• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katër vite pas shembjes së Teatrit, Veliaj kthehet për propagandë në vendin e krimit

12:19 : 24/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pushteti zgjodhi errësirën e një fundjave Maji për të rrëzuar me rruspa ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Rezistenca më shumë se dy vjeçare për mbajtjen e teatrit e artistëve dhe aktivistëve, u godit dhunshëm nga dhuna e efektivëve me uniformë ndaj qendrëstarëve të kauzës dhe fadromat e rënda që rrafshuan ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

Shembja e godinës, e cilësuar pjesë e trashëgimisë kulturore, u kundërshtua me një qëndresë gati të pashembullt nga grupimi “Alenca për Teatrin”, personalitete të shquara, organizata vendase e të huaja dhe vetë zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Megjithatë, përballë ishin njerëzit e pushtetit. Si itharë të shkatërrimit u pozicioniuan egërsisht kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, sipas të cilëve godina nuk kishte asnjë vlerë.

Me procedura të cilësuara antikushtetuese më pas nga gjykata, pushteti arriti të rrafshojë Teatrin Kombëtar dhe i çeli dritën jeshile biznesmenit pranë qeverisë Shkëlqim Fusha, për të ndërtuar teatrin e ri brenda një kompleksi në vendin ku qëndronte godina e shembur.

Të Martën, në mediat pro qeveritare u shfaq kronika e radhës e propagandës së Erion Veliajt, i cili njoftoi “lumturinë” për ecurinë e punimeve nga “Fusha”.

Lexo edhe:

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

Procedura antikushtetuese, por dyshja Rama-Veliaj nuk preket

Shembja e Teatrit Kombëtar u krye në bazë të procedurave të vlerësuara antikushtetuese nga autoritetet, megjithatë asnjë masë nuk u mor për ndalimin e punimeve nga firma “Fusha”.

Në korrik të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi “ligjin Fusha”, i cili i dha biznesmenit Shkëlqim Fusha truallin e Teatrit Kombëtar për ngritjen e një kompleksi kullash.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi njëkohësisht edhe një Vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në atë ligj, nëpërmjet të cilit kalohej pronësia e truallit të Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës.

Megjithatë, një trupë e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji dhe Ilir Toska, doli më vonë në konkluzionin se Gjykata Kushtetuese nuk ka mjete juridike për të detyruar institucionet, në rastin konkret Këshillin e Ministrave dhe Bashkinë e Tiranës, që të zbatojnë vendimet e saj.

Lidhur me çështjen është bërë kallëzim edhe në Prokurorinë e Posaçme, që vijon të prodhojë vetëm heshtje edhe katër vite pas shembjes së Teatrit.

Etiketa: Erion VeliajTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025
AKTUALITET

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

13:48 : 31/10/2025
Para

"Jam krenare për veten time..."/ Selena Gomez poston fotot me mesazh domethënës

TË GJITHA

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari kushëriri i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com