• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha në SPAK: Prokurorët të terrorizuar! Kur u përmenda Ramën, gati sa s’u futën nën tavolinë

12:10 : 23/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit këtë të Martë në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte thirrur për tu marrë në pyetje për herë të parë, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Berisha dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët para hyrjes në ambientet e SPAK, duke e cilësuar prokurorinë organizatë kriminale që punon kundër pluralizmit për llogari të kryeministrit Edi Rama. Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe pas daljes nga SPAK, ndërsa tha se nuk u paraqit asnjë provë kundër tij, por vetëm akuza-mashtrime.

Pak para orës 10:00, kryedemokrati doli nga apartamenti ku jeton. “Beteja vijon! Beteja pa kthim vazhdon”, tha ai për gazetarët e pranishëm poshtë shtëpisë së tij, para se të hynte në bordin e automjetit që e transportoi para hyrjes së prokurorisë së posaçme.

Aty dha një tjetër prononcim për gazetarët, duke hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama dhe SPAK-ut.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore”, tha kreu i PD-së.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Para dyerve të prokurorisë ishin grumbulluar deputetë demokratë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës së kryedemokratit, të cilët e pritën me brohoritma dhe thirrjen: “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Thirrje që u brohorit edhe pas daljes së kryedemokratit nga SPAK.

Berisha pas daljes nga SPAK: Asnjë provë kundër meje

Kryedemokrati qëndroi rreth dy orë në ambientet e prokurorisë. Në dalje, mbajti një deklaratë për gazetarët, teksa foli për deklaratat e dhëna në prokurori. Ai u shpreh se i gjeti prokurorët të terrorizuar, ndërsa shtoi se u tha se si ka mundësi që në dosjen hetimore nuk është përmendur roli i Edi Ramës. Kryedemokrati shtoi se u tha prokurorëve se “ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij (Edi Rama)”. Po ashtu, deklaroi se i pyeti se cili nga prokurorët ka bashkëpunuar me McGonigal.

“Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme. Të dashur miq, gjeta aty një grup të terrorizuar. Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama…”, e nisi deklaratën Berisha.

“I pyeta se cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shihni të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin se ç’të përgjigjeshin”, shtoi.

“Kur përmenda eksponentin kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla, fytyrat u prishën komplet. Natyrisht u përgjigja të gjitha, po nuk kishin pyetje ata, ato ishin vetëdenigrim që i bëjmë vetes, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar, në një kohë kur ka vendimi i letrave me vlerë kanë fituar 40 milionë euro mijëra qytetarë. Është marrë një muaj përpara se Jamarbër Malltezi dhe Begeja të kishin paguar 90 përqind ose 95 përqind të atyre që u takonte këtyre si familje dhe kishin mbetur 5 përqind pa paguar, nga të cilat përfitoi 64 euro Jamarbër Malltezi. Shikoni se ku poshtërohen, ku shkojnë, ku i çon urdhri politik dhe statusi politik i partisë i Altin Dumanit këta prokurorë”, tha Berisha më tej.

Kryedemokrati theksoi se “po ecim të sigurt drejt një fitore të pashmangshme dhe Edi Rama do përfundojë në galerat e historisë bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale SPAK dhe GJKKO”.

Ai u shpreh se prokurorët nuk paraqitën asnjë provë ndaj tij, por sipas Berishës, vetëm mashtrime dhe riciklim të mashtrimeve.

“Kur u përmenda Edi Ramën, u shpreh, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë”.

“Unë i pyeta, u thashe se çfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur nuk kishte… pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Edi Rama, në UrbaPlanin e kalon përsëri gjithë klubin në zonë dhe ju nuk e përmendni një herë? Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe nuk ju nuk guxoni me e përmendë? Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni dhe thoni se ka firmosë Lulzim Basha? Basha ka firmosur, por ka firmosur Rama dhe Veliaj. Si ka mundësi që ju injoroni emrin e Edi Ramës, në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? E ka gjobitur Bashkinë e Tiranës me 320 mijë euro për faktin se nuk zbardhte lejen, e mori vesh që Jamarbër Malltezi dhe lejen e miratuar e bllokoi. Ky grup i strukturuar kriminal nuk guxon të përmendë njëherë të vetme emrin e tij. A mund të imagjinoni ju hetues në botë si këta përveçse në Korenë e Veriut”, tha Berisha.

Ai tha se ka “dijeni të plotë se skapistët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigal”, ndërsa shtoi se “në momentin e caktuar unë do i bëj publike”. “Por sqaroj se ne kemi dërguar një dosje, PD ka dërguar një dosje pranë autoriteteve të SHBA me të gjitha të dhënat që ne disponojmë për aferën McGonigal”, u shpreh.

Javën e kaluar, prokuroria e posaçme refuzoi kërkesën e ish-kryeministrit për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai vlerësuan se ligji nuk e parashikon miratimin e një kërkese të tillë. Lidhur me këtë vendim, Berisha tha sot se “grupi i strukturuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen apo mosshkuarjen time në parlament”. Sipas tij, këtë duhet ta vendoste gjykata.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, deklaroi se të ardhmen e opozitës e sheh në fitore të sigurt.

Një prononcim të shkurtër mbajti edhe avokati i kryeopozitarit Genc Gjokutaj, i cili tha se “ardhja e Berishës ka rrezuar dhe masat”. “Ka rënë komplet masa e sigurimit dhe të gjitha. Nuk kishte asnjë pyetje që i referohej një prove“, tha Gjokutaj.

Berisha është nën arrest shtëpie që prej 30 Dhjetorit pasi GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të ashpëruar masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj tij. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në procedimin penal për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Vetë kryedemokrati i ka quajtur akuzat ndaj tij të motivuara politikisht nga kundërshtari i tij politik, kryeministri Edi Rama. Ndërsa procedurën e ndjekur ndaj tij deri në ashpërsimin e masës së sigurisë e ka cilësuar antikushtetuese. Masa e arrestit në shtëpi është ankimuar nga kryedemokrati, dhe do të shqyrtohet në Apel më 24 Janar. Ndërkohë, më 25 Janar, SPAK ka vendosur të marrë në pyetje edhe Jamarbër Malltezin për herë të parë gjatë hetimit për çështjen “Partizani”.

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14

Në foto: Berisha para hyrjes në SPAK

Etiketa: privatizimi i partizanitSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
Para

"Asnjë provë kundër meje", Berisha: Pyetjet e prokurorëve idiote!

TË GJITHA

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese

22:23 : 06/06/2025

Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze

22:21 : 06/06/2025

Muaji i qershive, ja cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

22:19 : 06/06/2025

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com