• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama merr 30 % për çdo leje ndërtimi, me “Ismailin” transporton drogë dhe eurot e vjedhura

19:22 : 22/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur nga dritarja e banesës së tij, në protestën e sotme, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar ligjit të miratuar, ku i hapet rrugë ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura, Berisha u shpreh se sot në Kuvend votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit.  Sipas tij, në çdo leje ndërtimi të firmosur, kryeministri Edi Rama merr 30 % të çdo kulle.

Berisha hodhi akuza ndaj Ramës dhe se sipas tij, kreu i qeverisë me avionin charter “Ismailin” transporton drogë dhe eurot e vjedhura.

Berisha: Miqtë e mi, në një vend ku nuk ka drejtësi, duhet prokurori publik, gjykatësi publik. Prokurori publik, sigurisht nuk ka fuqi t’i dërgojë kriminelët ku e kanë vendin. Por prokurori publik nga kjo tribunë, nga kjo platformë, ka të gjithë fuqinë morale për t’i varur ata në shtyllën e turpit të kombit shqiptar, në mënyrë figurative. Ka të gjithë forcën për t’u bërë atyre gjyqin moral. Për t’i bërë Edi Ramës, gjyqin që meriton. Njeriut, i cili ka pushtuar parlamentin me Lindën e tij. E përdor atë si një strofull të interesave të klaneve më kriminale. Sot në parlament nuk votuan deputetët. Sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit. Me kullat e drogës dhe korrupsionit dhe që fryjnë me qindra milionë euro kontot bankare të Edi Ramës. Sot u vendos që barbaria e tyre të vërshojë drejt trashëgimive tona qindra e mijëra vjeçare. Drejt parqeve tona. Po pse? Vetëm e vetëm se Edi Rama në çdo ndërtim, në çdo leje merr përqindjen e tij. Imagjinoni ju miq, a mund të imagjinoni ju miq një kryeministër në botë që firmos leje ndërtimi si për kullën 70-katëshe, edhe për ndërtesën dykatëshe të Karlo Bolinos. A ekziston kund në botë kjo? Ekziston vetëm aty ku gjithçka bëhet në funksion të xhepit të tij. Sepse prapa firmës së tij, siç flitet rëndom, qëndrojnë të paktën 30 përqind e ndërtimit. Në 10 kate, tre kate. Në 30 kate, 10 katet e Ramës. Kur bëhen 60, fut 20-katëshin në xhep. Por ai nuk lejon komisionet hetimore sepse ata do nxjerrin të gjitha këto në dritën e diellit.

Edi Rama me avionin e tij privat, rezulton se ka udhëtuar 3 gjer në 7 herë më shumë se çdo kryeministër në Europë, Azi, Afrikë dhe Oqeani. Çfarë janë këto udhëtime? Janë një pjesë për punë. Të tjerat janë udhëtime transporti. Gjerësisht thuhet se me ‘Ismailin’ e tij, se i ka vënë emrin e Ismail Qemalit ky hajdut që ka vetëm veten shok në histori, transportohen tonelata drogë. Transportohen tonelata euro të vjedhura. Transportohen tonelata narkoeuro. Ndaj dhe në 18 muaj, 140 udhëtime. Ndaj dhe emërohet Taulant Balla për të shkatërruar TIMS-in në mënyrë që të mos gjenden gjurmët e këtyre udhëtimeve. Por ja ku ia them këtu, se ai do hetohet për secilin prej këtij udhëtimi. Dhe miqtë e mi, ka një statistikë të tmerrshme. Thonë se nga Shqipëria niset valixhe diplomatike më shumë se nga 30 vende të marra së bashku. Kjo sepse valixhet diplomatike të Ismailit transportojnë drogë, krim, krim, drogë. Ndaj dhe gjyqi publik, prokurori publik është rruga e vetme për të damkosur këta hajdutë që vjedhin dhe fshehin me Skapin e tyre, me drejtësinë e tyre. Sonte jam këtu t’i them Edi Ramës se nuk ka forcë në botë që të shpëton nga drejtësia. Se krimi yt në Shqipëri dhe botë do ndëshkohet me forcën më të madhe të ligjit. Duke përfunduar, ju falënderoj me shumë, shumë mirënjohje. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë pa kthim, këtë betejë drejt fitores. Betejën për qeverinë teknike, betejën për qeverinë teknike, për zgjedhje pa Edi Ramën, për votën e lirë, për fitoren e opozitës. Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë opozita shqiptare. Rroftë flamuri ynë, flamuri i fitoreve!

Lexo edhe:

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

Operacion antidrogë në Torino, shqiptari dhe italiani kapen me 3,5 mln euro kokainë e hashash!

Etiketa: Berishadrogeeuroismailileje ndertimiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Operacion antidrogë në Torino, shqiptari dhe italiani kapen me 3,5 mln euro kokainë e hashash!

15:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve

15:17 : 08/06/2026
AKTUALITET

Shpërndante kokainë me doza, arrestohet 38-vjeçari në Fier!

14:23 : 08/06/2026
AKTUALITET

Kapet me 500 mijë euro drogë në kamion, arrestohet shqiptar në kufirin bullgar

11:27 : 08/06/2026
AKTUALITET

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në vendin e punës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

13:02 : 07/06/2026
Para

Man.United nuk i jep hapësirë, Christian Eriksen drejt rikthimit tek Ajax

TË GJITHA

Peticioni theu rekordin, Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

21:25 : 08/06/2026

Sytë nga diaspora, emigrantët mund të përcaktojnë fatin e kabinetit të ri në Kosovë

21:15 : 08/06/2026

300 pensionistë me muaj pritje për operacionet e syve të bllokuara nga mungesa e lenteve

21:10 : 08/06/2026

Protestuesit stampojnë në pankarta ironinë e Ramës ndaj blogerëve

21:00 : 08/06/2026

THYHET REKORDI! Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

20:52 : 08/06/2026

BE propozon ambasadoren e re për Shqipërinë, ja kush pritet ta zëvendësojë Gonzaton

20:39 : 08/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabetmatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetdeneme bonusu veren siteler 2026Casibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet girişjojobet