• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arresti për Berishën/ Avokati: Hakmarrje! SPAK e kërkon me mbikëqyrje policore

12:17 : 26/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00 seancën për Sali Berishën për të cilën SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “Arrest Shtëpie”.

Genc Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës Sali Berisha, pasi doli nga seanca që u zhvillua sot në GJKKO, u bëri të ditur mediave se çfarë ndodhi në këtë seancë.

“Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK-ut për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj z. Berisha në arrest shtëpie. Në fillim të seancës ne i kërkuam gjyqtares të jepte dorëheqjen në shkakun e bërë tashmë të ditur për shkak njëanshmërie. Z. Berisha ka qenë kryetar i KLD. Dhe për të mos e zgjatur këtë pikë, ajo nuk u shpreh as pro, as kundër, ndërkohë që përpara seancës ne e kishim dorëzuar në Sekretarinë e Gjykatës, e kishim dorëzuar kërkesën me të gjitha provat që provojnë faktin se Berisha ka qenë kryetar i KLD dhe në shkurt të vitit 1996, gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar. Nga ana e prokurorëve vijoi seanca, pavarësisht se ne kishim bërë kërkesën për përjashtim deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët dhe ne bëmë një set pyetjesh, për të cilat ata bënë sikur dhanë përgjigje, por në fakt ato përgjigje nuk u dhanë”, tha Gjokutaj.

Por SPAK ka kërkuar që Sali Berisha duhet të ruhet me policë tek dera në momentin që do të jetë në “arrest shtëpie”. Kjo masë është për të parandaluar mundësinë që ish-kryeministri të largohet nga shtëpia. Për avokatin e ish-kryeministrit Genc Gjokutaj kjo masë është e pa argumentuar dhe se po bëhet për t’u hakmarrë politikisht ndaj tij.

“Masa e sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pa mbështetur në ligj. Kjo tregon se nuk po bëhet proces i ligjshëm, por për t’u hakmarrë. Kjo është e paparashikuar në ligj. Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Arresti shtëpiak është detyrimi ndaj atij që vendoset. Kjo që thoni ju është për persona që u kanë skaduar afatet e paraburgimit, që janë me rrezikshmëri. Kjo nuk mund të krahasohet me zotin Berisha. Për këtë nuk kishte argumente”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Por ku do ta vuajë masën e sigurisë Berisha? “SPAK ka kërkuar që të bëhet në shtëpi. Nuk kemi paraqitur kërkesë, kur ta paraqesim do u njoftojmë” tha avokati.

 

 

Etiketa: arrest shtepiBerishaGJKKOgjokutajseancavenditmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

11:11 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

18:56 : 27/10/2025
Para

Izraeli e Hamasi e presin ftohtë propozimin egjiptian për përfundimin e luftës

TË GJITHA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com