidim u krye në një kohë kur kryesocialisti kishte marrë raporte të sigurta nga strukturat socialiste në Himarë se Jorgo Goro kishte humbur besimin e qytetarëve dhe bashkia mund t’i shkonte opozitës, me kandidat Fredi Belerin.

Në këtë situatë të ngarkuar politike dhe kur Rama nuk preferonte në asnjë mënyrë të humbiste kontrollin politik mbi Himarën e, rrjedhimisht, mbi pronat për strategjitikët e tij të preferuar, kryesocialisti mori vetë në dorë frenat e fushatës elektorale në atë zonë.

Por, në pamundësi fizike për shkak të kohës së limituar, Rama nuk e ndërmori inkursionin e tij elektoral në terren, në Himarë, por përdori çdo kanal të mundshëm komunikimi mediatik e në rrjete sociale, për të goditur kandidatin opozitar, Fredi Beleri.

Sulmet e Ramës dhanë efekt tek vartësit e tij në Policinë e Shtetit. Tre ditë para zgjedhjeve, u “sajua” një allishverish me blerje votash dhe u prangos kandidati opozitar, Beleri.

Arrestimi i tij u shoqërua, fillimisht me paqartësi juridike, pasi Beleri edhe nga burgu rezultoi fitues përballë Jorgo Goros.

Por, arrestimi i Belerit më tej u shndërrua në një incident të rëndë diplomatik mes Shqipërisë dhe Greqisë, me këtë të fundit që e konsideron prangosjen e kryebashkiakut fitues të Himarës si një goditje shtetërore për shkak të etnisë së tij greke.

Rama ka refuzuar, deri më tani, të ndikojë në lirimin e Fredi Belerit, duke u mbështetur në tezën se ai nuk ka ndikim tek drejtësia. Megjithatë, për palën greke, Rama është frymëzuesi dhe urdhëruesi i arrestimit të Fredi Belerit.

Në mes të këtij debati ndër-qeveritar që vijon prej muajsh, qëndronte Jorgo Goro, i cili edhe humbës, edhe pa mbështetjen e Ramës, edhe sërish qëndronte i patundur në zyrën e kryebashkiakut të Himarës.

Ky ishte gabimi “strategjik” i Jorgo Goros, i cili tashmë duhet të jetojë për disa kohë me prangat e SPAK-ut në duar, kur mund të kishte ikur qetësisht dhe shkeljet penale, ndoshta, nuk do të ishin “parë”.

Etiketa: arrestimArtan GaciBashkia Himareinvestitori strategjikjorgo goroolta xhackaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
Para

Lezhë, bie aksidentalisht nga tarraca e një ndërtese 21-vjeçari

TË GJITHA

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom