• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fundoset “Manastirliu”: Anulohet tenderi 9 mln euro i mbetjeve spitalore, fituesi ishte paracaktuar!

15:53 : 16/12/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka firmosur anulimin e një tenderi të majmë për asgjësimin e mbetjeve spitalore. Në fakt, vendimi është një “shuplakë” e rëndë për ish-ministren Ogerta Manastirliu, e cila pasi e “ndriti” në shëndetësi ka shkuar në Ministrinë e Arsimit të edukojë fëmijët!

Një paradoks i madh, pasi nëpërmjet vendimmarrjeve ajo është kapur disa herë në shkelje, njësoj si paraardhësi i saj në të njëjtin post Ilir Beqaj. Nëse ish-sekretarja e përgjithshme e saj shkoi në burg për disa milionë lekë të vjetra, kjo ministre duket shumë larg zyrave të SPAK-ut, megjithëse është kapur me prova të qarta se ka dëshiruar që tenderin e majmë prej 9 milionë eurosh t’ia jepte një firme të caktuar.

Pra, një paracaktim fituesi dhe një vepër e rëndë penale. BoldNews.al ka shfletuar dhjetëra dokumente nga kjo procedurë, ku të gjitha faktet të çcojnë te ish-ministrja e Shëndetësisë. Ajo ka urdhëruar stafin që dokumentet e tenderit t’i bëntë në mënyrë që firma e saj e preferuar të dilte fituesi. Në këtë mënyrë eliminonte gjthë konkurencën dhe kishte dorë të lirë “negocimi” me pronarët e kësaj kompanie. Një skemë e pastër korrupsioni, por që deri më tani institucionet ligjzbatuese merren me çikërrima.

 

Lexo edhe:

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

CBS News: Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?

 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për anulimin e tenderit të asgjësimit të mbetjeve spitalore

Dokumenti i mësipërm është anulimi i procedurës. Ai është firmosur nga ministrja e re Albana Koçiu, e cila lajmëroi disa ditë më parë Agjencinë e Prokurimit Publik. Bëhet fjalë për marrëveshjen kuadër “shërbimi i trajtimit dhe asgjesimit të mbetjeve spitalore, për mbulimin e nevojave spitalore për një periudhë 36 mujore”.

Pra, për plot 3 vite edhe kur ministrja të largohej nga posti. Fondi limit i kësaj procedure është plot 785.788.138 lekë pa TVSH. Me TVSH, shuma shkon në rreth 9 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme.

Në njoftim, ministria e Shëndetësisë shkruan se arsyet janë për shkak se ka një vendim të Komisionit të Prokurimit Publik. “Në zbatim të vendimit nr. 1189/2023 datë 17.11.2023 të Komisionit të Prokurimit Publik” thuhet në këtë dokument. Një njoftim i thatë se përse u anulua kjo procedurë, teksa lajmërimi në APP ka shkuar në datën 30 nëntor 2023.

KPP shkruan se fituesi i tenderit të asgjësimit të mbetjeve spitalore ka qenë i paracaktuar

BoldNews.al shfletoi vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik. KPP-ja shkruan mjaft qartë se dokumentet e këtij tenderi ishin bërë që fituesi të shpallej një kompani, duke përjashtuar gjithë të tjerat. Pra, fituesi ka qenë i paracaktuar. “Së pari, nëpërmjet paracaktimit të fituesit e konkretisht të shoqërisë se lartpermendur, është shkelur parimi i rritjes së efikasitetit dhe eficensën në procedurat e prokurimit pubik.

Në këtë rast këto parime kanë shkuar ndesh me ligjin, thënë ndryshe efikasiteti dhe eficensa janë përdorur për të ulur konkurencën dhe lehtësimin e procecudrës për shpalljes fitues të subjektit ECO RICIKLIM” shkruhet në këtë vendim të KPP-së, që ka të bëjë me ankesën e disa operatorëve të tjerë.

“Vetëm një operator ekonnomik do të jetë në treg i cili do të paracaktojë dhe çmimet pas përfundimit të kësaj kontrate, me zhdukjen e konkurencës, zhvillimi dhe përcaktimi i çmimeve do të varet tërësisht nga vullneti i këtij subjekti. Nuk mund të kemi një mirësigurim të fondeve publike kur shkohet drejt një produkti i cili zotërohet vetëm nga një operator ekonomik. Autoretit kontraktor jo vetëm nuk po nxit pjesmarrjen e operatorëve ekonomik, por përkundrazi po e kufizon atë vetëm drejt një subjekti të vetëm, e konkretisht shoqërisë se paracaktuar prej tyre” shkruhet në këtë vendim. Fjalë të rënda në një dokument publik, qoftë edhe përsa i përket ankesës.

Por, pas ankesës, KPP shqyrtoi faktet dhe shkruan se “autoriteti kontraktor ka vlerësuar se vendosja e kapacitetit të mjeteve dhe pajisjeve është vënë në përputhje me volumin e kontratës, ndërkohë po autoriteti kontraktor përmes vendimarrjes së Komisionit të Shqyrtimti të Ankesave pranon se ky kapacitet duhet të ndryshojë më qëllim rritjen e konkurrencës në frymën e ligjit të prokurimit publik, duke mos qenë në thelbi qartë mbi mënyrën e ndryshimit, kapacitetet përpunuese të mjeteve dhe paisjeve” thuhet në vendim.

Më tej KPP shkruan se veprimet e ministrisë dhe konkretisht të anëtarëve të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave janë bërë në kundërshtim me parimet dhe rregullat e prokurimit publik, duke cënuar parimin e barazisë dhe parimin e transparencës.

“Me veprimet e tyre anëtarët Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave e kanë penguar të drejtën e operatorëve ekonomik ankimues për të paraqitur argumenta shtesë lidhur me vendimmarrjen e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave” thuhet në këtë vendim.

Vendimi në fakt është një indicie e fortë për organet ligjzbatuese, SPAK-un apo edhe prokuroritë e rretheve që të hetojnë këtë aferë të madhe. Me dokumente u faktua se 9 milionë eurot ishin destinuar të shkonin te një firmë, çka përbën një rrezik të madh për të gjitha procedurat e tjera. A nuk ka prova të mjaftueshme që ish-kupola apo disa drejtues të tanishëm të ministrisë së Shëndetësisë të vihen para përgjegjësisë?

Etiketa: Albana KoçiufirmosjekorrupsionOgerta Manastirliushendetesia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

11:52 : 25/06/2026
AKTUALITET

CBS News: Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?

14:08 : 23/06/2026
AKTUALITET

Qindra mijëra shqiptarë rrethuan Kryeministrinë, FT: Revoltë kundër korrupsionit të qeverisë Rama

10:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

16:35 : 13/06/2026
AKTUALITET

Petro Koçi/ “Bulevardi digjet, Belinda krihet”

11:04 : 10/06/2026
AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
Para

Abilaliaj i pakënaqur me arbitrin: Nuk e kuptoj si mund të mbyllet sfida pas asaj penalltie

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet