• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha-ndërkombëtarëve: Duke denoncuar Vuçiç dhe injoruar batërdinë e Ramës, s’po kontriboni për stabilitet

13:35 : 23/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kyredemokrati Sali Berisha iu është drejtuar sot partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë me një thirrje të drejtpëdrejtë nga Këshilli Kombëtar i PD-së, lidhur me situatën politike që po kalon vendi.

Berisha shprehet se duke denoncuar Aleksandër Vuçiç dhe zgjedhjet e tij, dhe duke injoruar batërdinë zgjedhore të Ramës, nuk po kontribojnë në paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni. Ai shton më tej se me këtë standard vetëm sa nxitet më tej nacionalizmi serb dhe konsolidohet regjimi i narkoshtetit në Shqipëri.

“Me këtë rast duhet të theksoj një moment për të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, – tha Berisha. – Përshëndes qëndrimin që mbajtët ndaj zgjedhjeve në Serbi. Aleksandër Vuçiç është një kriminel lufte që vendin duhet ta ketë vetëm në Hagë. Aleksandër Vuçiç, për të shkelmuar votën e qytetarëve serbë, është i aftë të ndërmarrë çdo hap.

Por të nderuar partnerë, duke denoncuar Aleksandër Vuçiç dhe zgjedhjet e tij, dhe duke injoruar batërdinë zgjedhore të Pashiqit shqiptar, të argatit të Vuçiçit, ju nuk kontribuoni në paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni. Përkundrazi me këtë standard vetëm sa nxitet më tej nacionalizmi serb dhe konsolidohet regjimi i narkoshtetit në Shqipëri.

Zgjedhjet në Shqipëri ishin disa shkallë më të këqija se zgjedhjet në Serbi dhe në çdo vend tjetër, që janë parë ndonjëherë.

Opozita luftohet sepse është e fundit rrugë që u ka mbetur shqiptarëve që të mësojnë të vërtetën.

Prandaj unë edhe njëherë do i prish edhe njëherë rehatinë diktaturës duke thënë disa të vërteta që janë ulëritëse.

Opozita nuk është e dobët, por është e sulmuar nga qeveria e padrinos dhe de facto e përjashtuar prej parlamentit të tij.

Lexo edhe:

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

E sulmuar nga gjykatat dhe prokuroria politike dhe institucionet e tjera të narkoshtetit.

E sulmuar edhe nga disa prej medieve më kryesore të vendit. Analistë dhe banalistë që pasurohen çdo ditë bashkë me pushtetarët.

E sulmuar nga organizatat e krimit dhe drogës, të lidhura me Edi Ramën dhe ministrat e tij, por që vendosin ku të duan dhe çfarë të duan në republikën e krimit.

E sulmuar nga korrupsioni transnacional. Më gjeni një opozitë në botë që do i rezistonte këtij lloj agresioni siç rezistuam ne.

Por ne rezistuam dhe rezistojmë. Ne nuk u dorëzuam dhe nuk dorëzohemi sepse ne kemi vetëm një armë, idealet tona dhe të vërtetën.

E vërteta është si dielli, drita e saj nuk shuhet kurrë. Ajo ekziston edhe kur ti apo ndonjë tjetër nuk e sheh atë.
Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur. Të vjedhur me inceneratorët, me sterilizimin, me energjinë, me çmimet e rrugëve dhe punëve publike, nga taksat dhe çmimet më të larta në rajon, të vjedhur nga pagat e ngrira prej vitesh.

Shqipëria nuk është në ditët e saj më të mira siç thotë Edi Rama në fjalimin e tij të turpit. Shqipëria është në ditët e saj më të këqija. Sepse ajo është narkoshteti i parë dhe i vetëm në kontinent. Sepse shteti ligjor dhe rendi kushtetuese janë zëvendësuar me kodin e mafias. Sepse për herë të parë në histori, ne jemi një komb në vdekje, një komb ku një e treta në 9 vite kanë ikur sikur të ishin në luftë.

Por jo, përsëri Shqipëria nuk është e mallkuar. Shqipëria është e tradhtuar. Qeveria ka tradhtuar shqiptarët. Drejtësia ka tradhtuar shqiptarët. Opozita fasadë si ajo Balla-Brava-Alibeaj kanë tradhtuar shqiptarët. Disa nga mediat e mëdha të vendit kanë tradhtuar shqiptarët.

Shqiptarëve u ka mbetur vetëm opozita e vërtetë. Vetëm ne jemi shpresa e vetme, prandaj luftohemi në çdo formë. A ka njeri sot me mend në krye që mund të mohojë këtë? Askush!”- deklaron Berisha.

Etiketa: Edi RamaSali BerishaVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
Para

Berisha: Edhe në Hënë po të më çojnë, do gjej mënyrën për të bërë opozitë

TË GJITHA

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

13:09 : 01/11/2025

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com