• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: Marrëveshja Turqi-Shqipëri rrezikon “eksportimin e propagandës së Erdoganit”

17:08 : 21/02/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Ekspertët paralajmërojnë se marrëveshja e re e bashkëpunimit mediatik e nënshkruar të martën midis Shqipërisë dhe Turqisë mund të forcojë propagandën e qeverisë turke në median shqiptare.

Shqipëria dhe Turqia nënshkruan të martën një marrëveshje për “median dhe komunikimin” gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Turqi. Protokolli i Bashkëpunimit për Median u nënshkrua nga drejtori i Televizionit Publik Shqiptar, RTSH, Alfred Peza, dhe nga Zahid Sobaci, drejtori i televizionit publik turk, TRT.

“Ky protokoll synon të përmirësojë më tej bashkëpunimin mes dy televizioneve. Konkretisht, pjesëmarrësit do të fitojnë të drejtën për të transmetuar programe radiotelevizive pa pagesë ose me tarifë për një periudhë të caktuar licence, ose shkëmbejnë programe pa pagesë”, thuhet në një njoftim për shtyp të RTSH.

“Të dy stacionet televizive… do të marrin pjesë gjithashtu, reciprokisht dhe sipas mundësive dhe aftësive të tyre, në festivale ne radio dhe televizion, konkurse dhe shfaqje kulturore në vendet e njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Por Abdullah Sencer Gozubenli, një ekspert i politikës ballkanike nga Universiteti Abo Akademi në Finlandë, tha për BIRN se marrëveshja mund të rezultojë në eksportimin e propagandës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan përmes TRT-së në Shqipëri.

Lexo edhe:

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

“Këtë e kemi parë më parë në Maqedoninë e Veriut kur një kanal televiziv, MRT 4, transmetoi emisione të TRT-së, veçanërisht lajme për politikën botërore. Kjo i lejoi turqit (etnikë) të Maqedonisë së Veriut ta shihnin botën përmes thjerrëzave të ideologjisë politike islamike të Erdoganit. Kjo nënkupton një eksport të drejtpërdrejtë të ideologjisë politike”, tha Gozubenli.

Gozubenli shtoi se bashkëpunimi mund të duket normal mes dy transmetuesve publikë të zakonshëm të dy vendeve që kanë marrëdhënie të ngushta, por rasti turko-shqiptar ndryshon.

“Të dy transmetuesit publikë, veçanërisht TRT i Turqisë, nuk janë transmetues të zakonshëm publik. Në vend të kësaj, ato janë mjete propagandistike të dy qeverive”, tha Gozubenli.

RTSH-ja e Shqipërisë është përballur me shumë kritika, duke filluar nga mënyra se si u emërua kreu i saj Alfred Peza, një ish-deputet i Partisë Socialiste në pushtet, dhe për objektivizmin dhe paanshmërinë e saj. RTSH shihet gjerësisht si zëdhënëse e qeverisë Rama.

Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore në Shqipëri në 2019 ngriti shqetësime të tilla. “RTSH mbetet pjesërisht e varur nga financimi shtetëror. Varësia nga buxheti i shtetit dhe politizimi i menaxhmentit të RTSH-së ngrenë shqetësime për paanshmërinë e transmetuesit publik”, thuhet në raport.

TRT-ja e Turqisë ka hasur në kritika të ngjashme, për mungesë paanshmërie. “TRT-ja është një mjet propagande që është instrumentalizuar nga një regjim islamik i udhëhequr nga Erdogani në të cilin liritë e medias vuajnë shumë”, tha Gozubenli.

TRT-ja është bërë një mjet i rëndësishëm për Erdoganin gjatë qeverisjes së tij 22-vjeçare në Turqi, brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, ai transmeton në disa gjuhë, duke përfshirë gjuhën boshnjake, kroate, serbe, shqip, maqedonisht dhe bullgarisht. Në vitin 2022, TRT lançoi një degë tjetër të quajtur TRT Balkan e cila fokusohet te rajoni në gjuhët rajonale si dhe në anglisht.

Para marrëveshjes me Shqipërinë, Turqia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me Serbinë në vitin 2022.

Blerjana Bino, nga Safe Journalist Albania, tha se ka mungesë transparence për marrëveshjen me Turqinë dhe nuk është e qartë se cili do të jetë përfitimi për publikun.

“Statuti i RTSH-së përcakton… se Këshilli Drejtues duhet të miratojë strategjinë e zhvillimit të RTSH-së dhe marrëdhëniet e RTSH-së me të tretët brenda dhe jashtë vendit”, theksoi Bino. “Nuk është e qartë nëse kjo marrëveshje bashkëpunimi është miratuar nga Këshilli Drejtues i RTSH-së”, tha Bino për BIRN.

Ajo ra dakord për rrezikun e “përforcimit të propagandës apo komunikimit strategjik për qëllime politike dhe gjeopolitike të aktorëve të huaj, si Turqia”.

“Çështja kryesore është se çfarë lloj prodhimesh do të dërgohen në Shqipëri dhe cila do të jetë përmbajtja e tyre. Ka shqetësime të mëdha se ato do të jenë programe të motivuara politikisht. Shoqëritë në Ballkan, veçanërisht myslimanët, po polarizohen si pro apo kundër Erdoganit dhe në këtë situatë hyn në lojë një aparat i rëndësishëm ‘erdoganist’”, nënvizoi Gozubenli.

Në vitin 2023, Shqipëria u rendit në vendin e 96-të në Indeksin e Lirisë së Shtypit të hartuar nga Reporterët pa Kufij, RSF. Turqia ishte në vendin e 165-të.

“Autoritarizmi po fiton terren në Turqi, duke sfiduar pluralizmin mediatik. Të gjitha mjetet e mundshme përdoren për të minuar kritikët”, tha RSF.

Në raportin e tij më të fundit mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Komisioni Evropian tha se “asnjë përparim” nuk ishte bërë në drejtim të lirisë së medias./BIRN

Etiketa: birnEksperteteksportimErdoganmarreveshjapropagandaRamaShqiperiTurqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
BOTA

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025
BOTA

Turqi/ Ndalime dhe ndëshkime valë e re presioni ndaj medias

09:49 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij

21:54 : 16/07/2025
Para

Partizani në ankth për Skukën, sulmuesi rrezikon 4 muaj jashtë fushave

TË GJITHA

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

08:35 : 18/07/2025

Trump në gjendje jo të mirë shëndetësore, reagon Shtëpia e Bardhë

08:35 : 18/07/2025

Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

08:27 : 18/07/2025

Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani/ EMRI

08:22 : 18/07/2025

Fadromat në Theth/ Bushati: Ka faj fshatari që ndërton pa leje apo shteti që e nxit?

08:17 : 18/07/2025

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025

Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

08:11 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com