• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

INSTAT po deformohet nën thundrën e sektit Rama!

20:41 : 06/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Bujar LESKAJ

Instituti Kombëtar i Statistikave(INSTAT) është një hallkë themelore dhe e pazëvendësueshme e sistemit tonë kombëtar të statistikave, të përbëre nga vetë INSTAT, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Institucioni ka punuar për hapjen dhe pastaj mbylljen sa më shpejt të bisedimeve për Kapitullin 18 “Statistikat” të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian, për të realizuar përafrimin maksimal dhe njehsimin e produktit tonë statistikor me standardet e statistikave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe me treguesit e EUROSTAT.

Një nga detyrat themelore të INSTAT është numërimi i popullsisë aktuale, i quajtur teknikisht Censi, për të mirëorientuar politikat e përfaqësimit në politikëbërje në Kuvend, ato të mbështetjes sociale dhe të nxitjes së punësimit, të ndalimit të hemorragjisë së largimit nga vendi, etj..

Më në fund, pas tre vitesh vonesë, më 18 shtator 2023, INSTAT nisi numërimin, censin e popullsisë dhe banesave. Në 6 javë, deri në fund të tetorit 2023, 16.5 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë u përdorën për të realizuar dhjetra mijëra intervista në shtëpitë e qytetarëve në mbarë vendin. Përgjigjet u morën nga 7 mijë e 500 intervistues të angazhuar nga INSTAT, të pajisur me tabletat dhe programin kompjuterik të duhur, për të rregjistruar në mënyrë elektronike të gjitha përgjigjet. Pyetësori me 100 pyetje synoi të ofronte të dhëna sa më të plota për popullsinë rezidente, për karakteristikat kryesore demografike dhe sociale, si dhe për strehimin, shëndetësinë, punësimin etj.

Teknologjia me programe kompjuterike të specializuara, e përdorur në Censin e fundit, i lejonte INSTAT të përpunonte në një kohë të shkurtër informacionin e marrë dhe të publikonte të dhënat paraprake shumë shpejt.

Lexo edhe:

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

Tregtia e jashtme, eksportet për muajin maj u rritën 3%, importet arritën 81 mld lekë

Mirëpo kaluan më shumë se tre muaj që ka përfunduar Censi dhe qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë informacion mbi të dhënat paraprake që duhej tashmë të ishin përpunuar nga INSTAT, për popullsinë rezidente të vendit.

INSTAT nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi vonesën e publikimit të këtyre të dhënave paraprake të domosdoshme, duke u fshehur pas deklaratës se rezultatet e plota do t’i botojë në qershor 2024 dhe pas gjoja sulmeve nga hakerat, që i paskan bllokuar të dhënat.

Këmbëngulja e INSTAT se rezultatet e Censit 2023 nuk do të mund të shpallen përpara qershorit 2024 është e pakuptimtë. Ajo përbën një kambanë të fortë alarmi mbi besueshmërinë e shifrave që ky institucion do të na japë me 8 muaj vonesë. Pagojësia e INSTAT për të dhënë shkaqet e vonesës dëshmon praninë e presioneve të forta politike dhe porosinë-urdhër që institucioni ka marrë nga sekti Rama dhe vetë “Lideri Global”, që për tetë muaj të mbyllë gojën dhe të mos vërtetojë, përmes Censit, braktisjen masive të vendit!

Censi i fundit në Shqipëri u mbajt në tetor 2011. Ai u zhvillua pa praninë e teknologjisë digjitale dhe megjithatë, të dhënat paraprake të tij u shpallën zyrtarisht në dhjetor 2011. Pra, edhe pse ishte tërësisht jo digjital, INSTAT iu deshën vetëm tre muaj për mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin paraprak të tyre.

Lind pyetja, pse në Shqipërinë e epokës së internetit, ku të 7,500 intervistuesit e INSTAT u pajisën që të gjithë me tabletat elektronike për të rregjistruar dhe administruar në kohë reale informacionin e mbledhur tërësisht në mënyrë digjitale, rezultatet do të shpallen në qershor 2024?

Pse e paskemi kaq të vështirë të numërojmë shqiptarët e mbetur në vend, në një kohë kur Censi i fundit në Kinë, me popullsi 1,4 miliardë banorë, filloi në nëntor 2020 dhe, edhe pse, në kulmin e pandemisë nga Covid 19, rezultatet ky vend i shpalli pak muaj më vonë, në maj 2021? Pse ne duhet të presim tetë muaj? Sa është popullsia jonë, mbi 1.4 miliardë banorë?!

Vonesa krejtësisht e pajustifikuar në shpalljen e rezultateve paraprake të Censit 2023 në Shqipëri, kur përpara 12 vitesh, qeveria e drejtuar nga Prof. Dr. Sali Berisha këto rezultate i shpalli brenda 3 muajsh, hedh dyshime të forta mbi shifrat që INSTAT do të na japë tetë muaj më vonë. Veçanërisht mbi numrin e sotëm të saktë të qytetarëve rezidentë në Shqipëri, i cili do të dëshmonte braktisjen masive të vendit në dekadën e fundit. Thënë ndryshe, eksodin biblik të shqiptarëve në vitet 2014-2023, me mbi 900 mijë qytetarë të larguar!

Të dhënat zyrtare të EUROSTAT me shtimin e konsiderueshëm të emigrantëve shqiptarë në të 28 vendet anetare të Bashkimit Evropian në dhjetë vitet e fundit, e konfirmojnë këtë dukuri, ndërsa sekti Rama dhe vetë i ashtuquajturi Lider Global, shkaktar i shbërjes së vendit, po ushtrojnë një presion politik të paprecedent mbi INSTAT, për të mos deklaruar të vërtetën e hidhur të braktisje masive të Shqipërisë nga qytetarët e saj.

INSTAT, me heshtjen e tij të sotme, po deformohet, po kthehet në një institucion-rob të sektit Rama, i paaftë të ruajë integritetin dhe profesionalizmin, duke humbur keqazi emrin e tij të mirë, të fituar në dekada kontribute.

Etiketa: covid pandemiINSTAT

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

Tregtia e jashtme, eksportet për muajin maj u rritën 3%, importet arritën 81 mld lekë

20:03 : 17/06/2026
AKTUALITET

INSTAT: Studentët në ciklin bachelor ranë me 11%

13:46 : 23/05/2026
AKTUALITET

Krimet në fushën e drogës ‘bëjnë kërdinë’, shifra rekord në 2025-n

13:39 : 27/04/2026
AKTUALITET

TTW: Sektori i turizmit në Shqipëri përballet me rënie! Çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

12:15 : 27/02/2026
AKTUALITET

Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

08:20 : 19/02/2026
Para

Video/ Gafa e radhës e Biden, ngatërron Macron me ish-presidentin francez Mitterrand

TË GJITHA

Bushati: Rama me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

22:10 : 25/06/2026

Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

22:06 : 25/06/2026

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026

“Rama u kap në befasi”, Dervishi: Pakënaqësitë po vijnë edhe nga socialistët

21:47 : 25/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

21:38 : 25/06/2026

Thirrja e fuqishme para Kryeministrisë: Të shtunën protestë kombëtare

21:31 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet