• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Problemet e marrëveshjes Rama-Meloni me ligjet e BE-së

09:41 : 15/12/2023
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Catherine Woollard, Drejtorje Ekzekutive e Këshillit Europian për Refugjatët dhe të Mërguarit shpjegon për DW, problemet ligjore të marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e qendrave pritëse për refugjatët në Shqipëri.

Këshilli Europian për refugjatët dhe mërgimtarët,(ECRE -European Council on Refugees and Exiles) me qendër në Bruksel, ka shprehur rezerva lidhur me një sërë ҫështjesh që paraqesin nenet e marrëveshjes Rama-Meloni. Ky protokoll parashikon ngritjen e dy qendrave pritëse në Shqipëri për refugjatët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme që kapen në det, para se të shkelin tokën italiane.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) ta pezullojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Parlament. Dy fraksionet kundërshtare të PD, më të madhes në opozitë në Shqipëri, u bashkuan bashkuan duke e çuar marrëveshjen Rama-Meloni në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së saj.

Catherine Woollard, Drejtorje Ekzekutive e Këshillit Europian për Refugjatët dhe të Mërguarit, (ECRE-European Council on Refugees and Exiles) mendon, se në nenet e marrëveshjes në fjalë ka një informacion shumë të kufizuar: ”Ka shumë pak detaje se çfarë do të ndodhë në 2 qendrat pritëse të ngritura në Shqipëri, cili është qëllimi i tyre dhe sesi do të menaxhohen ato. Marrëveshja përfshin të gjithë referencat standarde lidhur me të drejtat e njeriut, por nuk ka asnjë informacion sesi do të respektohen këto të drejta. Qendrat janë nën juridiksionin italian në territorin shqiptar më tepër sipas “modelit australian” sesa atij mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës,” thotë Catherine Woollard në një prononcim ekskluziv për DW.

Cilat janë problemet ligjore që paraqet kjo marrëveshje?

Lexo edhe:

Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

“Ligji aktual i BE nuk lejon zbatimin ekstra-territorial të procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare të azilit dhe kthimit. Sipas këtij ligji ky proces duhet të kryhet në territorin Italian”, thotë për DW, Catherine Woollard.

Ajo thekson që kryerja e procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare në territorin e Shqipërisë, “nuk mundëson garantimin e respektimit të procedurave dhe shkel të drejtat e Kartës së të Drejtave Themelore të Njeriut, të BE-së”.

A është i ligjshëm përdorimi automatik i paraburgimit?

Marrëveshja Rama -Meloni duket se parashikon paraburgimin automatik të refugjatëve që do të mbërrjinë në qendrat pritëse në Shqipëri. “Kjo është e paligjshme. Periudha e qëndrimit nuk mund të jetë më e gjatë se ajo e lejuar nga kuadri ligjor në Itali. Kur përfundon, ata nuk lirohen në Shqipëri, por largohen nga territori shqiptar. Pa dyshim, nga përshkrimi i qendrave pritëse në marrëveshjen Rama-Meloni, ato janë qendra paraburgimi dhe do të konsiderohen si të tilla sipas jurisprudencës kombëtare dhe asaj të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Përveç nevojës për një vlerësim individual kushtet e tjera – aksesi në të drejta, kujdesi për shëndetin, dinjiteti – për një përdorim të ligjshëm të paraburgimit nuk ka gjasa që të jenë të plotësuara”, thotë për DW Catherinë Woollard.

A ka shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit?

Devijimi i operacioneve të Kërkim- Shpëtimit drejt Shqipërisë lë hapësira për shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit.

“Sipas këtij ligji ekziston detyra që njerëzit e shpëtuar të transportohen dhe zbarkohen në një vend të sigurt. Nuk është e qartë nëse Shqipëria është një vend i sigurtë, për shembull, për viktimat e trafikimit, që ka shumë mes atyre që shpëtohen në Detin Mesdhe. Nuk është e qartë gjithashtu që transporti i tyre në Shqipëri për të qenë të paraburgosur do të thotë të jenë në një vend të sigurtë. Ndërkohë që sipas Konventës së Kërkim-Shpëtimit, njërëzit duhet të transporohen në vendin më të afërt të sigurtë.” thotë për DW, Catherinë Woollard.

