• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shtëpia e Bardhë rrit shpresat për arritjen e një armëpushimi 6-javor në Gazë

18:14 : 05/03/2024
në BOTA

Përfaqësuesit e Hamasit do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kajro edhe për një ditë me kërkesë të ndërmjetësuesve, ndërsa vazhdojnë pa ndonjë përparim bisedimet për armëpushim, tha të martën një zyrtar i grupit militant.

Bisedimet në kryeqytetin e Egjiptit shihen si mundësia e fundit për arritjen e armëpushimit të parë të zgjatur në luftën Izrael-Hamas, para fillimit të muajit të Ramazit.

Një ditë më parë Nënpresidentja amerikane ripërsëriti thirrjen e saj për një armëpushim “të menjëhershëm” gjashtë-javor në Gazë, ndërsa u takua me një anëtar të lartë të kabinetit izraelit të luftës.

Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, analistë dhe protestues shprehen skeptikë mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje brenda këtyre ditëve.

Lexo edhe:

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kreu i Mossad vizitë në SHBA, kërkon ndihmë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Armëpushimi i kërkuar nga palestinezët prej muajsh, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet në Gazë, mund të arrihet së shpejti.

Gjatë fundjavës, Nënpresidentja Kamala Harris u bë zyrtarja e parë e administratës së Presidentit Biden që bëri thirrje publike që forcat izraelite dhe Hamasi të ulin armët në konfliktin që nisi pas sulmit të 7 tetorit të militanëve palestinezë kundër Izraelit.

“Duke pasur parasysh shkallën e lartë të vuajtjeve në Gazë, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm, për të paktën gjashtë javët e ardhshme, gjë që është hedhur në tryezë aktualisht”, tha zonja Harris.

Kjo marrëveshje vjen me kushte. Të hënën, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se Hamasi po vazhdon të shqyrtojë propozimin e Izraelit që përfshin lirimin e pengjeve. Administrata nuk dha hollësi të tjera mbi negociatat.

Por debati mbi fatin e Gazës është bërë shumë publik. Të hënën, ndërsa zonja Harris u takua me një anëtar të kabinetit izraelit të luftës, një grup i vogël protestuesish u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Armëpushim për gjashtë javë? Pastaj çfarë? Nuk është e drejtë. Armëpushimi është armëpushim. Armëpushim i plotë. Ndoshta ata duan të blejnë kohë për zgjedhjet? Është një lojë, të cilën nuk e besojmë“, thotë Mona Sadeq nga Shoqata Amerikano-Palestineze e Grave.

Analistët thonë se megjithëse qëndrimi i zonjës Harris mbi këtë çështje është i rëndësishëm, kërkesat e saj mund të shoqërohen me kushte.

“Është e rëndësishme të analizojmë se ku e mbështeti ajo këtë qëndrim, sepse administrata për një kohë të gjatë ka kërkuar armëpushim, por brenda kornizave të një marrëveshjeje specifike. Nëse thirrja e saj është përsëritje e kësaj, rëndësi ka vetëm fakti se kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i administratës shprehë saktë dhe në mënyrë të duhur ndjeshmërinë me viktimat në të dyja anët e konfliktit”, thotë Trita Parsi nga Instituti Quincy për Qeverisje të Përgjegjshme.

Një pyetje tjetër e shtruar nga vetë Shtëpia e Bardhë është nëse Hamasi, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, do ta pranojë marrëveshjen për të ndalur luftën, në të cilën janë vrarë dhjetëra mijëra civilë.

“Kërkesat e shprehura deri tani nga administrata e Presidentit Biden, përfshirë atë për lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të një armëpushimi gjashtë-javor, mendoj se janë pamundura të pranohen nga Hamasi, sepse ata po heqin dorë nga të gjitha mjetet që kanë në dorë për një ndërprejre të përkohshme të luftimeve dhe jo një zgjidhje të përhershme. Mendoj se do të jetë shumë e ndërlikuar”, thotë zoti Parsi.

Mbetet të shihet nëse luftimet do të ndërpriten në fillim të muajit të Ramazanit, apo do të ketë intensifikim të tyre./VOA

Etiketa: armepushimGaza

Lajme të lidhura

BOTA

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

09:32 : 19/07/2025
BOTA

Kreu i Mossad vizitë në SHBA, kërkon ndihmë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

21:48 : 18/07/2025
BOTA

Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë

08:10 : 16/07/2025
BOTA

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

18:37 : 15/07/2025
BOTA

Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15:42 : 15/07/2025
BOTA

Gjashtë fëmijë në Gaza humbin jetën nga një sulm ajror izraelit

15:44 : 13/07/2025
Para

Kush janë 3 shqiptarët që kërkohen me urgjencë nga policia në Angli (VIDEO)

TË GJITHA

FOTO/ Ky është Skifter Tagani që helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara

13:11 : 19/07/2025

Dyshohet për 13 vjedhje, arrestohet “hajduti i biçikletave” në Tiranë

12:56 : 19/07/2025

“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

12:49 : 19/07/2025

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë 

12:46 : 19/07/2025

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

12:37 : 19/07/2025

Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

12:19 : 19/07/2025

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com