• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Armë dhe municione për Policinë e Shtetit, fituesit e tenderëve me vlerë 3 milionë €

11:45 : 20/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në prag të protestës së opozitës, e cila ka paralajmëruar një miting përballë Kryeministrisë, Policia e Shtetit është pajisur me armë dhe municione. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka shpallur fituesit e 3 nga 4 tenderët e hapur të armatimeve, teksa njëra prej këtyre procedurave është anuluar për mungesë oferte. Por, ajo që vihet re në këto procedura është shpejtimi për të pasur armë dhe municione, teksa fitues kanë dalë disa nga firmat që kanë poligone dhe polici private. Madje, firmat e njëjta që kanë fituar edhe tenderët “sekret” të armëve dhe municioneve të Ushtrisë Shqiptare. Por, nëse procedurat e tenderëve të armëve dhe municionet të ushtarëve kanë shkuar në SPAK, krejt e kundërta ka ndodhur me Policinë e Shtetit, e cila ka ulur vlerën e procedurave, nga frika e një hetimi të mundshëm. Më herët kemi raportuar sesi vlera e tenderëve u ul nga 16 në 4 milionë euro, teksa ditët e fundit janë lidhur edhe kontratat me firmat fituese.

Mësohet se armët dhe municionet do të jenë kryesisht për repartet speciale, FNSH, RENEA apo edhe Shqiponjat. Ato që përballen edhe gjatë protestave, ku janë në gadishmëri.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një 30-vjeçar

Grabitet nën kërcënimin e armës një person në Durrës, 1 në pranga, 3 në kërkim

Faksimile: Në tenderin 800 miijë euro të blerjeve të armëve të gjata mori pjesë vetëm një firmë

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Policia e Shtetit ka shpallur fituesin e tenderit për blerje armë të gjata. Procedura ishte e kufizuar, teksa objekti i kontratës ishte “blerje armë zjarri”, e ndarë në lote, loti 2 “blerje armë të gjata zjarri”. Marrëveshja kuadër ka një kohëzgjatje 28 muaj, teksa kriteret e ftuesit ishte “oferta ekonomikisht më e favorshme”.

“Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta operatorë ekonomikë, me shumatoren e çmimeve për njësi të ofruar/me vlerat përkatëse të ofruara ASA ‘ARMS SCHOOL ACADEMY’ me vlerë 77.910.000 lekë pa TVSH. Pra, në këtë tender mori pjesë vetëm një firmë, e cila fitoi të gjithë fondin limit të kësaj procedure.

Duket se gjithçka ka qenë fiktive, pasi edhe në tenderët e tjerë, është bërë një rotacion fituesish, duke “kënaqur” të gjithë. Osë më saktë, për të eliminuar ndonjë denoncim apo ankesë në organet administrative apo ato ligjzbatuese.

Faksimile: Fituesi i tenderit “armë të shkurtra” është i njëjti që ka fituar tenderët “sekrete” të ushtrisë

Ndërkohë, me shpejtësi, është shpallur edhe fituesi i një tjetër procedure të kufizuar, ai i tenderit me objekt “blerje armë zjarri”, e ndarë në lote, loti 1 “blerje armë të shkurtra zjarri”. Kohëzgajtja e kontratës do të jetë 48 muaj. Mësohet se në këtë procedurë mori pjesë firma “MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)”, në pronësi të z. Emiljano Dusha. Kjo firmë ka fituar disa nga tenderët sekretë të ushtrisë, prej dhjetëra miliona euro. Kjo firmë ka ofruar 146.697.600 lekë pa TVSH. Ndërkohë, operatori ekonomik “ASA ‘ARMS SCHOOL ACADEMY’” ofroi 159.583.200 lekë pa TVSH. Fitues është shpallur firma në pronësi të z. Dusha.

Faksimile: Fituesi i tenderit për municione dhe anulimi i tenderit për pajisjet policore

Procedura e radhës ishte tenderi me objekt “blerje municion pajisje për përdorim policor”, ajo për “blerje municion”, me një kohëzgjatje 48 muaj. Në këtë tender mori pjesë firma “RO. GAT SECURITY” me vlerë 93.696.000 lekë pa TVSH dhe firma “ARMS SCHOOL ACADEMY” me vlerë 97.040,.000 lekë pa TVSH.
Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik se ka anuluar procedurën me objekt “Blerje pajisje për përdorim policor”. Fondi i kësaj procedurës ishte 31.092.500 lekë pa TVSH. Arsyet e anulimit ishte për shkak se “nuk është paraqitur asnjë ofertë brenda afateve kohore”.

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për përplasjen e influencave politike në tenderin e armatimeve

Disa muaj më parë, redaksia e BoldNews.al denoncoi një përplasje influencash politike në tenderin e armatimeve. Fillimisht, në qershor 2023, Policia e Shtetit lajmëronte për se kishte gati një super tender për armatosjen e uniformave blu. Qeveria kishte akorduar një shumë prej 16 milionë eurosh për të blerë armatime dhe municione. Letrat u dërguan në APP, por diçka ndryshoi rrugës! Pas shpalljes së kësaj procedure, u ndryshua ministri i Brendshëm. Vendin e Bledi Çuçit e zuri Taulant Balla. Ndryshimi u bë në muajin korrik, disa javë pas procedurës. Mësohet se ka pasur dyshime se tenderi ka qenë i paracaktuar dhe se të gjitha këto para’ do të shkonin te një dorë. Disa persona me lidhje të forta politike kanë sjellë armatime në Shqipëri, kryesisht për policitë private por edhe për ushtrinë.

“Biznesi filloi të lulëzonte kur në krye të ministrisë së Mbrojtjes ishte zonja Olta Xhaçka, ndërkohë që Xhaçka shkoi te ministria e Jashtme dhe influencoi që biznesi shqiptar të bashkëpunonte me firma të huaja, kryesisht italiane. Por, ndryshimet e verës sollën të tjera poste politike, duke ndryshuar edhe influencat. Dyshja Çuçi-Xhaçka u larguan, ndërkohë që të rinjtë duken se kanë preferencat e tyre. Ata fillimisht po ‘studiojnë’ tregun dhe më pas pritet që të hidhen në veprim. Dhe, tenderin e majmë prej 16 milionë eurosh e kanë shfryrë në vetëm 4 milionë euro” do të denonconte redaksia e BoldNews.al. Duket se përplasja në atë kohë shkoi deri në kupolën qeverisëse.

LEXO EDHE:

Përplasja e influencave politike në tenderin e armatimeve uli vlerën, nga 16 shkoi në 4 milionë euro!

Etiketa: Armearms school academypolicia e shtetitprotesta e opozitestender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një 30-vjeçar

20:10 : 03/07/2025
AKTUALITET

Grabitet nën kërcënimin e armës një person në Durrës, 1 në pranga, 3 në kërkim

10:52 : 03/07/2025
BOTA

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

09:03 : 03/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohen armë dhe kokainë

09:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas

15:29 : 27/06/2025
Para

“Ik o plakë shtrigë”, plas sherri mes Eglës dhe Rikes: Je zero...

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com