“Erion Veliaj mori guximin të bëjë përpjekjen e hapur për të fajësuar për djegësin e Tiranës, Edi Ramën.” Kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, teksa po komentonte intervistën e mbrëmshme të kryebashkiakut të Tiranës në një emision televizion.
Por, sipas Berishës, e vërtetë është se “strumbullari” nr. 1 i aferës së inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Ai shtoi më tej se kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi penale për firmën që ka firmosur për bonusin 8 pikë, por sipas tij, në çdo hallkë tjetër del përgjegjës kryesor Erion Veliaj, që sipas tij është tre herë fajtopr dhe zbërtheu akuzat ndaj kryebashkiakut.
Berisha: Pavarësisht se grupi i strukturuar kriminal në SKAPin e partisë, e ka amnistuar Erion Veliajn, ky i fundit pranoi mbrëmë plotësisht fajësinë e tij, por në dallim nga ajo çka ju mund të prisnit, ky mbrëmë mori edhe guximin të bëjë përpjekjen e hapur për të fajësuar për djegësin e Tiranës, as më shumë dhe as më pak se Edi Ramën. Erion Veliaj, i cili guxoi të fliste për ndërgjegjen në një kohë kur fytyra i ishte bërë sterrë. Dhe thoshte ndërgjegja e pastër, se si mund të shkojë ndërgjegjja e pastër me fytyrën sterrë, atë e din ai. Po t’i bësh ‘face reading’, ai del tre herë fajtor. Pra, ndërgjegjen e kam të pastër dhe u tha qytetarëve se ata dy drejtorë që janë të burgosur, janë dy inxhinierë që kanë pasur si detyrë të thonë sa plehra prodhon bashkia. Erion Veliaj, tezën e myshteriut, apo të klientit, e ka fabrikuar së bashku me ish-oficerin e policisë sekrete shqiptare, Arben Krajën, kohë më parë dhe unë këtu para jush kam denoncuar asokohe myshteriun Erion Veliaj. E vërteta është se Erioni në djegësin e Tiranës, është absolutisht strumbullari numër 1 i tij. Ai sot e shet djegësin si aferë të Edi Ramës dhe Edi Rama pa diskutim ka përgjegjësi penale për firmën që ka firmosur për bonusin 8 pikë. Por në çdo hallkë tjetër, me dokumente zyrtare, ka vetëm një përgjegjës kryesor dhe emri i tij është Erion Veliaj. Erion Veliaj ka firmosur planin e fizibilitetit, me të cilin ka deklaruar leverdisshmërinë e djegësit të Tiranës ndërkohë që kusht themelor për fizibilitet dhe leverdisshmëri është që një PPP të kryejë shërbimin me kosto më të ulët sesa sektori publik. E kundërta ka ndodhur, Erion Veliaj ka përcaktuar një kosto dy herë më të lartë sesa ç’është kalkuluar ajo nga ekspertët e mirënjohur të KLSH. Pra, ka përcaktuar tarifën 29 euro në një kohë kur ajo duhej të ishte 14 euro. Erion Veliaj ka përdorur këtë plan me firmën e tij drejtuar Shkëlqim Canit, i cili për hir të së vërtetës, e ka kthyer si të papranueshëm dokumentin dhe kërkesën e Erion Veliajt. Erion Veliaj, ky myshteri i Edi Ramës, pas ndryshimit të ministrit të Financave, ka përsëritur të njëjtën kërkesë te Arben Ahmetaj, me firmë, me shkresë, me vulë dhe ka marrë përgjigje nga Arben Ahmetaj se kjo nuk mund të pranohet. Ai ka insistuar disa herë te ministri i Financave, i cili ka qenë refuzues ndaj kërkesës së tij. Erion Veliaj ka caktuar Tushen dhe Simixhiun në komisionin e PPP-së. Institucion me dy përfaqësues. Ata i ka porositur të insistojnë në bonusin 8 pike. Por atyre, pavarësisht se ku janë, u njoh një meritë. Merita e tyre e padiskutueshme është se në procesverbalet e mbledhjeve, kanë deklaruar të kundërtën e asaj që ka deklaruar me shkrim Erion Veliaj. Ata kanë deklaruar se djegia e plehrave me këtë kosto nuk mund të përballohet nga Bashkia e Tiranës dhe kërkon financime nga qeveria. Në qoftë se Erion Veliaj merrte parasysh këshillën e këtyre inxhinierëve që ishin vetëm për sasinë e plehut, djegësi i Tiranës, ose ai të paktën, nuk firmoste garancinë që i çoi Lefter Kokës për financimin me 91 milionë nga bashkia, në një kohë kohë kur ishte totalisht e pamundur sipas inxhinierëve të tij, Tusha dhe Simixhiu.
