• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Soft & Solution” futet te zyra Ramës/ Firma e ekspertit “Meta-Prifti” fituese me 500 mijë euro më shumë se oferta më e ulët

14:02 : 10/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një nga firmat që ka shënuar rritje galoponte këto kohë është “Soft Solution”, e z.Ermal Beqiri. Dikur, z.Beqiri ishte një ekspert privat, madje dëshmoi edhe në Gjykatën e Lartë për video-përgjimin “Meta-Prifti”. U akuzua nga opozita e atëhershme, mazhoranca e sotme, se ishte i njëanshëm.

Por, koha ka kaluar dhe fjala popullore “mikun mbaje afër, por më shumë mbaj afër armikun”, vlen për eksponentë të mazhorancës në marrëdhënie me z.Beqiri. Tashmë eksperti është bërë biznesmen i fuqishëm, aq sa ka fituar me dhjetëra procedura nga institucionet shtetërore. Firma e tij “Soft & Solution” është kthyer në një “peshkaqen” të fondeve publike, aq sa ai ka fituar tendera edhe në zyrën e vetë kryeministrit Edi Rama.

Shpallja e njoftimit të fituesit, ku firma “SOFT & SOLUTION” u shpall fituese megjithëse kishte një ofertë më të lartë

Mësohet se firma e z.Ermal Beqiri është shpallur fituese e një tenderi nga AKSHI, megjithëse ofroi 500 mijë euro më shumë sesa oferta më e ulët. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, bëhet fjalë për kontratën me objekt “përmirësimi dhe ristrukturimi i platformës së bashkëqeverisjes”, për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Kohëzgjatja është 12 muaj implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës. Firma e z.Beqiri “SOFT & SOLUTION” dha një ofertë prej 194.525.000 lekë pa TVSH. Ofertën më të ulët e pati firma “G.A.C” me vlerë 154.874.999 lekë pa TVSH. Ose plot 500 mijë euro më pak sesa oferta e firmës fituese.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Sipas dokumenteve, kjo oferta është s’kualifikuar për shkak se “nuk ka ngarkuar sigurimin e ofertës, s’ka dëshmi të shërbimeve të mëparshme të ngjashme, nuk ka deklaruar një numër prej mesatarisht 6 punonjës të siguruar”.

Veliaj i jep tender ekspertit që “rrëzoi” video përgjimin “Meta-Prifti”!

Ndërkohë, personi i parë i cili e “rekrutoi” z.Ermal Beqiri ka qenë Erion Veliaj. Në vitin 2023, BoldNews.al raportoi sesi Bashkia e Tiranës i ka dhënë një tender kompanisë së z.Ermal Beqiri, megjithëse ishte një emër që lidhej ngushtë me video përgjimin “Meta – Prifti”, pasi ka qenë ekspert në Gjykatën e Lartë.

Ai ishte një nga ekspertët që “rrëzoi” autenticitetin e këtij video-përgjimi. Por, pas 2013-ës Beqiri ka mbajtur edhe poste publike si në Hipotekë apo edhe në Ministrinë e Drejtësisë. Tenderi i Bashkisë së Tiranës ishte “përmirësime, riorganizime, integrime e zhvillime te reja të platformës zyrtare në institucion”, ku firma “SOFT & SOLUTION” u shpall fituese megjithëse kishte një ofertë me një vlerë dukshëm më të lartë sesa më e ulëta.

Sipas ekstraktit të QKB-së, firma “SOFT & SOLUTION” është themeluar në datën 28 janar 2011, disa ditë pas vrasjeve në bulevard. Në atë kohë, mazhoranca e sotme protestoi pas videos “Meta-Prifti”, ndërsa procesi vijoi në Gjykatën e Lartë. Një ndër ekspertët është edhe Ermal Beqiri, pronar me 100 % të aksioneve të “SOFT & SOLUTION”, i cili do të dilte në konkluzionin se “në orën e dorëzuar nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të video-përgjimit origjinal, mundësia për ndërhyrje në videon e bisedës është e madhe…”.

 

1 nga 4
- +
Etiketa: akshiEdi RamaErion VeliajErmal BeqiriSoft & Solutiontendervideo Meta-Prifti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
Para
Foto ilustruese

Në kërkim për drogë, arrestohet pas mbërritjes me traget në Durrës

TË GJITHA

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com