• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

LIVE/ Kuvendi vendos sot për imunitetin e Berishës, opozita në protestë

13:24 : 18/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës me qëllim ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij po shqyrtohet këtë të Hënë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është ishte prezent në seancë, por po përfaqësohet me prokurorë të posaçme nga dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Prezent në seancë janë deputetët e PS dhe Enkelejd Alibeaj nga grupi Basha. Ndërsa deputetët e opozitës e kanë bojkotuar seancën.

Të mërkurën e 12 Dhjetorit, Prokuroria e Posaçme kërkoi autorizimin nga Kuvendi për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, lidhur me procedimin penal për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. SPAK shprehet se ashpërsimi i masës kërkohet në kushtet kur Berisha nuk ka respektuar masën e detyrim paraqitjes, caktuar më herët ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar më pas nga Apeli.

Referuar procedurës që përcakton ligji, kërkesa e prokurorisë do të shqyrtohet fillimisht në Këshillin e Mandateve.  Me shumë gjasa, këshilli do të miratojë kërkesën e SPAK. Më pas, vendimmarrja e dytë dhe finale i kalon Kuvendit. Pasi edhe ky institucion jep dritën jeshile, atëherë SPAK i drejtohet me kërkesë mase gjykatës.

Lexo edhe:

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit

Opozita në protestë

Kryesia e Partisë Demokratike ndërkohë vendosi javën e kaluar që të organizojë një protestë ditën e sotme. Protesta do zhvillohet para nisjes së mbledhjes për imunitetin e Berishës, te kryesia e Kuvendit.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se kjo protestë nuk ka të bëjë me “hallin e tij personal”.

Në një konferencë për mediat një ditë pas vendimarrjes së kryesisë, Berisha u shpreh se kjo nuk do të jetë një protestë e vetme, por do të nisin një zinxhir protestash.

Një tjetër ptotestë është paralajmëruar gjatë kësaj jave te parlamenti, ditën e seancës plenare.

Para protestës, kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të zhvillohet ditën e sotme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të liderit demokrat.

“Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Edi Rama dhe larot e tij vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zevëndësimin e masave anti-kushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masat më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie. Ky është poshtërim i parlamentit. Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision. Të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit që me Kushtetutë është institucioni qendror i Republikës Parlamentare”-tha Berisha.

Kryedemokrati ripërsëriti qëndrimin se kërkesa e SPAK ka qenë që në gjenezë antikushtetuese, për shkak se nuk iu drejtua parlamentit për miratimin e masës së sigurisë ndaj tij.

“Prokurorët shkojnë sot në parlament si larot e Edi Ramës”, u shpreh kryedemokrati.

Berisha paralajmëroi se “sot nis beteja pa kthim në rrugë”, duke iu referuar protestës së sotme të PD.

Etiketa: PDprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit

18:29 : 10/10/2025
AKTUALITET

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

16:26 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

16:06 : 10/10/2025
AKTUALITET

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
Para

"Për karrigen tënde s'njeh ligj e moral", Berisha paralajmëron Ramën: Të ka ardhur fundi

TË GJITHA

Çmontohet organizata shqiptare në Spanjë! Kthyen vilën me pishinë në ‘shtëpi bari’, 5 të arrestuar

21:15 : 11/10/2025

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

21:05 : 11/10/2025

Video me dron, Gaza e kthyer në gërmadhë dhe “lumi” i palestinezëve që rikthehen!

20:51 : 11/10/2025

Kanabis dhe armë pa leje, arrestohet efektivi i policisë në Krujë

20:36 : 11/10/2025

Futbollistët e Kombëtares dalin në nxemje, pamje nga atmosfera në stadiumin e Leskovcit

20:23 : 11/10/2025

Nga mesnata ndryshojnë rregullat e hyrje-daljeve në BE për qytetarët shqiptarë, çfarë duhet të dini

20:15 : 11/10/2025

Sherr mes dy personave para godinës së prefekturës së Fierit, njëri nxjerr armën

19:59 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com