• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon izolimin e kreut të opozitës/ Sot vendoset për vulën e PD dhe “fatin” e Berishës

08:21 : 27/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ditën e sotme  në orën 11:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të hzvillohet seanca për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Kjo seancë vjen pasi u shty një ditë më parë, ku zgjati rreth një orë dhe u shty pas kërkesës së avokatëve të palës mbrojtëse, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me provat. Gjithashtu, avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan në seancën e djeshme përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri.  Mësohet se ata kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

Kërkesa e avokatëve të Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka do të shqyrtohet nga gjyqtarja Rudina Palloj. Ajo është përcaktuar nëpërmjet shortit për të marrë përsipër këtë rast.

Në seancën e djeshme, gjyqtarja Irena Gjoka kishte thirrur për tu dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij. Por, ish-kryeministri nuk u paraqit në seancë, ku argumentat i ka paraqitur përmes avokatëve të tij.

SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin Sali Berisha vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku do t’i ndalohen kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë. Në dokumentin e SPAK thuhet po ashtu se adresa ku Berisha do duhet të qëndrojë është adresa e shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Lexo edhe:

“Patronazhistët në aksion”/ Zhupa nxjerr pamjet: Si po tjetërsohet vota në Sarandë

Sali Berisha pas votimit: Do kemi një ditë të dytë vere! Ja mesazhi për qytetarët

Aktualisht GJKKO i ka caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha ka refuzuar që të parqaqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Kujtojmë se Kuvendi më 21 Dhjetor miratoi kërkesën e SPAK me 75 vota pro të mazhorancës për heqjen e imuniteti të liderit demokrat. Vlen të theksohet fakti se edhe grupimi i Lulzim Bashës është pro arrestimit të Berishës, të cilët dorëzuan një raport në Kuvend, ku në disa pjesë ishte edhe më i ashpër me qëndrimet e mazhorancë, edhe pse ata munguan në seancën plenare të 21 dhjetorit.

Edhe pse e konsideron si një vendim politik të diktuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha pritet ta respektojë vendimin nëse i caktohet masa e arrestit në shtëpi. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet nga deklarat e tij në media.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Gjyqi për vulën e PD-së

Gjithashtu, sot në orën 09:00 do të mbahet në Gjykatën e Lartë gjqyi për vulën e Partisë Demokratike. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina. Seanca do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi.

Gjatë kohës që do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë, kreu i PD-së Sali Berisha ka thirrur mbështetësit e tij në një protestë para gjykate.

Vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u mor nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha në 11 Dhjetor 2021. Sipas Zhukrit, procedura e ndjekur ishte e rregullt dhe e bazuar në statutin e kësaj force politike. Gjykatësi përcaktoi detyrimin që të gjitha ndryshimet statutore dhe ato për riorganizimin e strukturave partiake deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të reflektoheshin në regjistrin e partive politike.

Ky vendim i Zhukrit u dërgua në Gjykatën e Apelit nga grupimi i Enkelejd Alibeaj, i komanduar në atë kohë në krye të partisë nga Lulzim Basha. Në 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që të rikthejë çështjen në Shkallën e Parë pasi më parë kishte pranuar si palë edhe grupimin e Alibeajt. Vendimi Apelit u ankimua në Gjykatën e Lartë nga grupimi i Themelimit. Tashmë fati i vulës së PD-së është në Gjykatën e Lartë.

Etiketa: fatiGJKKOGjykata e larteIrena GjokaPDSali Berishavula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Patronazhistët në aksion”/ Zhupa nxjerr pamjet: Si po tjetërsohet vota në Sarandë

13:07 : 11/05/2025
AKTUALITET

Sali Berisha pas votimit: Do kemi një ditë të dytë vere! Ja mesazhi për qytetarët

10:32 : 11/05/2025
AKTUALITET

E paprecedentë në Petrelë/ Disa karta ID të ndryshme, gjenden të hedhura në rrugë

10:05 : 11/05/2025
AKTUALITET

Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik! Qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

07:51 : 11/05/2025
AKTUALITET

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
Para

Këmbimi valutor 27 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

15:05 : 11/05/2025

Pjesëmarrja në zgjedhje/ Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit

14:58 : 11/05/2025

Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton të largohet nga dritarja – Video

14:55 : 11/05/2025

Drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër shkelmon portën e shkollës dhe intimidon komisionerët

14:46 : 11/05/2025

FOTO/ Dhia futet mes çiklistëve në Etapën e Tretë të ‘Giro d’Italia’ në Vlorë

14:40 : 11/05/2025

Kreu i KZAZ konfirmon mashtrimin: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

14:36 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00

14:33 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com