• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “shpërblen” SPAK-un; 1.5 mln € për rikonstruksionin e godinës që “dhuroi” Veliaj!

11:09 : 17/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranë po “përkëdhelin” Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e “pagëzuar” si SPAK-u. Kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, ka kërkuar disa herë ambiente të reja. Fillimisht, i erdhi në “ndihmë” Erion Veliaj, duke i dhuruar një godinë me vlerë 5 milionë euro. Ky “donacion” vjen në një kohë që vetë Veliaj apo drejtorët e Bashkisë së Tiranës po hetohen për aferën e inceneratorëve. Ndërkohë, edhe Rama ka vijuar me ndihmat, pasi Ministria e Financave i ka shtuar buxhetin kësaj strukture për vitin 2024. Një pjesë e mirë e parave edhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re të SPAK-ut.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re të SPAK-ut

Sipas dokumenteve që ka siguruar redaksia e BoldNews.al, ministria e Financave i ka shtuar së tepërmi fondin kësaj akuze. Dhe menjëherë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hapur një tender me objekt “ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK”. Fondi limit i kësaj procedure është 127.867.415 lekë, ose me TVSH shuma shkon në rreth 1.5 milionë euro.

Ndërkohë, në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut Altin Dumani deklaroi disa muaj më parë se “po punojmë në ambiente përtej kapaciteteve”. “Është bërë një ndarje, një pjesë në vitin 2024, një pjesë në vitin 2025. Do ishte e mira të na jepej fondi i duhur buxhetor, për ta kthyer funksionale godinën brenda vitit 2024. Kjo bëhet funksionale vetëm nëse kemi fondin, pasi godinën e kemi, përballë zyrave tona është shumë afër dhe vijojmë punojmë tej kapaciteteve dhe s’mund të plotësojmë as stafin dhe organikën e kërkuar, pasi s’kemi ku t’i fusim punonjësit tanë”, tha Dumani.

Lexo edhe:

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

Pra, ai bëri me dije se godina që kërkojnë është përballë SPAK-ut. Bëhet fjalë për një godinë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, e cila është prokuruar nga ky institucion dhe ka qenë për Ujësjellës Kanalizime.

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për godinën e re të SPAK-ut, një “dhuratë” 5 mln euro e Veliajt

Disa kohë më parë, redaksia e BoldNews.al, denoncoi “dhuratën” që Veliaj i bëri SPAK-ut, e destinuar fillimisht për administratën qendrore të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Godina ndodhet përballë Gjykatës së Posaçme, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, është në përfundim një godinë luksoze 6-katëshe. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në 12 Korrik 2022 propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të dorëzuar çelësat e ndërtesës me vlerë rreth 5 milionë dollarë në duart e Prokurorisë së Posaçme.

“Përfituesi është e njëjta strukturë hetimore që, si rregull, duhet të ketë nën hetim Veliajn, për përfshirje në rol të dorës së parë në aferën e shumë-debatuar të ndërtimit dhe funksionimit të inceneratorit të Tiranës nga një grup kompanish private, me figurë përfaqësuese biznesmenin e shpallur në kërkim, Klodian Zoto” shkruante BoldNews.al.

Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës ka bërë tenderin me objekt “Ndërtim i godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë”, me fond limit 480 milionë lekë të reja pa TVSH ose rreth 5 milionë USD, së bashku me TVSH.

Etiketa: Bashkia e TiranesErion VeliajspaktenderUjësjellës-Kanalizimeve Tiranë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
Para

“Je me mazhorancën, Basha një zagar ”/ Noka dhe Bardhi "përplasen" ashpër me Açkën: Do të...

TË GJITHA

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025

Meritoni refuzoi të fliste për Ilnisën, Agolli: Historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment

17:26 : 29/10/2025

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

17:25 : 29/10/2025

Siria njeh Kosovën, Osmani: Një hap historik për sovranitetin e vendit

17:10 : 29/10/2025

Lider i inteligjencës artificiale, Nvidia kalon vlerën e 5 trilion dollarëve në treg

17:04 : 29/10/2025

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas balonave me cigare kontrabandë

16:38 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com