• Kontakt
Monday, July 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kush flet për Evropën me Moskën?

08:42 : 22/06/2026
në BOTA

Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshillit të BE-së, António Costa. Njoftimi gjatë samitit të BE dy ditë më parë, se zyra e tij ka hapur kanale komunikimi me Moskën shkaktoi kritika, pasi kjo ishte kryer pa koordinim paraprak me shtetet anëtare. Sipas burimeve në Berlin, ky hap u cilësua si “i pakoordinuar” dhe “joprofesional”. Nuk ka pasur bisedime përmbajtësore, theksoi Costa, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për përgatitje për negociata të mundshme.

Kancelari gjerman Friedrich Merz i shmangu komentet publike për këtë, por theksoi se bisedimet për paqen duhet të zhvillohen nga Ukraina, Rusia, Evropa dhe SHBA-ja. Por kush do ta përfaqësojë Evropën mbetet ende e hapur. Sipas kancelarit gjerman Ukraina duhet të vendosë se kush ulet në tryezë e paqes:  E Ukraina kërkon shprehimisht mbështetjen e shteteve të grupit të njohur si E3 – pra të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe António Costa nënvizoi pas samitit të BE rolin e Ukrainës: vetëm ajo është e legjitimuar të negociojë për veten. Duke sqaruar veprimet e tij, ai shpjegoi se duhet të krijohen “kanale të drejtpërdrejta diplomatike” me Rusinë, për të mundësuar marrjen dhe përcjelljen e mesazheve.

Mbështetje për Costan nga shtetet e vogla të BE

Janë pikërisht shtetet më të vogla të BE, që u treguan të hapura ndaj propozimit të Costas: “Nëse kanalet e komunikimit hapen tani, (…) atëherë unë e shoh këtë pozitivisht,” tha kancelari austriak Christian Stocker. Për të, nuk është aq e rëndësishme në çfarë niveli ndodh kjo.

Lexo edhe:

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

SHBA-ja kryen edhe një valë tjetër sulmesh kundër Iranit

Kryeministri belg Bart De Wever u shpreh se në fushat ku bëhet fjalë për kompetenca të BE-së, duhet të ketë një përfaqësues të BE-së. Ndërsa, sipas tij, shtetet e E3-it duhet të negociojnë kur bëhet fjalë për garanci sigurie për Ukrainën.

Ujdi brenda BE për presionin ndaj Putinit                                            

Në një pikë krerët e shteteve dhe të qeverive të BE janë të një mendimi: koha për negociata nuk ka ardhur ende. “Duhet ta detyrojmë Rusinë të ulet në tryezën e bisedimeve. Dhe kjo do të thotë më shumë sanksione dhe më shumë presion ndaj Putinit,” deklaroi kryeministri holandez Rob Jetten.

Qeveria ruse u shpreh në parim e gatshme për të negociuar me shtetet evropiane. Megjithatë, nuk do të pranojë ultimatume dhe evropianët ose janë “budallallepsur ose jokompetentë”, nëse besojnë se mund të negociojnë nga një pozicion force.

Ndërkohë që shtetet e G7 ranë dakord në takimin e tyre në fillim të javës për sanksione të tjera kundër Rusisë, BE-ja po punon aktualisht për paketën e 21-të të sanksioneve, me qëllim kufizimin e mëtejshëm të të ardhurave ruse nga eksportet e energjisë. Përveç kësaj, Komisioni Evropian ka propozuar ndalimin e hyrjes në BE për luftëtarët rusë. Ishte kryeministri bullgar Ruman Radev kishte bërë të qartë se Bullgaria kundërshton pjesë të paketës më të fundit të sanksioneve: sipas tij, masat e planifikuara do të kishin ndikim negativ në ekonominë bullgare.

Ndihmat për Ukrainën në epokën post-Orban

Ky ishte takimi i parë i rregullt i krerëve të shteteve dhe qeverive pa Viktor Orbánin. Ish kryeministri hungarez i kishte vështirësuar ndjeshëm ndihmat për Ukrainën me qëndrimin e tij bllokues. Me kryeministrin e ri hungarez, Peter Magyar, situata ndryshoi: për herë të parë që nga shtatori 2024, BE-ja arriti të marrë vendime për Ukrainën në emër të të gjitha 27 shteteve anëtare, theksoi presidenti i Këshillit, Costa. Kështu, sanksionet ekonomike ndaj Rusisë u zgjatën për herë të parë me dymbëdhjetë muaj, në vend të gjashtë muajve.

Gjithashtu, në fillim të javës BE-ja hapi kapitullin e parë të negociatave me Ukrainën. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti këtë një “moment historik të madh”. Deri në verë synohet hapja e kapitujve të tjerë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj, kërkoi sërish një anëtarësim të shpejtë të plotë të Ukrainës në BE. Por anëtarësimin e shpejtë e shohin me skepticizëm disa shtete anëtare. /DW

Etiketa: EvropeMoskeSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

09:16 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-ja kryen edhe një valë tjetër sulmesh kundër Iranit

08:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

08:19 : 13/07/2026
BOTA

Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!

14:43 : 12/07/2026
BOTA

Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit, SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit!

11:02 : 12/07/2026
BOTA

Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja

16:20 : 10/07/2026
Para

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

TË GJITHA

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit dhe lëvizte me taksi

12:39 : 13/07/2026

“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa, mjekët i bënë një serum dhe e përcollën

12:32 : 13/07/2026

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

12:22 : 13/07/2026

‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kryer grabitje në Itali! Përleshet me 2 oficerët, përfundojnë të 3 në spital

12:16 : 13/07/2026

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës/ 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

12:13 : 13/07/2026

Vritet me thikë një 19-vjeçar në Itali, arrestohen 3 persona, mes tyre edhe një shqiptar!

11:55 : 13/07/2026

Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet për vrasës me pagesë/ Pista kryesore e hetimit

11:42 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casino