• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi/ Evis Berberi i dha 2 milion euro tendera “ortakut” të tij, Valter Begaj

11:16 : 14/03/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi u arrestua mbrëmjen e së Mërkurës, sapo doli nga zyra e tij. Ai dyshohet nga SPAK-u për kryerjen e veprave penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në qendër të hetimit penal është një raport i dyshimtë mes tij dhe kompanisë “DAAM”, ku ai ka qenë aksioner para se të emërohej në administratën e lartë shtetërore, fillimisht si Këshilltar i Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deri së fundmi, në krye të ARRSH-së.

Ka dyshime të forta se Berberi ka kryer shitje fiktive të kompanisë dhe vijonte ta kontrollonte në mënyrë “jo-zyrtare”.

Dokumentat tregojnë se Berberi i ka “shitur” kompaninë ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj. Administrator në këtë kompani aktualisht është Ervis Lami.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

Raportohet se edhe këta dy persona, Begaj e Lami, janë arrestuar së fundmi, së bashku me Evis Berberin.

Ortaku i hershëm i Berberit, Valter Begaj, rezulton pronar me 100 përqind të aksioneve edhe në të paktën një kompani tjetër, “Net Group”, e cila ka fituar disa tendera nga Autoriteti Rrugor Shqiptar nën drejtimin e Evis Berberit.

“Boldnews.al” ka identifikuar disa procedura tenderuese të suksesshme për kompaninë e Valter Begajt.

– Në shtator 2021, “Net Group”, në bashkëpunim edhe me “Arabel Studio”, u shpallën fitues të tenderit të zhvilluar nga ARRSH e Evis Berberit me objekt: “Supervizion Punimesh Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fondin limit 16.536.238 lekë të reja.

Në foto: “Net Group” fitoi tenderin e ARRSH për supervizim punimesh të Unazës së Jashtme, Tiranë

– Në qershor të vitit 2022, “Net Group” ishte pjesë e fituesit të tenderit të zhvilluar nga ARRSH e Evis Berberit, me objekt “Supervizion për Mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore të shtuara me VKM nr.600, date 13.10.2021”, me fond limit 46.020.859 lekë të reja.

Në foto: “Net Group” ishte pjesë e fituesve të tenderit të ARRSH për “supervizim mirëmbajtje segmentesh rrugore”

– Po në qershor 2022, Evis Berberi dhe ARRSH shpallin fitues kompaninë “Net Group” të Valter Begaj në procedurën tenderuese “Kontrata B “Supervizion Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”, me fond limit 184.492.500 lekë të reja.

Në foto: “Net Group” fitoi tenderin e ARRSH-së për “supervizim mirëmbajtje rrugësh”

Në foto: “Net Group” fitoi tenderin e ARRSH-së për “supervizim mirëmbajtje rrugësh”

– Në mars të vitit 2022, “Net Group” është pjesë e fituesve të një procedure tenderuese të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës, por që zbatohej dhe mbikqyrej nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit.

Në foto: “Net Group”, pjesë e fituesve për mbikqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë

Procedura kishte për objekt “Mbikëqyrës punimesh në objektin “Ndërtimin e Tunelit të

Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8”, dhe fond limit 196.240.667 lekë të reja.

Etiketa: 2 milion euroarrshbelinda ballukuDAAMEvis BerberikompanitenderValter Begaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

21:39 : 13/11/2025
AKTUALITET

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbrohet hapur”/ Bardhi: Ja dallimi mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar

15:39 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

15:23 : 13/11/2025
AKTUALITET

U përurua para dy muajsh nga Balluku, nis të degradojë rruga Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln euro

10:03 : 13/11/2025
AKTUALITET

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

09:01 : 13/11/2025
Para

A e pëlqen familja e saj Romeon? E zbulon miku i Heidit

TË GJITHA

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14:50 : 14/11/2025

U tha se ndërroi jetë pas vdekjes së djalit në Greqi, familja e Sulo Halilit e mohon: Nëna është gjallë

14:40 : 14/11/2025

Etjen Xhafaj kthen Postën Shqiptare në filial të Iute Credit, promovon kreditë me interesa 300%

14:35 : 14/11/2025

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

14:26 : 14/11/2025

I dënuar me 2 vite burg për një aksident me vdekje, arrestohet i riu në kërkim

14:25 : 14/11/2025

EMRAT/ Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë, 25 në pranga 13 në kërkim, çfarë u sekuestrua

14:12 : 14/11/2025

“Nuk kam marrë njoftim për 21 janarin”/ SPAK reagon pas deklaratës së Berishës: Janë refuzuar dy fletëthirrje!

14:07 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com