• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD kallëzon në SPAK prokurorin Dritan Prençi: Zhduku provat tek afera e inceneratorit

11:42 : 09/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

11 deputetë të Partisë Demokratike kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme dhe në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, prokurorin e SPAK, Dritan Prençi për “shpërdorim detyre”, pasi e akuzojnë për shkelje të rënda të kryera në hetimet për inceneratorin e Fierit.

Deputeti Luan Baçi, i cili është një prej firmëtarëve të kallëzimit penal, në një deklaratë për mediat nga selia blu, u shpreh se pokurori Dritan Prençi qëllimisht ka zhdukur provat që përfshijnë drejtpërdrejt në aferën e inceneratorit të Fierit Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engjëll Agaçin dhe shumë titullarë të tjerë të Ministrisë së Financave, NJZP, etj.

Sipas tij, kjo gjë është evidentuar edhe nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila në vendimin e GJKKO-së evidenton se hetimet e kryera prej Prokurorisë SPAK (Dritan Prençit) janë të mangëta, të cekta, të pjesëshme, të devijuara, dhe selektive.

Luan Baçi u shpreh më tej se prokurori ka për detyrë të kryejë hetime të plota, por sipas tij, Dritan Prençi i ka mbyllur hetimet brenda dy javësh dhe nuk ka hetuar shtetasit që përmenden në aktet e kontrollit të KLSH-së dhe Ministrisë së Financave.

Gjithashtu, deputeti demokrat theksoi se është i njëjti prokuror që po fsheh të dhënat e raportit kofidencial të KLSH, po fsheh auditet e kryera nga Ministria e Financave, po fsheh provat të cilat pasqyrohen nga Altin Dumani në dosjen hetimore për Arben Ahmetaj, ku implikohen drejtpërdrejtë Erion Veliaj dhe Edi Rama në aferën e inceneratorëve.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETIT TË PD, LUAN BAÇI

11 deputetë të Partisë Demokratike, ndër të cilët edhe unë, i jemi drejtuar SPAK dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke i vënë në dijeni për shkeljet e rënda të prokurorit Dritan Prençi, i cili ka fshehur prova që zyrtarë të lartë të Edi Ramës të dalin pa lagur.

Prokurori Dritan Prençi qëllimisht ka zhdukur provat që përfshijnë drejtpërdrejt në aferën e inceneratorit të Fierit Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engjëll Agaçin dhe shumë titullarë të tjerë të Ministrisë së Financave, NJZP, etj.

Këto janë vënë në pah nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Në çështjen e Incineratorit të Fierit, Gjyqtarja e Seancës Paraprake, me vendimin nr. 26, të 24 marsit 2023 ka vendosur “Dërgimin e çështjes në gjykim për Incineratorin e Fierit”. Në pika 100, gjyqtare Davidhi, evidenton se, hetimet e kryera prej Prokurorisë SPAK (Dritan Prençit) janë të mangëta, të cekta, të pjesëshme, të devijuara, dhe selektive.

Këto veprime të Prokurorit Dritan Prençi kapërcejnë përgjegjësinë disiplinore ndaj tij, dhe janë veprime të kundraligjshme të ndëshkueshme penalisht, pasi është Prokurori Prençi, që në rastin konkret rezulton të ketë konsumuar me dashje, veprën penale të ”Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Prokurori që ka për detyrë të kryejë hetime të plota, i ka mbyllur hetimet brenda dy javësh dhe nuk ka hetuar shtetasit që përmenden në aktet e kontrollit të KLSH-së dhe Ministrisë së Financave.

Duam të ritheksojmë atë që nga kjo foltore është paraqitur që prej 3 javësh se, i njëjti prokuror po fsheh të dhënat e raportit kofidencial të KLSH, po fsheh auditet e kryera nga Ministria e Financave, po fsheh provat të cilat pasqyrohen nga Altin Dumani në dosjen hetimore për Arben Ahmetaj, ku implikohen drejtpërdrejtë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Siç e shihni, këto nuk janë akuza politike dhe as interpretime të cilat mund të denigrojnë figurën e prokurorëve.

Ne thjeshtë po prezantojmë para qytetarëve shqiptarë dhe vetë institucioneve të drejtësisë, dokumenta zyrtare të shtetit të cilat qëllimisht lihen jashtë fokusit të hetimit nga vetë sistemi i drejtësisë, për të mbyllur një herë e mirë mega aferën e inceneratorëve, të cilët do duhej të ishin hetuar si një grup i strukturuar kriminal.

Ky devijim i hetimit penal, kjo paligjshmëri, ka sjellë favorizimin e personave që janë lënë jashtë këtij procedimi penal.

Shkeljet e rënda të konstatuara në vendimin e sipërpërmendur, përbëjnë detyrim për nisjen e procedurave nga institucionet e Drejtësisë, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Këto krime të mëdha shtetërore, abzuime me qindra miliona euro të bëra nga Rama, Veliaj dhe klani i tyre hajduto-mafioz, janë arsyet se pse opozitës kërkojnë t’i mbyllin gojën duke arrestuar, pa asnjë provë, liderin Sali Berisha.

Për këtë arsye ne u kërkojmë qytetarëve të Fierit dhe të mbarë Shqpërisë t’i bashkohen aksionit opozitar: O sot, o kurrë!

Etiketa: agaciDeputetetdritan prençifierigjiknuriinceneratorikallezimPDprovatspakSubashizhduku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
Para

Armë zjarri e granata në banesë, shpallet në kërkim 50-vjeçari nga Tirana

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com