Erion Veliaj, i cili kërkon tani të strehohet tani te kryehajduti i aferës së inceneratorëve, ka përgjegjësi të plotë penale sepse ai ka firmosur kontratën dhe aneksin e saj, në të cilën siç e dini, Bashkia e Tiranës merr të gjitha përgjegjësitë. Edhe asistencë teknike, edhe shpronësimet dhe të tjera me radhë. Ndërkohë, siç denoncuam një ditë më parë, i ka dhënë kompanisë 600 mijë metër katrorë pa asnjë proces shpronësimi. I ka nxjerrë nga xhepi dhe ia ka dhënë kompanisë. Belinda Balluku ka emëruar me një shkresë të veçantë, dy vite më parë, drejtuesin e njësisë së monitorimit të punimeve dhe funksionimit të sipërmarrjes së Sharrës. Që nga dita e emërimit nga zonja Balluku të zotërisë Henrik Hysenbegasi, asnjë punonjës i bashkisë, asnjë drejtor i Erion Veliajt nuk është paraqitur në njësinë e monitorimit të projektit. Pra, ka sabotuar me ndërgjegje të plotë, me vetëdije të plotë, observimin, detyrimin që kishte, për të monitoruar projektin. Dhe sabotimi ka vetëm një shkak: vjedhjen e të ardhurave që mblidheshin nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe po kaq të dherave që detyronin bizneset t’i depozitonin kundrejt tarifave skandaloze. Erion Veliaj sabotoi monitorimin e zbatimit të projektit sepse projekti duhet të ishte vetëm në letër dhe paratë e financuara nga taksapaguesit e Tiranës dhe bizneset, t’i ndante me Edi Ramën dhe hajdutë të tjerë. Pra, amnistimi që grupi i strukturuar kriminal i SKAP-it, i bëri Erion Veliajt, është një vepër po aq kriminale sa vetë vjedhja e shekullit. A mundet pra, të arrestohen dy inxhinierë për fajin e vetëm se kanë bërë një propozim, që ua ka sugjeruar vetë Erion Veliaj, por ndërkohë kanë pasur guximin dhe kurajën që në komision të deklarojnë se Bashkia e Tiranës nuk e përballon dot me të ardhura këtë vepër. Kurse Erion Veliaj shkon dhe jep garanci me shkrim, duke falsifikuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i cili me ligj është organi i vetëm që ka të drejtë të përcaktojë buxhete dhe përdorimin e tij.
