• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmi ndaj INSTAT/ AKCESK: U sponsorizua nga Irani, janë fshirë të dhënat në 6 kompjuter

12:16 : 13/02/2024
në AKTUALITET

Lexo edhe:

INSTAT rrëzon narrativën e qeverisë/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë, pa punë në 2025

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka reaguar sërish në lidhje me sulmin kibernetik të 1 Shkurtit ndaj INSTAT, të cilin e mori përsipër grupi “Homeland Justice”, duke pretenduar se ka marrë dhe të dhënat e censit.

Sipas AKCESK, nga analiza e zhvilluar deri tani, është konfirmuar se sulmuesit kanë përdorur skedarin MEK-DDMC.exe për të ekzekutuar një virus me përmbajtje keqdashëse. Sipas saj, ky sulm i njohur si Wiper (Fshirës) kishte si qëllim fshirjen e të dhënave të sektorit Boot dhe prekjen e pajisjeve brenda Active Directory (AD).

AKCESK konfirmon se për hyrjen në sistem autorët kanë shfrytëzuar serveri Exchange për shkak të një versioni të pa përditësuar djhe kanë arritur të marrnin kontrollin e sistemit Active Directory dhe “Data Protection Manager”, duke shpërndarë virusin tek pajisjet dhe serverat në rrjet. Më tej thuhet se virusi i shpërndarë ka infektuar 40 kompjuterë, nga ku ka fshirë 6 prej tyre.

Sipas AKCESK, bazuar në informacionin e disponueshëm, aktorët që qëndrojnë pas këtij sulmi kibernetik janë identifikuar si “Homeland Justice”, një grup sulmi i sponsorizuar nga shteti iranian që ka kryer tashmë sulme të tjera në të kaluarën.

Deklaratë

 PËRDITËSIM MBI SITUATËN PAS SULMIT KIBERNETIK NË INSTAT

 Më datë 1 shkurt 2024, Instituti i Statistikave u përball me një sulm kibernetik që synonte infrastrukturën e tij teknologjike.

Në momentin e parë që AKCESK u vu në dijeni të sulmit, angazhoi menjëherë ekipin e Analizës së Sigurisë Kibernetike për të ofruar ndihmë në parandalimin dhe rimëkëmbjen e sistemeve të kësaj infrastrukture. Në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e INSTAT, AKCESK ka drejtuar procesin për disa ditë radhazi për të zbardhur dhe neutralizuar sulmin.

Pas ndihmës së AKCESK në parandalimin e përshkallëzimit të sulmit, ekspertet tanë bënë një skanim total të gjithë serverëve për të identifikuar kërcënime të mundshme dhe për të rivendosur të dhënat në serverët e prekur. Në të njëjtën kohë, po punojmë edhe në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, të cilët kanë ofruar ndihmë për të adresuar këtë situatë të ndërlikuar.

AKCESK ka koordinuar në kohë reale punën me të gjitha infrastrukturat e tjera kritike dhe të rëndësishme të vendit, duke monitoruar situatën dhe duke shkëmbyer detaje nga sulmi. Si rezultat i këtij bashkëpunimi të gjithanshëm, është arritur të parandalohen sulme të ngjashme në infrastruktura kritike të vendit, në këtë vazhdë sulmesh kibernetike.

Nga analiza e zhvilluar deri tani, është konfirmuar se sulmuesit përdorën skedarin MEK-DDMC.exe për të ekzekutuar një virus me përmbajtje keqdashëse. Ky sulm i njohur si Wiper (Fshirës) kishte si qëllim fshirjen e të dhënave të sektorit Boot dhe prekjen e pajisjeve brenda Active Directory (AD).

Për hyrjen në sistem mendohet se është shfrytëzuar serveri Exchange për shkak të një versioni të pa përditësuar. Aktoret keqdashës arritën të tejkalonin privilegjet dhe të merrnin kontrollin e sistemit Active Directory dhe “Data Protection Manager”, duke shpërndarë virusin tek pajisjet dhe serverat në rrjet.  Virusi i shpërndarë ka infektuar 40 kompjuterë, nga ku ka fshirë 6 prej tyre. Më pas virusi ka bërë fshirjen e serverit në të cilin kryheshin ekzekutimet e komandave. Pas kësaj, aktorët kanë humbur komunikimin me infrastrukturën.

Bazuar në informacionin e disponueshëm, aktorët që qëndrojnë pas këtij sulmi kibernetik janë identifikuar si “Homeland Justice”, një grup sulmi i sponsorizuar nga shteti iranian që ka kryer tashmë sulme të tjera në të kaluarën.

Sulmi kibernetik ndaj INSTAT-it thekson rëndësinë e një përgjigjeje proaktive dhe strategjike ndaj kërcënimeve të sofistikuara kibernetike.

Etiketa: AKCESKAutoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë KibernetikefshirjeHomeland JusticeINSTATiranianetkompjuterasulmi kibernetikte dhena

Lajme të lidhura

AKTUALITET

INSTAT rrëzon narrativën e qeverisë/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë, pa punë në 2025

14:03 : 29/06/2026
AKTUALITET

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

Tregtia e jashtme, eksportet për muajin maj u rritën 3%, importet arritën 81 mld lekë

20:03 : 17/06/2026
AKTUALITET

INSTAT: Studentët në ciklin bachelor ranë me 11%

13:46 : 23/05/2026
AKTUALITET

Krimet në fushën e drogës ‘bëjnë kërdinë’, shifra rekord në 2025-n

13:39 : 27/04/2026
Para

Tiranë - Farmacistja i jep ilaçe të gabuara 38-vjeçares dhe i shkakton probleme shëndetësore, shpallet në kërkim

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş