• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama lë opozitën jashtë Kuvendit, sërish nuk ia del dot të zhvillojë seancën i qetë

17:58 : 05/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

E shkurtër dhe me tensione ka qenë edhe seanca e sotme plenare në Kuvend, ku mazhoranca në shkelje të çdo të drejte dhe ligji, ka tentuar ta mbajë e vetme seancën, duke lënë me forcë deputetët e opozitës jashtë sallës.

Deputetët e opozitës kanë tentuar të futen të gjithë sot në Kuvend, edhe 19 të përjashtuarit nga mazhoranca, por përveç se me qindra policë që kishin ardhur për protestuesit, janë hasur edhe me kordonin e Gardës së Republikës tek dera e jashtme e Kuvendit, duke mos lënë me forcë asnjë prej tyre të futen në sallë.

Edhe të papërjashtuarit nuk janë lejuar të futen në Kuvend, në kundërshtim me ligjin, por teksa ata po përplaseshin fizikisht me gardistët, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i ka interesuar kjo gjë, por ka nisur seancën vetëm me deputetët e mazhorancës, teksa nga opozita në sallë ishin vetëm 4 deputetët e PDIU-së me Shpëtim Idrizin në krye.

I pranishëm në seancën e sotme në Kuvend ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është futur në këmbë nga dera e pasme.

Jashtë Kuvendit, njëkohësisht po mbahej edhe protesta e demokratëve, që po ashtu kanë patur përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit.

Lexo edhe:

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

Pas disa minutash përplasje me gardistët, katër deputetët e PD-së, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati kanë arritur të çajnë kordonin dhe të futen në sallën e Kuvendit.

Pasi janë futur në seancën plenare, katër deputetët demokratë janë përplasur fillimisht me gardistët rreth Foltores dhe më pas kanë ndezur një zhurmues duke mos lejuar normalitetin në sallë.

Në këto momente, me urdhër të Edi Ramës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla urdhëroi mbylljen e seancës vetëm pas rreth 15 minutash.

Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se Garda e Republikës me urdhër të Edi Ramës po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit. Ai shtoi më tej se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi. Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës.

“Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend. Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallat e seancës plenare. As garda e republikës as policia që dhunon qytetarët nuk e ndal opozitën nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Do ti bashkohem çdo lloj proteste kundër Edi Ramës.”- tha Bardhi.

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi ka paralajmëruar se do të ketë sërish përjashtime për deputetët e opozitës.

“Ishte shfaqje e shëmtuar. Besoj e kemi pasur të qartë para rregullit dhe zhvillimit normal të parlamentit nuk do të na ndalë asgjë. Përjashtimet do të vijojnë nëse do të kemi sërish tensione në parlament apo në komisione. Askush nga deputetët e papërjashtuar nuk do të ndalohet nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk është ndaluar as sot. Nuk e ndoqa pasi unë isha brenda. Askush nuk e ka ndaluar një njeri që nuk ka qenë i përjashtuar në seancë. Ky teatër merr kolegët e përjashtuar të futen me zor është teatër absurd.”- tha Çuçi.

Pas mbylljes së seancës plenare, të gjithë deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ku kanë mbajtur dhe fjalimet e tyre para demokratëve.

Etiketa: KuvendiopozitaPDprotestaRama

Lajme të lidhura

RAJONI

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

18:25 : 19/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

13:38 : 19/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

11:56 : 19/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

16:18 : 18/08/2025
Para

“Kryeministri hyn dhe del nga vrimat”, Vasili: Rama fshihet pas fustaneve të ministreve!

TË GJITHA

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 19/08/2025

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

22:37 : 19/08/2025

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025

Zjarret/ Eksperti i sigurisë: Dëmet kapin vlerën e 325 milionë eurove! Institucionet s’morën masa

21:33 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com