Kështu që mund t’u them se me daljen e tij të mbrëmshme mori përsipër fajësinë e tij dhe i tha Edi Ramës, se vepra është e jotja. Unë e kam denoncuar Edi Ramën, do e denoncoj prapë, por edhe njëherë u them se strumbullar është Veliaj. Rama, ju këshilloj të ndiqni asgjë tjetër veçse gozhdimin që i bëri dje mbasdite, që e la pa tekst, gazetarja Ambrozia Meta me pyetjen se si ia dhe ti, si firmose ti për t’i dhënë bonusin prej 8 pikësh një kompanie, që është krijuar 8 muaj më vonë. Pasi u vërtit dhe u stërvit, po i shkonte ndërmend po nuk e shqiptoi të thoshte se ajo është firma e Erion Veliajt dhe jo e Edi Ramës. Në fakt ajo është firma e Edi Ramës ndaj dhe Erion Veliaj e kalonte përgjegjësinë te qeveria. Ndaj kjo është e vërteta. Për ta mbyllur, do u rikujtoj një akt të tij të turpshëm, të padenjë. Shprehet në televizion, i thotë moderatorit Sokol, ki parasysh që me ligjin e punës që e kam bërë vetë, 1 në 24 në bashki ose kudo në administratë janë me aftësi të kufizuara dhe dikush mund të thotë se aftësia ime mendore e tillë ishte dhe kështu ma priti mendja. Pra, është shumë evazive kjo pjesë. Nuk ka më raciste, diskriminuese, çnjerëzore se shembulli që sjell. Njerëzit mund të kenë kufizime të aftësive, po ata janë brilantë nga mendja, janë njerëz me moral të fortë, të cilët vuajtja i ka bërë të kenë një moral të hekurt dhe integritet të madh dhe nuk mund të përdorësh këta si shembull për hajdutë si Erion Veliaj. Ndaj i them se vetëm për këtë, unë ftoj shoqatat t’i tregojnë vendin këtij njeriu që përpiqet t’i paraqesë si delinkuentë në mënyrën më të paskrupullt, më të pacipë.
Në qoftë se ne po dalim këtu, kemi dy qëllime madhore. Së pari, nastyrisht një hajdut të tmerrshëm, strumbullarin e vjedhjes në Tiranës, që është Erion Veliaj, për t’ia bërë gjyqin para publikut. Dhe së dyti, aktin më të shëmtuar në historinë e hetimit shqiptar, amnistinë që SKAP-i i partisë i ka bërë Erion Veliajt. Të gjitha këto dokumente, SKAP-i i disponon, por unë u them ju se ata janë manipulatorë dhe fshehës dokumentesh të paimagjinueshëm. Ata janë manipulatorë kriminelë të dosjeve dhe dokumenteve. A mund të imagjinoni ju që Erion Veliaj nuk merret person në hetim? Unë nuk po them të formulohet akuza. Aty janë dhënë 130 milionë dhe nuk ekziston asnjë gjurmë. Dhe ky ka pasur detyrë mbikëqyrjen e projektit dhe kalojnë 6 vjet dhe jepen 130 milionë euro dhe projekti nuk ekziston. Marrim vetëm këtë element, nuk po marrim asgjë tjetër, i lëmë të gjitha, nuk janë. Po kjo ç’do të thotë? Do të thotë që ky në rastin më minimal ndan paratë me hajdutët që nuk ndërtojnë, po marrin paratë dhe i depozitojnë offshore. Ku shkuan 130 milionë euro? Ky mund të thotë se përgjegjësi kanë pasur Belinda, Damiani. Jo mor zotëri, ata nuk i nxjerr jashtë përgjegjësisë unë. Por ata të dy kanë shkresa, në të cilat thonë se ti zotëri ke këto përgjegjësi. Dhe ky u thotë lepe-peqe, po këto përgjegjësi janë të miat dhe unë i përmbush. Dhe në fund hap sytë pas 6 vitesh, nuk ekziston. Si mund të thotë ky që e kam ndërgjegjen e pastër? Nuk ka ndërgjegje ai. Po çfarë ka ndodhur? Ai e ka peshuar Arben Krajën dhe SKAP-in. Megjithëse ai ka dhënë javën e fundit dorëheqjen se i kishte nip e mbesë, vartës të Erionit. Edhe njëherë, paratë e djegësve kanë djegur SKAP-in. Me qëndrimin që mban, aty do të thotë se kanë vluar miliona shpërblim ndryshe kjo nuk do ndodhte kurrë.