• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Berisha dhe Malltezi thirren për të dëshmuar në SPAK

12:54 : 16/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar kreun e PD-së Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi se këtë javë do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Më konkretisht, Jamarbër Malltezi do të merret në pyetje ditën e nesërme (e mërkurë), ndërsa Sali Berisha do të merret në pyetje ditën e enjte.

Kjo do të jetë hera e parë që Sali Berisha do të paraqitet në SPAK për të dëshmuar në lidhje me këtë dosje, pasi herët e tjera ka refuzuar të shkojë. Si Berisha po ashtu edhe Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me këtë çështje.

Por, avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të jenë të pranishëm. Kërkesën drejtuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion e ka konfirmuar për mediat avokati Sokol Mëngjesi. Sipas tij, kanë një agjendë tjetër dhe nuk mund të vijnë në orën 10:00 për të shoqëruar Berishën.

Kujtojmë se avokatët e Berishës e kanë ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “detyrim parqitje” në “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku i ndalohen dhe kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë.

Avokatët e Berishës e konsideruan si një vendim të pavlefshëm, pasi sipas tyre, nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal material ose procedural të Republikës së Shqipërisë, që përcakton se liria e komunikimit të një personi mund të kufizohet në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Lexo edhe:

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

“Për më tepër, liria e shprehjes dhe e organizimit politik janë liri themelore kushtetuese dhe si të tilla për zbatimin e tyre në rastin e deputetëve të kuvendit duhet të kërkohet autorizim i posacëm nga Kuvendi i Shqipërisë. Çdo vendim i marrë në kundërshtim me këtë procedure është i paligjshëm dhe si i tillë, i pavlefshëm.” – u shprehën ata në një deklaratë për mediat.

Si ish-kryeministri Sali Berisha, po ashtu edhe avokatët e tij dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar vendimin e GJKKO-së, si të diktuar nga kryeministri Edi Rama për të goditur opozitën dhe për t’i mbyllur gojën kreut të saj.

Ditën e djeshme, avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi i është drejtuar me një kërkesë SPAK-ut ku i kërkohet që liderit demokrat t’i jepet leje për shkuar në seancat plenare në Kuvend. Kërkesa do të shqyrtohet nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.

Ndërkohë deputetët dhe simpatizantët demokratë i kanë shkuar Sali Berishës pothuajse çdo ditë në mbështetje poshtë pallatit ku banon, teksa pritet që të mblidhen edhe ditën e sotme rreth orës 17:00.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta. Mbi këta dy të fundit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Etiketa: BerishadeshmimallteziPartizanispakthirren

Lajme të lidhura

SPORT

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025
AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
Para

Të dehur në timon, dy të arrestuar në Malësinë e Madhe

TË GJITHA

“Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj

13:24 : 17/08/2025

Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington

13:13 : 17/08/2025

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

13:04 : 17/08/2025

Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

12:46 : 17/08/2025

Denoncimi/ Inspektorët e ISHSH “peshkojnë” në plazhet e jugut për ryshfet

12:33 : 17/08/2025

VIDEO/ U kap duket lëvizur me pistoletë, arrestohet i riu në Tiranë

12:21 : 17/08/2025

EMRI/ Vodhi një skuter elektrik, arrestohet i riu gjerman në Sarandë

12:14 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com