• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS konfirmon ngritjen e komisionit për të kontrolluar SPAK-un: Do modernizohemi!

20:32 : 19/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ajo që përflitej prej ditësh, tashmë është e konfirmuar. Partia Socialiste do të ngrejë një komision parlamentar për të kontrolluar SPAK-un.

Kjo lëvizje vjen pas goditjeve të njëpasnjëshme të Prokurorisë së Posaçme ndaj mazhorancës, edhe pse ende ngelen të paprekur kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj apo ministrat dhe ish-ministrat e rëndësishëm si Ilir Beqaj, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, etj. I vetmi “i lartë” nga qeveritë e Edi Ramës për të cilin ka një urdhër-arresti është Arben Ahmetaj, por tashmë ai ka mbi 6 muaj i cili ndodhet në arrati dhe jo në burg.

Lajmin për ngritjen e komisionit parlamentar për të kontrolluar SPAK-un e ka konfirmuar deputeti socialist Eduard Shalsi në një intervistë për TCH, por pa dhënë ndonjë arsye konkrete se përse nevojitet ngritja e këtij komisioni. I vetmi justifikim që tha, ishte qesharak, duke thënë se ka ardhur koha që Kuvendi të modernizohet.

“E gjithë kjo iniciativë synon që parlamenti të ngrihet në lartësinë që i njeh kushtetuta por edhe të ndërmarrë në këto momente të rëndësishme të anëtarësimit në BE edhe një rol akoma më të rëndësishëm. Për këtë duhen kapacitete për shkak të volumit të punës së shtuar, për shkak të dhjetëra ligjeve por duhet mbi të gjitha ekspertizë. Ekspertiza është mjaft e rëndësishme. Ndaj është e domosdoshme që të kalojë në një nivel të ri puna e parlamentit, puna e komisioneve. Domosdoshmëria e përfshirjes së profesionistëve, ekspertëve është e tillë që nuk do të mund të përmbushë të gjitha pritshmëritë e qytetarëve apo ato që lindin nga procesi i integrimit. Roli dhe rolet e Kuvendit dhe përgjegjësitë e kuvendit janë të përcaktuara. Nuk do të mund të marrë ndonjë rol shtesë Kuvendi.  Ajo që do të duhet të ndodhë është që të rriten kapacitetet për të monitoruar, skrutinuar, kontrolluar punën e qeverisë dhe të institucioneve të ndryshme të pavarura siç bëjnë. Është thjeshtë në rastin më të mirë mos-kuptimësi në rastin më të keq një keqdashje në të kuptuar . Shumë e thjeshtë. Parlamenti do të duhet të modernizohet. Duhet të ngrihet në lartësinë e sfidave të kohës. Do të duhet që të luaj rolin që i beson kushtetuta” – tha Eduard Shalsi.

Këtë gjë e denoncoi ditën e sotme edhe Lulzim Basha, i cili tha se socialistët po e ngrejnë me qëllim për të goditur dhe kontrolluar SPAK-un, teksa sipas tij, si model e kanë marrë në Rumani.

Lexo edhe:

Kuvendi mbyll dyert për mediat/ Mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën

EMRAT/ Trafik droge drejt Finlandës, SPAK çon në gjyq 11 anëtarët e grupit kriminal, akuzat

“Tani që SPAK po nis të godasë pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje prodhuar në Rumani për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un dhe reformën në drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur i të Drejtave të Njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë.” – tha Basha.

Ajo që do të përbënte edhe më shumë skandal, do të jetë nëse është e vërtetë ajo që përflitet në media, se në krye të këtij komisioni, Rama do të vendosë Fatmir Xhafajn, hetues në kohën e komunizmit dhe vëllai i trafikantit Geron Xhafaj.

Etiketa: komisionKuvendimodernizohetRamaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi mbyll dyert për mediat/ Mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën

16:14 : 27/07/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Trafik droge drejt Finlandës, SPAK çon në gjyq 11 anëtarët e grupit kriminal, akuzat

15:54 : 27/07/2026
AKTUALITET

‘SASPAC’/ GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh

15:30 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shehaj rrëmbeu dokumentin konfidencial, PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

13:58 : 27/07/2026
AKTUALITET

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun

11:33 : 27/07/2026
AKTUALITET

Trafik droge nga Spanja drejt Finlandës, Apeli liron nga qelia Erind Agalliun

11:19 : 27/07/2026
Para

Lista Serbe: Vendimi i BQK-së për dinarin rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë

TË GJITHA

‘Më shumë policë se protestues’, aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

18:31 : 27/07/2026

Tre shenja të horoskopit lënë pas pasiguritë, fundi i korrikut sjell një fillim të ri

18:18 : 27/07/2026

Sulmi me një të vdekur dhe disa të plagosur në Berlin, babai i autorit: Djalit tim iu “shpëla truri” nga ISIS

18:05 : 27/07/2026

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:00 : 27/07/2026

Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ DETAJE nga dosja e Refit Buzit, në gjyq për mashtrim

17:51 : 27/07/2026

Kredia 302 mln $ dhe presioni i NATO-s/ ‘Prapaskenat’ e marrëveshjes “top sekret” me SHBA-në

17:33 : 27/07/2026

VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët

17:17 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetbetcio girişiptv satın al