• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gjysma e tenderit ryshfet”/ Farsa e hetimit penal dhe administrativ; përjashtohet vetëm me 7 muaj firma …

10:41 : 31/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Hetimet penale dhe administrative për ryshfetin “sa gjysma e vlerës së tenderit” në Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë një farsë e vërtetë. Tenderi 800 mijë lekë ka çuar në burg ish-sekretaren e kësaj ministrie si dhe pronarët e firmës.

Por, kjo sekretare ka kaluar “në duar” miliona euro tendera, ka firmosur dhënien e koncesioneve të famshme të Shëndetësisë, ka akorduar një “mal mepara” përrikonstruksione. Pra, ka pasur një “dorë të lirë” nga ish-ministrja Manastirliu, e cila ka lënë Shëndetësinë për të “ndritur” te Arsimi.

Megjithatë, ajo çka ka lënë pas është një gropë e madhe në buxhet. Por, çfarë bëjnë institucionet institucionet ligjzbatuese dhe ato kontrolluese?! Merren me “cironka”, me tenderat e vegjël ku harxhojnë kohë dhe mund me hetime penale dhe administrative. Dhe, nëse do të bësh një llogari të thjeshtë rezulton se më shumë ka kushtuar letra dhe CD-të e përgjimeve sesa vetë vlera e tenderit!

Faksimile: Njoftimi i tenderit që futi në burg ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë dhe pronarët e firmës

Disa muaj më parë SPAK-u arrestoi znj. Joana Duro, e akuzuar pasi ka marrë një ryshfet për një tender për supervizim punimesh në disa qendra shëndetësore. “Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësia Joana Duro, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik” thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se tenderi për të cilin bëhet fjalë është me vlerë 800 mijë lekë. Firma fituese është “DRICONS”, në pronësi të z.Vladimir Topi, i cili dha ofertën prej 600 mijë lekë të reja. Ndërkohë që më shumë se gjysma e kësaj vlere, pra 330 mijë lekë, u dha ryshfet!

Lexo edhe:

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

Megjithatë, duket se orkestrimi ishte nga vetë kryeministri Rama, i cili nuk ngurroi të jepte edhe një opinion, kur në fakt për çështje të tilla deklaron gjithmonë se “s’kam koment”. “Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti” tha ai. Vërtetë s’ka pasur dijeni kryeministri? As z. Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave? Ai që kontrollon të gjithë Sekretarët në ministri dhe drejtori të rëndësishme.

Faksimile: Firma që dha më shumë se gjysmën e vlerës ryshfet u përjashtua me 7 muaj nga tenderët

Farsa e gjithë kësaj çështje, ku Joana mund të kapej me çfarëdo tenderi tjetër gjigant, është edhe vendimi për të përjashtuar firmën që dha ryshfet se gjysma e vlerës së procedurës. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është dhënë një njoftim i shkurtër. “Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër ‘Dricons’ shpk, përjashtohet – 7 (shtatë) muaj, duke filluar nga data 10.10.2023-10.05.2024” thuhet në këtë njoftim.

Pra përjashtimi ka nisur që nga muaji tetor 2023 dhe do të përfundojë në muajin maj, teksa në tetor ende s’ka një dënim përfundimtar për këtë firmë. Por, vetëm një akt-akuzë nga kryeministri Edi Rama që kësaj herë bën prokurorin. Me atë deklaratë ai ka ngritur akuzën, ka dhënë pretencën si dhe vendimin përfundimtar. A ka institucion ligj zbatues apo kontrollues që mund t’i dalin kundër? Natyrisht që jo, pasi të gjithë janë në “rresht”. Fjala e tij është dokument që zbatohet deri në fund.

Etiketa: 7 muajJoana DurokorrupsioniManastirliuministria e shendetesisepërjashtohetRamaryshfetspaktenderi‘Dricons’ shpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
Para

Shkodër - Ndërtoi një objekt pa leje dhe kanosi policin, arrestohet 43-vjeçari

TË GJITHA

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com