• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa: Kushdo që e ndjen veten opozitar, është i detyruar të na bashkohet

18:26 : 08/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, zonja Ina Zhupa, foli rreth ngjarjeve të sotme në Kuvend.

Në intervistën e Fax News, Zhupa u shpreh se seanca e sotme ishte seanca e radhës ku opozita i kërkon mazhorancës respektimin e e deputetëve opozitar dhe ngritjen e komisioneve hetimore. Por edhe sot nuk kishte normalitet pasi mazhoranca shkeli normat kushtetuese.

Ajo tha se edhe pse opozita përdori miell dhe vezë, thelbi i gjithë kësaj është që parlamenti të mos kthehet në një fasadë, por t’i kthehet normalitetit si dhe të respektojë të drejtat e opozitës.

“Ne po luftojmë që të mos shkelet Kushtetuta, ndërsa ata vazhdojnë të marrin vendime arbitrare. Kjo nuk është minur për ne, por për ata. Ata u trëgojnë shqiptarëve se bëjnë çfarë u thotë Edi Rama, ngrejnë kartonat me komandë, pa e ditur se për çfarë bëhet fjalë. Nuk është vetëm mënyra e sotme. Përshkallëzimi vjen me përfshirjen e qytetarëve. Opozita ka thirrë të gjithë qytetarët për të protestuar më 20 shkurt, si një simbolikë e rrëzimit të bustit të diktatorit. Ish-numri 2 i qeverisë doli dhe foli për korrupsionin “kapilar”, se si duke ngrënë qofte në verandë, Edi Rama ndante tokat. Këto janë tronditëse. Në çdo vend normal, kjo do të çonte në largimin e qeverisë. Këtu është detyra e qytetarit të kërkojë llogari. Sot ata paguajnë për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Qeveria po largon nga Shqipëria të gjithë shtresën e mesme. Ne do të protestojmë për inceneratorët, për koncesionet në shëndetësi, për arsimin etj.“, tha Zhupa.

Pyetjes se cilat forca të tjera opozitare do t’i bashkohen protestës, Zhupa iu përgjigj: “Protesta pret cilindo që e ndjen veten opozitar, cilindo që ndjen se ky vend po keqqeveriset, cilindo që qeveria i ka vënë lakun në fyt. Unë i ftoj që të gjithë që të jenë pjesë e protestës. Kam bindjen që të gjithë aleatët që na janë bashkuar në protestat e tjera, do të na bashkohen dhe më 20 shkurt. Kushdo që e ndjen veten opozitar, është i detyruar të vijë.”

Lexo edhe:

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

Zhupa u shpreh që edhe pse kjo protestë është e organizuar nga opozita, kanë qenë qytetarët ata që kanë bërë thirrje për protestë kombëtare. E pyetur rreth fjalëve se Lulzim Basha ka kërkuar një “armëpushim” midis palëve të Partisë Demokratike, Zhupa tha:

“Deputetët që kanë kërkuar Reformën Zgjedhore, gjithmonë kanë lënë dyert e hapura e kanë bërë thirrje për bashkim. Ne nuk jemi në luftë, por disa faktorë kanë sjellë që të mos kemi një opozitë reale”.

Pyetjes nëse janë gati deputetët që të ulen në një tryezë me Bashën dhe të bisedojnë rreth një bashkëpunimi të mundshëm, Ina Zhupa iu përgjigj: “Kjo çështje nuk diskutohet më. Ne nuk flasim për përçarje apo bashkim të demokratëve. Ne po diskutojmë se si të bëhemi më të fortë, të garantojmë të drejtat tona kushtetuese, të drejtat e qytetarëve dhe të përgatitemi për zgjedhjet e vitit 2025”.

Etiketa: aksionina zhupaopozitaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026
AKTUALITET

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD/ Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

17:20 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Territorialja’/ Tabaku kërkon dëgjesë me Bashkinë e Tiranës: Administron 1.3 milionë qytetarë

16:39 : 15/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
Para

Liga e Kombeve/ Kosova me rivalë të pranueshëm, ja çfarë rezervoi shorti për “Dardanët”

TË GJITHA

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Vuçiç: Nuk pasqyron vullnetin tim

20:48 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbet girişbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş