• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e korrupsionit Myzyri-Abazi? SPAK mësyn në zyrat e KPP, sekuestrohen mbi 20 dosje tenderash

21:47 : 20/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një hetim intensiv po kryhet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me institucionin më të rëndësisshëm të menaxhimit të parave publike, si pjesë e vendimarrjes për ankesat në tendera dhe garat publike.

Hetimet kanë përfshirë Komisionin e Prokurimit Publik institucionin nga ku shumica e punëve publike si Infrastrukturë, Energjitkë, Shërbime, Restaurime, Teknologji Informacioni apo Investime Publike pas prokurimeve dhe ankimeve, shqyrtimit të dokumentave, nga KPP vendoset për të zgjedhur ofertën më të leverdisëshme ekonomike për paratë shtetërore, taksat tona.

E pikërisht ky parim sqaruan burimet nga grupi hetimorë për WebLajm rezulton se sëpaku në mbi 20 praktika të tenderave me vlerë të lartë ekonomike nuk është respektuar dhe me mekanizmin e përjashtimit nga gara, ankimeve fiktive, dhe dakordësive mes operatorëve është kaluar në vlerat e larta. Skemë kjo e cila rezulton ti ketë shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, e për pasojë humbjen e ekzistencës të vetë Institucionit të krijuar me ligj.

Pas marrjes së dokumentave dhe praktikave të tenderave nga zyrat e Komisionit të Prokuriemve Publike (KPP), SPAK pritet që ditët në vijim të marrë në pyetje drejtuesit e këtij institucioni ndërsa në hetim janë vendosur edhe disa kompani private pjesë e skemës.

Komisioni i Prokurimit Publik drejtohet nga Jonaid Myzyri ndërsa pjesë e vendimarrjes për çdo ankim janë edhe anëtarët si: Nënkryetar: Fiorent Zguro, Anëtar: Anila Malaj, Anëtar: Kreshnik Ternova.

Lexo edhe:

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Të katër këta zyrtarë publik pritet të njihen me fletëthirrjen e SPAK dhe hetimin që po kryehet ndaj institucionit që ata janë pjesë dhe vendimarrjes së tyre në ditët në vijim.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se, gjatë periudhës 2022-2023, KPP ka dhënë 7 vendime ku ka qenë përfshirë “Alko Impekst General”,  e menaxhuar nga Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist, Sadri Abazi, dhe në çdo rast vendimmarrja ka qenë pro kompanisë së familjes Abazi.

Dy kompani të menaxhuara nga Arbër Abazi, “Alko Impeks Construction” dhe “Alko Impeks General Construction”, kanë vendosur një lloj hegjemonie thelbësore në fitimin e tenderave për “Rindërtimin” dhe sidomos për pastrimin e qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

Të dhënat e portalit informativ “spending.data” dëshmojnë se kompanitë e menaxhuara nga Arbër Abazi, vetëm përgjatë periudhës 2019-2023, kanë fituar dhjetra tendera, nga të cilat deri tani janë paguar rreth 50 miliardë lekë të vjetra. Këto kontrata vijojnë dhe, natyrisht, edhe faturat e institucioneve publike në llogaritë e kompanive “Alko” do të vazhdojnë të shtohen.

Ka nga ata që besojnë se kjo situata lidhet me një lloj “raporti të ngrohtë” mes kompanisë private dhe kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri. Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik u zgjodh në këtë detyrë në korrik të vitit 2020, me votat e deputetëve të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Sipas biografinë së tij profesionale, të dorëzuar gjatë periudhës së kandidimit, Myzyri deklaronte se kishte qenë shef i zyrës së prokurimeve në Ministrinë e Infrastrukturës, e më herët inspector në Komisionin e Prokurimeve Publike dhe lector në Universitetin Amerikan të Tiranës.

Në CV-në e tij nuk shënohet asnjë lloj angazhimi në sektorin privat. Por, Partia Demokratike në opozitë, disa muaj pas emërimit të tij në krye të KPP-së, e akuzoi Myzyrin se po favorizonte shoqërinë ‘Alko Impeks General” të familjes së ish-deputetit socialist, Sadri Abazi.

