• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD bllokon në shenjë proteste komisionin për Zgjedhoren, PS mblidhet online me Alibeajn

Deputetët demokratë bllokuan këtë të premte zhvillimin normal të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, duke kundërshtuar përbërjen e komisionit. Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës si dhe ata të grupit Basha u mblodhën online për të miratuar kalendarin e punimeve të komisionit.

10:30 : 26/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Zhvillimet e kësaj të premteje në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore kanë qenë një përsëritje e asaj që ndodhi një javë më parë.

Deputetët demokratë zunë karriget e atyre socialiste në shenjë proteste si dhe përdorën bilbila për të krijuar zhurmë si në seancën e fundit plenare. Mes palëve pati debat për disa çaste në sallën e mbledhjes. “Na jepni të drejtat tona. Na jepni përfaqësimin”, iu drejtua në një moment Albana Vokshi – Damian Gjiknurit, bashkryetarit të komisionit nga radhët e PS.

Në kushtet e pengimit të zhvillimit normal të mbledhjes, ligjvënësit socialistë u larguan nga mbledhja.

Në një prononcim për gazetarët, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se pengmarrja e komisionit nga mazhoranca po vijon.

“E patë edhe sot një teatër tjetër. Nga shtatë deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin me votat e mazhorancës kishin konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje. Edhe sot u bojkotua mbledhja siç është bojkotuar prej dy vitesh me radhë. E patë teatrin dhe nënqeshjen e përfaqësuesve të mazhorancës. Kanë dy vite që nuk bëjnë asnjë gjë, nuk duan reformë zgjedhore, e thanë hapur në mbledhje që do të gjejnë forma të tjera se si ta bëjnë reformën, por jo reformim zgjedhor, por si të adresojnë problematikat që ka adresuar Gjykata Kushtetuese. Praktikisht thanë prapë që do përpiqen të gjejnë vota për t’i bërë zgjedhjet kushtetuese sepse nuk mund të ketë zgjedhje. Zgjedhjet janë antikushtetuese me këtë kod zgjedhor që është sot. Kjo është situata. Kjo është tallja që bëhet me qytetarët”, tha ai.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Deputeti tjetër demokrat, Oerd Bylykbashi tha se zhvillimet e sotme provuan edhe njëherë se PS nuk kërkon një reformë zgjedhore, pasi sipas tij, synimi i kryeministrit Edi Rama është blerja sërish e zgjedhjeve të ardhshme. Bylykbashi përsëriti kërkesën e opozitës për përfaqësim të drejtë dhe sipas ligjit në komision.

“PD dhe gjithë opozita, gjithë koalicioni opozitar ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të gjetur konsensus për të trajtuar atë që kërkojnë partnerët me deklaratën e fundit fare qartë edhe nga OSBE/ODIHR. Kjo është kërkesa e re, e dorëzuar dje në parlament, ku 47 deputetë kanë firmosur sërish kërkesën që komisioni i Reformës Zgjedhore të rikompozohet në përputhje me vullnetin e shumicës dërrmuese të opozitës. Përsëri ne presim që mazhoranca të lërë lojën që bën me segmente të vogla. Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica”, tha ai.

Një ditë më parë, 47 deputetë demokratë, përmes një kërkesë dërguar kryeparlamentares Lindta Nikolla, u shprehën dakord që grupi Basha të ketë një deputet në komisionin e posaçëm. Ata i qëndruan kërkesës që bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj (përfaqësues i grupit Basha) të zëvendësohet nga Oerd Bylykbashi.

Ndërkohë, nga grupi Basha dhe mazhoranca, nuk duket të ketë shenja të pranimit të kërkesave të opozitës. Pas dështimit të mbledhjes fizike, mazhoranca dhe deputetët e “grupit Basha” u mblodhën online në mesditë. Në mbledhje, u miratua me shumicë votash kalendari i punimeve të komisionit të posaçëm.

Etiketa: PDpsreforma zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
Para

Bylykbashi pas dështimit të mbledhjes për Reformën Zgjedhore: PS të lejë lojërat!

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com