• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BE e SHBA: Kosova të shmangë veprimet e njëanshme

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë u mbyllën disa komuna paralele serbe. BE dhe SHBA reaguan duke theksuar, se veprimet e njëanshme nga ana e Kosovës mund të rrisin tensionet mes Kosovës e Serbisë.

11:49 : 05/02/2024
në RAJONI

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës të shmangë veprimet e njëanshme, të cilat mund të rrisin tensionet. Reagimi erdhi pasi autoritetet kosovare ditët e fundit ndërmorën një sërë operacionesh duke mbyllur disa zyra paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë, në funksion të komunave paralele. Vetëm gjatë fundjavës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se kanë mbyllur komunat e paligjshme që kanë shërbyer për komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës.

BE: Mbyllja e papritur e zyrave do të ketë efekte negative

Për këto veprime reagoi Bashkimi Evropian, duke thënë se “mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë”. Sipas BE-së, “kjo do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë çast”. “Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut në Bruksel”.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde
Ambasadori gjerman në Kosovë Jörn RohdeFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Reagime nga Gjermania e SHBA

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

Pas mbylljes së zyrave paralele, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, reagoi në mbështetje të deklaratës së Bashkimit Evropian, duke theksuar se “masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”. Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një deklarate për media akuzoi qeverinë e Kosovës që, siç tha ai, me “veprimet e fundit po nxit tensione etnike në vend”, veprime këto që sipas tij, “po e kufizojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

“Shtetetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për veprimet e fundit të autoriteteve të qeverisë së Kosovës, që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”, tha Hovenier, duke shprehur shqetësimin e tij, për “veprimet e policisë së Kosovës për sekuestrimin e dinarëve serbë dhe automjetit që transportonte shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia”. Banka Qendore e Kosovës më 1 Shkurt, filloi së zbatuari një rregullore të saj, e cila e përcakton qartë se valuta e vetme për pagesa të gatshme në Kosovë është Euro.

Presidetn serbi Aleksandar Vuçiq duke folur para mediave
Fotografi: Darko Vojinovic/AP/dpa/picture alliance

Autoritetet ndërkombëtare kërkuan që BQK të shtyjë vendimin, por, kjo e fundit la të hapur vetëm mundësinë e një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb. BQK, thotë se “duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për këtë çështje”, por kjo është hedhur poshtë nga autoritetet e Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me këtë vendim tha se “vendimi i autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb ka për qëllim spastrimin etnik të serbëve”, ndërsa paralajmëroi se Serbia do të kërkojë “mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”./DW

Etiketa: BEkosoveSerbiSHBA

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025
BOTA

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025
BOTA

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025
BOTA

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025
SPORT

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025
BOTA

SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend

12:46 : 09/10/2025
Para

Shkodër, 38-vjeçari arrestohet për ngacmim ndaj së resë

TË GJITHA

Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

10:52 : 10/10/2025

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

10:46 : 10/10/2025

Tha se shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Putin, Merkel kritikohet ashpër për deklaratat e saj

10:42 : 10/10/2025

Zyrtarizohet nga UEFA, kush është gjyqtari që do vendosë drejtësi në Serbi–Shqipëri

10:35 : 10/10/2025

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

10:20 : 10/10/2025

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar

10:19 : 10/10/2025

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com