Përfaqësues të opozitës deklaruan se ky favorizim vinte nga fakti që Joanid Myzyri kishte punuar më herët si jurist në këtë kompani private. Kjo e dhënë nuk gjendet në biografinë zyrtare të Myzyrit. Gjithashtu, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik dhe as nuk i ka mohuar akuzat e opozitës, duke lënë të kuptohet se janë të vërteta të dhënat për raporte bashkëpunimi professional mes tij dhe “Alko Impeks General”.

Vendimet pro Abazit

– Në datë 3 gusht 2023, Komisioni i Prokurimit Publik, nën drejtimin e Jonaid Myzyri, ka marrë në shqyrtim kërkesën për shfuqizimin e vendimit për skualifikimin e ofertës së “Alko Impeks General Construction” nga procedura për “Rikonstruksionin e Spitalit Rajonal Dibër”, me fond limit 325.049.984 lekë të reja, të zhvilluar nga Drejtoria e Spitalit Rajonal

Në përfundim, KPP vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e “Alko Impeks General”.

– Në 3 maj 2023, KPP mori në shqyrtim kërkesën e kompanisë “Albavia” për skualifikimin e ofertës së kompanisë “Alko Impeks General” nga procedura tenderuese me objekt “Loti IV, Ura e Zëmçës – Kryqëzimi Proptisht, Bishnicë”, me fond limit 220.320.000 lekë të reja, të zhvilluar nga Bashkia Pogradec.

Në përfundim, KPP vendosi pushimin e çështjes, duke lënë në fuqi fitues kompaninë “Alko Impeks General Construction”.

– Në 10 nëntor 2022, KPP mori në shqyrtim ankesën kundër skualifikimit të ofertës së paraqitur nga “Alko Impeks General” në procedurën “Shërbimi i Pastrimit dhe largimit të mbeturinave për Bashkinë Vorë”, me fond limit 273.460.221 lekë të reja.

Në përfundim, KPP, nën drejtimin e Jonaid Myzyri vendosi të pranojë ankesën e “Alko Impeks General”.

– Në 16 maj 2022, KPP shqyrtoi ankesën e “Alko Impeks General” për skualifikimin e ofertës së saj nga tenderi “Shërbimi i pastrimit të territorit të Bashkisë Himarë”, me fondi limit 289.674. 042 lekë të reja.

Edhe në këtë rast, KPP vendosi të pranojë ankimin e shoqërisë “Alko Impeks General”.

– Në 28 janar 2022, Komisioni i Prokurimit Publik shqyrtoi ankesën e kompanive “GPG” dhe “Korsel”, të cilat kërkonin skualifikimin e ofertës së shoqërisë ‘Alko Impeks General Construction” nga tenderi “Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Lushnje”, me fond limit 49.968.489 lekë të reja.

Në këtë rast, KPP e drejtuar nga Myzyri vendosi të mos pranojë ankimin, duke lënë në fuqi vendimin për shpalljen fitues të shoqërisë së familjes Abazi.

– Në tetor 2021, KPP pranoi kërkesën e kompanisë “Alko Impeks”, e cila ankohej për skualifikimin nga procedura me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave (mbetjeve urbane) në Njësitë Administrative dhe kryerja e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave publike në Njësitë Administrative të Bashkisë Fier”, me fond limit 198.984.172 lekë të reja.

LEXO EDHE:

Skemë korrupsioni mes Myzyrit dhe Abazit? KPP i jep të gjithë tenderat e ankimuar “Alko Impex”

Skema Jonaid Myzyri-Abazi/ KPP i jep 13 milion euro tendera “Alko Impex”

Gjykata zbulon skemën e tenderave mes Jonaid Myzyrit të KPP dhe “Alko Impeks” (Vendimi)

SPAK nis hetimet/ Myzyri i KPP dhe Abazi i “Alko Impex” skemë korrupsioni 13 mln €

“Alko Impex” fiton tenderin 3 mln euro të pastrimit në Elbasan, 3 të tjerët u skualifikuan!

Rotacioni/ “Alko Impex” merr 14 mln euro për rrugët, i fali ARRSH vetëm 321 euro

Etiketa: Alko Impeks General ConstructionAlko ImpexAlko Impex ConstructionArbër AbazidosjeJonaid MyzyriKomisioni i Prokurimit Publikkppspaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
Para

Tërhoqi skuadrën nga fusha, presidenti i Istanbulspor shpjegon arsyet

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com