• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klodiana Lala: Ja mesazhi që Mirel Mërtiri i dha SPAK-ut dhe politikës

22:52 : 21/12/2023
në AKTUALITET

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar intervistën e bosit të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, në “Syri.tv”, u shpreh se ai foli, por nuk tha asgjë.

Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ai doli për t’i thënë politikës dhe Prokurorisë së Posaçme mesazhin që ishte aty dhe nëse nuk bëjnë disa marrëveshje me të, ai do të ishte i gatshëm të dilte dhe të fliste.

Biseda në studio

Klodiana Lala: Nuk i di qëllimet pse ka folur Mirel Mërtiri, por ajo që më shqetësoi mua në atë intervistë, ishte fakti se foli dhe nuk tha asgjë. Nuk u dha përgjigje pyetjeve të qenësishme që do duhet t’i dinte publiku shqiptar. Nuk dha përgjigje se si Mirel Mërtiri erdhi bashkë me partneren e tij dhe Klodian Zoton pa investuar asnjë qindarkë dhe sot janë milionerë. Nuk shpjegoi se si u mbështet politikisht për të marrë kontrata me qindra miliona euro. Nuk tha se si janë përdorur këto para, nuk u mor me faktin që tregoi akuza e Prokurorisë së Posaçme që përmes faturave fiktive, duke fryrë kostot, ka përfituar miliona euro, pra ka mashtruar shtetin me pasoja të rënda.

Nuk shpjegoi se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe unë mendoj se pronari i vërtetë i incenratorëve është Mirel Mërtiri, që i ka marrë duke patur bekim politik. Për mua Mirel Mërtiri nuk doli për shkak të një azili, apo procedure ekstradimi që ka partnerja e tij. Mendoj se doli për t’i thënë politikës dhe Prokurorisë së Posaçme që “Unë jam këtu. Nëse ju nuk bëni disa marrëveshje me mua, ose nuk do të më bindeni në disa aspekte mua, unë jam i gatshëm të dal dhe të flas”.

Lexo edhe:

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

Sigurisht që secili gazetar zgjedh të ftuarit e tij, por nëse do të duhej të bëhej një intervistë për interesin publik, duhet të kishte oponencë të fortë, me gazetarë dhe specialistë që janë marrë me inceneratorët. Por të dalë njeriu më i rëndësishëm që ka marrë miliona euro dhe të mos shpjegojë në asnjë moment si janë përdorur këto taksa.

Ylli Rakipi: Logjika jote është shumë e drejtë, por ti mos mendo se një njeri që është fshehur dhe nuk pranon të vijë këtu, të dfalë më programin e Çim Pekës dhe të thotë se unë kam bërë këtë, këtë, edhe pse ai e pyeste a i more ti këto para, ku i çove këto para.

Klodiana Lala: Në dosjen hetimore ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, mes të tjera është zbuluar edhe një telefon Blackberry. Ishte një telefon i vjetër, të cilin ai e kishte harruar në shtëpinë e tij. Ai u mor nga hetuesit e BKH-së dhe dolën biseda të vjetra. Nuk e pashë në asnjë moment që Mirel Mërtiri të jepte një shpjegim për njohjen me Arben Ahmetajn, pse i drejtohej me fratello. Nuk pretendoj që Mërtiri të dilte dhe të thoshte që unë i kam vjedhur këto para dhe me këto po jetoj si sheik.

Etiketa: inceneratoretintervistaklodiana lalamesazhimirel mertiripolitikaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve të OSHEE

21:55 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
Para

Hakoi “GTA 6”, adoleshenti shqiptar mbyllet në spital psikiatrik

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com