• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pagë 6000 € në muaj”, Berisha: Gjykatë Kushtetuese e blerë kokë e xhep nga Edi Rama

14:32 : 31/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se në bashkëpunim me deputetët e Lulzim Bashës, ka blerë Gjykatën Kushtetuese me vendimin e tij për ti rritur rrogat në mënyrë stratosferike.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpëndarë shkrimin e anëtarit të kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, i cili ka publikuar një tabelë me rrogat e gjyqtarëve në Ballkan, ku ata shqiptarë janë të parët me një pagesë prej 6000 euro në muaj.

‘Kjo tabelë tregon se falë bashkëpunimit Rama-Brava rrogat e këtyre gjykatësve të blerë janë 18% më të larta se sa rrogat e kolegëve të tyre në Sloveni, ku të ardhurat për frymë janë 5 herë më të larta se në Shqipëri dhe janë 4,3 herë më të larta se sa ne Maqedoninë e Veriut. Vendimet e tyre antikushtetuese janë sot një histori turpi, korrupsioni politik i pashembullt në histori’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Gjykatë Kushtetuese e blerë kokë e xhep nga Edi Rama.

Kjo tabelë tregon se falë bashkëpunimit Rama-Brava rrogat e këtyre gjykatësve të blerë janë 18% më të larta se sa rrogat e kolegëve të tyre në Sloveni, ku të ardhurat për frymë janë 5 herë më të larta se në Shqipëri dhe janë 4,3 herë më të larta se sa ne Mqedoninë e Veriut. Vendimet e tyre antikushtetuese janë sot një histori turpi, korrupsioni politik i pashembullt në histori.

Ju ftoj miq të lexoni këtë status të Genti Strazimrit kushtuar gjykatësve si këta.

——————-

Nga Gent Strazimiri:

“Dred Scott v. Sandford” varianti shqiptar: nga 9 gjyqtarë kushtetues, 8 janë skllevër të lumtur…

“Dred Scott v. Sandford” është një vendim skandaloz dhe njëkohësisht historik i Gjykatës Supreme të SHBA i vitit 1857, në prag të shpërthimit të luftës civile.

Në këtë proces, Gjykata e Lartë e SHBA vendosi se skllevërit nuk ishin qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe, për rrjedhojë, nuk mund të pretendonin mbrojtje nga qeveria federale ose gjykatat.

Vendimi, gjithashtu thoshte se Kongresi nuk kishte autoritet për të ndaluar skllavërinë në një territor federal.

Nga 9 anëtarët e gjykatës, 7 ishin jugorë, pronarë skllevërish.

Vetëm 2 prej tyre ishin veriorë, vendosmërisht kundër skllavërisë.

Vendimi po ashtu 7/2, totalisht në konflikt interesi, në disrespekt absolut të Kushtetutës së SHBA dhe parimeve të saj, të shkruara në gërmë e të përçuara në frymë.

Si pasojë, shtetet veriore të SHBA refuzuan ta zbatojnë këtë vendim, duke e konsideruar si fyerje për dinjitetin njerëzor, parimeve të besimit në Zot, dhe konceptit të drejtësisë në vetvete.

Pas kësaj ishte e qartë se Kushtetuta dhe respektimi i drejtësisë nuk i mbante dot më bashkë, dhe amerikanët konsideruan se bashkëjetesa në këto kushte padrejtësie nuk mund të vazhdonte…

Filluan luftën civile pak kohë më vonë, dhe pjesën tjetër të historisë e dini.

Roger B. Taney, kreu i Gjykatës Supreme të kohës, është ende sot një figurë që ilustron se çfarë turpi mund të bëjë një gjykatë e padrejtë.

Ende sot, portreti i tij i varur në ambientet e brendëshme të Gjykatës Supreme të SHBA në Washington D.C., u tregohet me gisht vizitorëve, së bashku me historinë e turpit.

Një “Dred Scott v. Sandford” (varianti shqiptar), ndodhi edhe këtu ditën kur Gjykata Kushtetuese refuzoi të legjitimonte 1/5 e deputetëve të opozitës, në një padi thelbësore për ekzistencën e opozitës pra demokracisë, pavarësisht se Kushtetuta ua jep këtë të drejtë të pakufizuar në mënyrë eksplicite! Në gërmë.

Ky vendim, identik me “Dred Scott v. Sandford”, për nga paturpësia në kundërshtimin e gërmës së Kushtetutës dhe, përbuzja e parimeve të së drejtës, u mor në raportin 8 me 1.

Dmth 8 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, vendosën se opozita nuk ka të drejtë edhe nëse Kushtetuta ua njeh të drejtën fjalë për fjalë, madje edhe pse në të paktën 15 vendime, vetë Gjykata Kushtetuese e ka argumentuar në jurisprudencën e prodhuar në vite.

Si çdo skandal i ngjashëm me rastet degjenerative të ndodhura më parë në një shoqëri perëndimorë, edhe ky i Gjykatës sonë Kushtetuese nuk mund të mos jetë edhe më i payndyrë…

7 gjyqtarët supremë të “Dred Scott v. Sandford”, ishin vetë opresorë, pronarë skllevërish dhe morën një vendim për të ruajtur xhepat e pasuritë e tyre.

8 gjyqtarët tanë kushtetues janë thjesht skllevër të opresorit… e ç’është më e keqja, ndjehen mirë me skllavërinë tyre dhe me vetë skllavëruesin që i çoi aty…

Janë lloji më i ndyrë e i dëmshëm i skllavit, janë skllevër të lumtur!

Sot, e njëjta Gjykatë Kushtetuese, ka vendosur një tjetër standard skandaloz, në disrespekt të Kushtetutës dhe ligjeve, interesave e praktikës ligjore e diplomatike të vendit me noterizimin e marrëveshjes Rama-Meloni.

Këtu nuk do ndodhë asgjë pas kësaj, ashtu siç nuk ndodhi asgjë pak javë më parë kur “Dred Scott v. Sandford” (varianti shqiptar) përdhosi thelbin e sistemit tonë kushtetues: demokracinë dhe paprekshmërinë e opozitës.

Me gjasë jemi një shoqëri me shumicë skllevërish të lumtur, si gjyqtarët në fjalë, dhe kësisoj nuk do të ketë as luftë civile e as reagim… si në Amerikë, në 1857, sepse edhe “Amerika” vetë nuk po na urdhëron ta bëjmë…

Ndjehet mirë kështu siç na ka…

Etiketa: Edi RamaGjykata KushtetueseLulzim BashaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
Para

Si skenë filmi/ 8 "komando" grabisin furgonin me para në Itali, shkëmbim zjarri me Policinë (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com