• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BE fton në takim Kosovën dhe Serbinë për dinarin, kritika Besnik Bislimit

19:53 : 22/02/2024
në RAJONI

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha të enjten se sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ndaj zyrtarëve të bllokut është e papranueshme.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi zoti Bislimi e kritikoi të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për siç tha shkelje të “parimeve që i ka vendosur vet”, duke ftuar një takim mes palëve për javën e ardhshme, pa pajtim paraprak, për të diskutuar çështjen e përdorimit të dinarit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Zoti Bislimi tha se e refuzoi ftesën, meqë “ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori sepse çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”, ndërsa paralajmëroi se ditëve në vazhdim do të përcaktohet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në takim.

“Është hera e parë që ai (Lajçak) ka caktuar një takim pa dakordim paraprak me palët dhe është munduar edhe ta përcaktojë agjendën përkundër parimit që ai ka vendosur në vitin 2021 se asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, tha zoti Bislimi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se pas takimeve të ndara të javës së kaluar në Munih ndërmjet shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zoti Lajçak i ka ftuar palët të takohen në Bruksel të martën më 27 shkurt, por në ftesë nuk është përcaktuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe Serbinë.

Lexo edhe:

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Ai tha se BE-ja po përpiqet të ndihmojë gjetjen e një zgjidhjeje për një problem të krijuar nga një vendim i pabashkërenduar i njërës palë, i cili nuk i është komunikuar paraprakisht popullatës së prekur.

“Shpresojmë që zoti Bislimi do të vlerësojë përpjekjen në vend që të akuzojë në mënyrë të pavend dhe pa bazë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme”, tha zëdhënësi Stano në një përgjigje me shkrim shpërndarë mediave.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka hyrë në fuqi me një shkurt, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi si dhe në tensionet ndërmjet palëve.

Zëdhënësi Stano tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, që kishte për qëllim të rrisë transparencën, të sigurojë qëndrueshmëri financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave, megjithatë, ndikoi seriozisht mbi popullatën serbe të Kosovës. Mungesa e këshillimeve paraprake do të thotë se nuk ka alternativa në këtë moment dhe ka ndikim të veçantë negativ në shkolla dhe spitale, tha ai, duke nënvizuar se BE-ja ishte e qartë në qëndrimin se kjo çështje duhet të trajtohet në kuadër të bisedimeve, të cilat tha ai, janë platforma e vetme për të gjetur zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është përsëritur nga BE-ja, vendet anëtare të saj dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në raste të panumërta. Qëndrimi jokonstruktiv i autoriteteve të Kosovës, dështimi dhe mungesa e angazhimit vetëm sa e largojnë edhe më shumë Kosovën nga ardhmëria e saj evropiane”, tha zëdhënësi Stano.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërsa kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit të qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.

Nën trysninë perëndimore, Banka Qendrore tha me 12 shkurt vendimi do të zbatohet nëpërmjet një periudhe kalimtare tre muajshe gjatë së cilës do të zbatohen lehtësi për qasjen e serbëve të Kosovës ne institucionet financiare.

Të mërkurën zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qeveria është duke hartuar një plan dhjetë pikësh nëpërmjet të cilit synon të zbusë ndikimin që mund të ketë te qytetarët e komunitetit serb zbatimi i vendimit për dinarin.

/VOA

Etiketa: be kritikadinarkosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026
RAJONI

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026
RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
Para

“Turp për amnistinë”/ Debatet tek grupi i PD, deputetët i kërkojnë llogari Bardhit për "Federatën"

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 28 Qershor 2026

22:59 : 27/06/2026

Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)

22:42 : 27/06/2026

“Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, thirrje për dorëheqjen e Ramës

22:09 : 27/06/2026

Bulevardi i mbushur plot, qytetarët nisin marshimin: Rama jepe dorëheqjen!

21:49 : 27/06/2026

Gazetari Stafa ironizon Ramën: Agjenturat e huaja na i lanë spitalet pa ilaçe?!

21:43 : 27/06/2026

Durrsakët denoncojnë: Po blejmë ujë në market edhe për t’u larë, kemi 5 ditë pa furnizim!

21:31 : 27/06/2026

Vuçiç paralajmëroi dorëheqjen, protestuesja në shesh: Merre edhe mikun tënd me vete!

21:17 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet