• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Noka: Ndaluan artistët nga Kosova, pamja e policisë është ajo e një ngrehine dhune

17:17 : 07/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me skandalin e përfshirjes së policisë së Tiranës në ndalimin dhe dhunimin e një grupi artistësh nga Kosova, duke i akuzuar si një grup trafikantësh tritoli.

Noka u shpreh nga selia blu, se pamja e policisë është ajo e një ngrehine dhune e kthyer në normë.

Deklarata e plotë e Flamur Nokës:

Të nderuar qytetarë!

Kjo fjali alarmante nuk është qendrimi i radhës i Partisë Demokratike. Është shkëputur nga një reagim i artistit shqiptar nga Kosova, Jeton Neziraj. Zoti Neziraj, bashkë me një grup artistësh të tjerë që po ktheheshin në Rinas nga Firence, ku kishin vënë në skenë një pjesë teatrore, janë ndjekur nga banditë me uniformë gjatë rrugës dhe janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin e narkopolicisë në Kukës. Aty, me urdhër politik, janë keqtrajtuar shtazërisht, fizikisht dhe psiqikisht, dhe janë mbajtur për disa orë, dhe më pas janë rikthyer në Tiranë ku ka vazhduar keqtrajtimi i tyte përgjatë natës në Drejtorinë e Policisë, duke u liruar të nesërmen.

Lexo edhe:

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

Po citoj sërish zotin Neziraj:

‘Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psiqikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disa-orëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektiv të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; që gjuhën seksiste, dhunën psikike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre.’

Të nderuar qytetarë:

Këto përcaktime të Policisë së shtetit ju i keni hasur sa në deklaratat dhe denoncimet e Partisë Demokratike, sa në dosjen ‘Metamorfoza’, apo në aktet e shtazërisë te Teatri Kombëtar, vrasja e Klodian Rashës, e qindra të tjera.

Megjithatë, në gjuhën dhe përkufizimin e një artisti si Neziraj, një njeriu që politikë të vetme ka artin, ato tingëllojnë dhe marrin një përmasë vërtetësie tjetër. Ato duhet t’i shërbejnë çdo qytetari që e sheh Partinë Demokratike si të anshme, në këtë betejë për normalitet në Shqipëri, si shenjë e politizimit të thellë, banditesk dhe anti-qytetar të Policisë.

‘Vagabondë me uniformë’, i quan Neziraj, dhe me të drejtë. Kjo është fytyra e policisë së Edi Ramës dhe Tauant Ballës. E tillë që artistët nga Kosova i trajton si armiq dhe Goran Bregoviqët e serbomadhnisë i përcjell me eskorta dhe masa sigurie.

Kjo është fryma armiqësore që ka injektuar për shqiptarin e përtej kufirit Edi Rama. Që nga Ballkani i hapur, një projekt anti-kosovar e antishqiptar, e deri te trau në Rrugën e Kombit. Nuk mjafton vetëm trau si doganë e dytë për shqiptarët e përtej kufirit, por tani ai ngre mbi ta edhe shkopin e policëve, që paguhen, ndër të tjera, edhe nga qindra e qindra milion euro që shqiptarët e Kosovës kontribuojnë në ekonominë shqiptare, sa herë vizitojnë Shqipërinë.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të poshtërsisë policore dhe të anti-shqiptarizmit. Çdo dorë polici të kriminelit Taulant Balla, e ngritur mbi artistët nga Kosova, cdo dhunë verbale, çdo tejkalim kompetence do të përballet së shpejti me përgjigjen më të merituar të rendit dhe ligjit.

Ky qëndrim çnjerëzor dhe antishqiptar ndaj artistëve kosovarë, është një krim shtetëror i narkoshtetit të Edi Ramës, dhe si i tillë do të trajtohet nga opozita. Si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë shqiptarët, këtej apo andej kufirit, në trojet etnike apo në Diasporë.

Etiketa: kosovenokaPDqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
Para

I kuqi për Roque, Barça apeloi vendimin e arbitrit por komisioni “mohoi” rishikimin!

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com