• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekspertët: Kërcënimet e presidentit Putin nuk duhet të mbivlerësohen

Ekspertë gjermanë të politikës së jashtme kërkuan që të mos frikësohemi nga kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për një përshkallëzim bërthamor të luftës në Ukrainë.

08:22 : 01/03/2024
në BOTA

Kryetari i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme dhe deputeti social-demokrat, Michael Roth, u shpreh kundër mbivlerësimit të fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putin për gjendjen e kombit. “Ai përsërit akuzat dhe kërcënimet e tij të njohura ndaj Perëndimit”, tha kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, për Rrjetin redaksional të Gjermanisë (RND). “Ne nuk duhet t’i lejojmë vetes të na impresionojë kjo” – tha Roth.

Roth e quajti fjalimin e Putinit si një përpjekje për të motivuar popullin rus për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas dy javësh, në të cilat Putini do të kandidojë përsëri.

Përpjekje për të motivuar popullin rus

Putinit i duhet të bënte të njohura dhurata të gjithëllojshme zgjedhore, “sepse mungesa e alternativave nuk është ndonjë arsye e mirë për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Roth. Prandaj Putini premtoi se së shpejti do të ketë më shumë para për pensionistët, punonjësit e shtetit dhe veteranët.

Lexo edhe:

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Kryetari i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme dhe deputeti social-demokrat, Michael Roth,
Kryetari i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme dhe deputeti social-demokrat, Michael Roth,Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

“Regjimi i Putinit dëshiron absolutisht të shmangë që rezultatet e falsifikuara të zgjedhjeve të duken si shumë joreale,” tha politikani i SPD-së. Zgjedhjet në Rusi do të jenë “po aq të lira dhe demokratike sa edhe zgjedhjet në Bashkimin Sovjetik ose në ish-RDGJ”.

Deklarata të ngjashme bënë edhe politikanë të tjerë ekspertë të politikës së jashtme, nga CDU/CSU, të Gjelbrit dhe nga FDP.

Anton Hofreiter nga të Gjelbrit, tha se qëllimi i Putinit me kërcënimet e tij është të bëjë që shtetet perëndimore të ndalin mbështetjen për Ukrainën.

Kurse Marcus Faber nga FDP kërkoi më shumë municione për Ukrainën. Ai tha se beson se Rusia tashmë është ushtarakisht “me shpatulla pas murit ” dhe se “popullsia civile ruse i sheh gjithashtu arkivolet që po kthehen në Rusi dhe në fakt nuk e di pse u sulmua shteti fqinj i Ukrainës”.

Aludime dhe kërcënime

Gjatë fjalimit të tij Presidentit rus Vladimir Putin premtoi fonde për të ringjallur ekonominë dhe përshkroi planet për rigjallërimin e infrastrukturës së vendit gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Putini e filloi fjalimin e tij me një sërë referencash për pushtimin rus të Ukrainës, ose “operacionin special ushtarak”, siç e quan ai.

Ai gjithashtu aludoi për aneksimin e Krimesë nga Rusianë vitin 2014, duke vënë në dukje se ishte përvjetori i asaj që ai e quajti “Pranvera ruse”. Sipas Putinit, shumica e popullsisë ruse e mbështet aksionin ushtarak në Ukrainë.

Presidentit rus Vladimir Putin gjatë fjalimit për gjendjen e kombit
Presidentit rus Vladimir Putin gjatë fjalimit për gjendjen e kombitFotografi: Evgenia Novozhenina/REUTERS

Duke përmendur anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në kuadër të luftës në Ukrainë Putini dhe tha se Distrikti Ushtarak Perëndimor i Rusisë duhet të forcohet. Finlanda ka një kufi të gjatë tokësor me Rusinë.

Presidenti rus tha më tej në fjalën e tij se shtetet e NATO-s rrezikojnë një luftë bërthamore, nëse dërgojnë trupa në Ukrainë. Këtë deklaratë ai e bëri disa ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron e la të kuptohet këtë mundësi, duke nxitur disa liderë të tjerë perëndimorë të flasin kundër kësaj ideje./DW

Etiketa: BEluftePutinRusi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

08:16 : 26/06/2026
BOTA

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

11:42 : 25/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
BOTA

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026
BOTA

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026
Para

Irani mban zgjedhjet e para pas protestave masive

TË GJITHA

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026

Denoncimi/ ‘Smart City’, 140 mln dollarë pa garë dhe fryrje kostosh. A do shkojë në burg Qefalia?

11:28 : 26/06/2026

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:13 : 26/06/2026

Helmimi i kursantëve, AKU: Priten analizat, në Akademinë e Sigurisë nuk u konstatuan probleme higjieno-sanitare

11:07 : 26/06/2026

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026

U kap me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Bërzhitë

10:50 : 26/06/2026

Botërori 2026/ Zbulohen katër çiftet e para të fazës me eliminim direkt

10:29 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet