• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Parregullsi shqetësuese”, BE i kërkon Serbisë përmirësimin e procesit zgjedhor

15:16 : 19/12/2023
në RAJONI

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë të martën se procesi zgjedhor në Serbi duhet të përmirësohet ndjeshëm, pasi vëzhguesit e pavarur gjetën parregullsi shqetësuese, përfshirë blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme të së dielës.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhelyi, thanë në një deklaratë të përbashkët se “funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në bllok.

Të hënën Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tërësi”.

Sipas kësaj organizate këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për konkurrencë”. Vëzhguesit dhe mediat e pavarura raportuan se serbë nga Bosnja janë dërguar në mënyrë të organizuar me autobusë për të votuar në Beograd, rreth 40,000 dokumente identifikimi u janë lëshuar personave që nuk jetojnë në kryeqytet, ndërkohë që në një qytet verior të Serbisë një ekip vëzhguesish është sulmuar dhe makina a tyre është goditur me shkopinj bejzbolli. Partia në pushtet është akuzuar se ka paguar votuesit apo ka bërë trysni mbi ta.

Lexo edhe:

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

Zyrtarët e pushtetit ngulën këmbë të martën se zgjedhjet e parakohshme të fundjavës ishin të lira dhe të ndershme me gjithë kritikat dhe tensionet politike pas votimeve.

Disa mijëra veta protestuan të hënën me pretendimet për mashtrim në zgjedhjet për pushtetin lokal në Beograd dhe më shumë protesta janë paralajmëruar për sot.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare serbe e presidentit Vuçiç doli fituese në zgjedhje, por kundërshtarët e saj kryesorë nga aleanca “Serbia kundër dhunës”, thonë se atyre iu grabit fitorja në Beograd.

Dy nga udhëheqësit e opozitës filluan të hënën një grevë urie, ndërsa thanë se nuk do të njohin rezultatet e zgjedhjeve në Beograd dhe se ato duhet të përsëriten. Pushteti hodhi poshtë pretendimet e tyre.

Protestues të rinj hodhën domate e letra higjienike mbi ndërtesën e Komisionit të zgjedhjeve gjatë protestës së të hënës. Policia tha se arrestoi dy prej tyre për sjellje të dhunshme.

Zyrtarët e lartë evropianë thanë të martën se presin që raportet e besueshme rreth parregullsive të trajtohen në mënyrë transparente nga autoritetet përgjegjëse përfshirë akuzat lidhur me zgjedhjet lokale në Beograd.

Të hënën vonë ministria e Jashtme gjermane duke iu referuar gjetjeve të vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsitë në zgjedhjet serbe tha se “kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”.

Kremlini ndërkaq e përgëzoi presidentin serb Vuçiç për fitoren duke e quajtur Serbinë një komb “vëllazëror” dhe “miqësor”.

Nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç, Serbia u bë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por opozita akuzon bllokun se po mbyll një sy ndaj mangësive demokratike të vendit në këmbim të qëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit, ende i trazuar pas luftërave të viteve 1990./VOA

Etiketa: BESerbiVuciczgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
Para

"Ligjet" miratuan ndryshimet për Komisionet Hetimore/ Tabaku: Mazhoranca do të mbrojë veten...

TË GJITHA

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

13:37 : 27/10/2025

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025

‘Të rregullojmë trafikun’/ Binaj: Në 1 vit humbasim 15 ditë duke pritur nëpër Tiranë

13:25 : 27/10/2025

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com