• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderët/ Qeveria lidhi 1 miliard euro kontrata gjatë vitit 2023

11:31 : 13/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Vitin e shkuar institucionet publike në vend nënshkruar kontrata me vlerën totale të 111.7 miliardë lekëve apo mbi 1 miliard euro.

Agjencia e Prokurimit Publik në analizën vjetore të vitit 2023 nënvizon se kjo shumë përkon me një numër prej 4007 kontratash të cilat kishin një fond limit prej 125 miliardë lekë. Finalizimi i garës për këto procedura ka bërë që fondi i fituar ndaj atij limit të jetë sa 84.9 për qind. Një shifër kjo dukshëm më e ulët në raport me vitet e tjera kur ka qenë mbi 90 për qind(konkretisht në vitin 2022 kjo shifër ishte 91.6 për qind.

“Sa i takon kursimit, gjatë vitit 2023, konstatohet fakti se vlera totale e kursyer e procedurave të fituara ndaj fondit total limit shprehur në përqindje është 15% dhe krahasuar me vitin e kaluar kjo vlerë është domethënëse më e lartë se në vitin 2022 (ku kjo vlerë ishte 8.4%) gjë që tregon rritje të efektivitetit në përdorimin e fondeve publike” vlerëson APP në raport.

I njëjti dokument vlerëson se edhe numri i procedurave me negocim pa shpallje paraprake ka pasur një peshë të ulët në totalin e fondit të prokuruar dhe të fituar.

“Krahasuar me numrin total tё procedurave tё përfunduar me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 2.9% tё tyre. Nё çdo rast, sikundër rezulton nga tё dhënat e analizuara, fondi i fituar pёr procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (2.3 miliardë lekë) është shumë më i ulët, krahasuar me fondin e fituar të procedurave të përfunduara me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël +negocim pa shpallje) (114 miliardë lekë) duke zёnё vetëm 2% tё fondit total tё fituar të procedurave tё përfunduara me fitues” thuhet në raport.

Lexo edhe:

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

Në total në sistemin e APP gjatë vitit 2023 janë publikuar 5250 procedura me një fond limit prej 134 miliardë lekë. Të paktën 1369 procedura janë anuluar përgjatë vitit të shkuar çka ka bërë që numri i procedurave për të cilën është finalizuar gara të jetë më i ulët. Kjo do të thotë se më pak se 1 në katër procedura prokurimi të hapura në sistem është anuluar.

Sipas APP nga analizimi i të dhënave për periudhën Janar – Dhjetor 2023 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të shpallura e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 2,785 procedura të shpallura në total ose 53% të procedurave të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,528 procedurave të shpallura në total ose 29% dhe të punëve publike 937 procedura të shpallura në total ose 18%./Monitor

Etiketa: 1 miliard euro2023kontrataqeveriatenderëvitit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026
BOTA

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

12:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:02 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Nga lajmi te lajmësi”/ Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:51 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

08:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Një rrogë nuk mjafton/ Shpenzimet në Tiranë sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

08:06 : 23/06/2026
Para

Drejt plaçkës së fundit!

TË GJITHA

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:03 : 24/06/2026

Protestat/ Rudina Hajdari: Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim

20:57 : 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

20:50 : 24/06/2026

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet