• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur media të bën për një lekë!

21:58 : 06/03/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Grindja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është përshkallëzuar deri në konfrontim duke nxjerrë në pah anën më të errët të një mosmarrëveshje martesore, tashmë në proces divorci.

Një video që është bërë virale shfaq një gjendje emocionale të ngarkuar të Elias (në dhimbje nuk ka klas) dhe akuza të saj për dhunë fizike dhe verbale të Princit, duke “shkruar” kështu publikisht një tjetër kapitull të trishtë në jetën e çiftit të ri.

Pamjet shfaqin Elia-n duke akuzuar Princ Lekën për sulm ndaj babait të saj. Transmetimi publik i videos ka sjellë një lumë reagimesh në rrjetet sociale, të mbushur kryesisht me meme, shaka, dhe tituj që dukshëm synojnë vetem klikimet. Ndërkohë që rrjetet sociale gjejnë argëtim në një dramë personale, pakkush mendon për individët e përfshirë e veçanërisht për fëmijën 3 vjeç të çiftit.

Çifti, që deri dje simbolizonte një bashkim modern në kontekstin e historisë së shkurtër të monarkisë së Shqipërisë, tani gjendet në qendër të një cikloni mediatik që banalizon dhimbjen e tyre për gallatë dhe vëmendje. As Ai dhe as Ajo nuk kanë qenë personazhe skandalesh, por persona publik që kanë harruar që media servir në pjate anën e errët të atyre që mbase iu është shembur bota nën këmbë!

Lexo edhe:

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

Si shoqëri ne ende nuk e kemi përqafuar “divorcin e shëndetshëm”. Rrallë dëgjon për divorc të “lehtë”, dhe divorci bëhet edhe më i traumatik kur drama luhet në syrin publikut.

Barra emocionale e personave të përfshirë, përfshi edhe vajzën e vogël vjen duke u rënduar. Kush ka ndjekur historitë e shkuara dhe bashkkohore të familjes mbretërore britanike e ka të qartë se para se të flasësh për princër e princesha ke të bësh me jetë njerëzore, me po të njëjtat drama, emocione dhe ndjesi si çdokush tjetër. Asgjë e re në këtë botë.

Por natyra e rrjeteve sociale nuk ka në qendër të vëmendjes empatinë dhe njerëzoren, por “biznesin e vëmendjes” dhe spektaklin. Saga që po kalon L. Z dhe E. Z ngre pyetje për kufijtë e konsumit publik të jetëve private dhe rolin e rrjeteve sociale në tragjeditë personale. Ndërsa rrjetet sociale afrojnë vizibilitet dhe ndonjëherë edhe mbështetje, rreziku që edhe dramat t’i trajtojë si komedi mbetet gjithnjë aktual.

Historia që po kalon Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, përtej memeve dhe videove virale, është një kujtesë e zymtë për kostot personale të personave që bëjnë jetë publike. Çdo media kudo në Lindje dhe Perëndim do ta publikonte videon. Ngjarja është publike, çështja ka shkuar në polici dhe gjykatë. Ka interes publik, që në raste si ky, “përkthehet”, në “interesant për publikun”.

Etiketa: dhunadivorciElia Zaharialutfi dervishimediaprinc lekasherrivideo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
SHOW BIZ

Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

18:49 : 22/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

21:14 : 13/10/2025
AKTUALITET

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

15:27 : 13/10/2025
Para

Kreu i republikanëve në Senat, McConnell mbështet kandidatin presidencial Donald Trump

TË GJITHA

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025

Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari për mos shkuar të hënën në SPAK!

21:12 : 26/10/2025

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com