• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhvleftësimi i Euros/ Kompania e njohur italiane zhvendos prodhimin nga Shqipëria në Uzbekistan

08:21 : 03/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Që nga viti 1996 Shkodra ka qenë qendra kryesore prodhuese dhe logjistike e prodhimit të veshjeve intime jashtë Italisë për kompaninë “Cotonella”, lider në tregun fqinje që tashmë është një marke e njohur ndërkombëtare.

Me rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, nga nënçmimi i euros dhe paga minimale kompania italiane po tërheq një pjesë të prodhimit për t’u zhvendosur në Uzbekistan.

Zotëruesi i kompania “Albania Tricot”, Gjergj Leqejza që prodhon për “Cotonella” pohoi se “për të qenë konkurrues në treg dhe si rezultat i rritjes se çmimit fason, Cotonella spa ka vendosur të fillojë prodhimin në Uzbekistan”. Prodhimi në Shqipëri do të vijojë po do të jetë më i kufizuar tha, Leqejza i cili lajmëroi tkurrje të aktivitetit dhe shkurtim të numrit të punonjësve gjatë këtij vitit që sapo ka nisur.

Në vitin 1996 “Cotonella” zgjodhi Shqipërinë për të ndërtuar fabrikën e parë të prodhimit jashtë Italisë. Më pas në vitin 2008 fabrika e prodhimit në Shkodër në Shqipëri përuroi një laborator modern të prerjes së pëlhurave dhe bëhet një qendër ndërkombëtare logjistike për të gjithë “Cotonella”.

Por teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros në një kohë që tregu italian shfaqi rënie të kërkesës për veshje intime nga kriza e inflacionit, drejtuesit e “Cotonella” vendosen të zhvendosnin prodhimin nga Shqipëria.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 28 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Mediat në Uzbekistan kanë raportuar se në mes të këtij viti marka italiane e tekstilit “Cotonella” zgjedh Uzbekistanin për të lokalizuar produktet e saj. Drejtimi i kompanisë vendosi të hapë një fabrikë në rajonin Kashkadarya. “Cotonella” ka në plan të zhvendosë gradualisht prodhimin në Uzbekistan. Në fazën e parë pas fillimit të punës në fabrikë është planifikuar të prodhohen deri në 2 milionë copë trikotazh të gatshëm në vit, duke siguruar punë të përhershme deri në 80 persona. Më pas “Cotonella” synon të investojë rreth 5 milionë dollarë për të rritur prodhimin e produkteve në 8 milionë njësi në vit dhe synohen të hapen deri në 500 vende të reja pune të përhershme.

E themeluar në vitin 1972, kompania italiane e veshjeve “Cotonella” është një nga markat kryesore të brendshmeve për femra, meshkuj dhe fëmijë. Kompania prodhon më shumë se 20 milionë produkte në vit, të cilat shiten në 24 vende evropiane.

Sektori që punon me material porositësi po kalon një situatë të vështirë në vend për shkak të rritjes së kostove të prodhimit e të pagave dhe rënies së euros. Eksportet e tekstile e këpucë ranë me 5.8% për 11 mujorin 2023, ndërkohë që në nëntor u shënuar tkurrja më e thellë që nga pandemia, me 19%. / MONITOR

Etiketa: ekonomiaeuroitalianekompaniauzbekistanzhvelersimizhvendopset

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 28/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 25/10/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 23/10/2025
Para

Lëkundje tërmeti gjatë mesnatës në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

TË GJITHA

EMRI/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim

15:10 : 28/10/2025

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret me thikë babain

14:41 : 28/10/2025

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

14:38 : 28/10/2025

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com