A ka sfida lidhur me legjislacionin kombëtar të Shqipërisë?

“Po, mund të ketë sfida ligjore në Shqipëri. Pavarësisht pretendimeve në marrëveshjen Rama-Meloni që këto qendra do të jenë nën juridiksionin Italian, ligji shqiptar do të vazhdojë të zbatohet. Sipas ligjit ndërkombëtar, nuk është e mundur që një shtet të lëshojë juridiksionin mbi një pjesë të territorit të tij për qëllimet e këtij protokolli. Shqipëria është gjithashtu e lidhur me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka miratuar gradualisht legjslacionin e BE-së duke përfshirë edhe azilin. Njerëzit do të ishin nën juridiksionin italian, do të ishin në tokën italiane. Ata mbeten gjithashtu nën juridiksionin shqiptar”, thotë për DW Catherine Woollard.

A mundet Italia të mbështesë Shqipërinë në procesin e hyrjes në BE?

Në këmbim të gatishmërisë së Shqipërisë për të ngritur në territorin e saj dy qendra pritëse për 36 mijë refugjatë në vit, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka deklaruar që Italia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e hyrjes në BE.

“Italia premton atë që nuk është një dhuratë e saj ndaj Shqipërisë. Marrëveshja sjell përfitime të ndryshme financiare dhe diplomatike për Shqipërinë. Ajo është një mbështetje për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, që është një politikë e udhëhequr nga Komisioni Europian”, thotë Catherine Woollard.

Pretendimet e dy fraksionet kundërshtare të PD dhe pezullimi i protokollit nga Gjykata Kushtuetuese

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) të pezullojë ratifikimin në Parlament të marrëveshjes Rama -Meloni, të njohur si “Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Dy fraksionet e PD, pretendojnë që marrëveshja Rama-Meloni është arritur “në mungesë të plotë të transparencës, në mosrespektim të procedurës së negociimit dhe nënshkrimit. Ajo është një marrëveshje që prek territorin e Shqipërisë dhe të drejtat themelore, dhe si e tillë kërkon autorizimin e Presidentit të Republikës.”

Sipas Qeverisë së Shqipërisë,protokolli në fjalë synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh për menaxhimin e flukseve migratore nga vendet e treta, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane. Autoritetet shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të refugjatëve të strehuar në strukturat që do ndërtohen për të kryer vetëm procedurat kufitare apo ato të riatdhesimit.

Edhe pse Këshilli i Ministave të qeverisë Rama e ka miratuar marrëveshjen Rama-Meloni, fatin e saj do ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese në 18 janar 2024.

/DW

Etiketa: BEItaliaLigjetLigjit NdërkombëtarmarreveshjameloniproblemetRamarefugjatetshkeljeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

17:34 : 19/05/2025
AKTUALITET

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

15:49 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Samiti show i Ramës”, Burimi: Diçka informale, asnjë lloj mesazhi për Shqipërinë

10:50 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

10:26 : 19/05/2025
BOTA

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Rriten kërkesat për blerjen e apartamenteve në periferi

13:29 : 18/05/2025
Para

Lufta/ Izraeli shton bombardimet në Rripin e Gazës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Janë apo jo bashkë? Jozi jep përgjigje i ftuar tek Loredana

17:40 : 19/05/2025

Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

17:34 : 19/05/2025

Finlanda e nis e para, asetet e ngrira ruse do të përdoren për mbrojtjen e Ukrainës

17:31 : 19/05/2025

Liga e Konferencës, Vllaznia mëson fatin nëse kalon raundin e parë

17:21 : 19/05/2025

Kalimi për gjykim i dosjes “Partizani”/ Malltezi: Gjyqtarja e nënshtruar politikisht, s’ka asnjë provë

17:16 : 19/05/2025

Avioni i Lufthansës pa pilot për 10 minuta/ Ndihmësit i ra të fikët, kapiteni në tualet

17:09 : 19/05/2025

Europiani U-17, Shqipëria dhe Portugalia publikojnë formacionet zyrtare

17:04 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com