• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi me integrimin/ Berisha: Rama fajtori kryesor, do kërkojmë dorëzimin e mandatit të tij

13:12 : 14/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Shqipëria mbeti në klasë në deklaratën e vendeve të BE-së”. Kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha teksa komentoi në një konferencë me gazetarët samitin e mbajtur në Bruksel.

Sipas Berishës, negociatat nuk po hapen de facto prej një viti dhe për këtë shkaktar është kryeministri Edi Rama, teksa e konsideroi si këtë të fundit e konsideroi si kreu i qeverisë më i pavlerësuar, më i pabesueshëm në të gjithë qeveritarët e Europës. Berisha u shpreh se në deklaratën e liderëve të BE, çështja më kryesore që pengoi hapjen de facto të negociatave me Shqipërinë, është mungesa e dialogut dhe kjo për shkak kjo të qëndrimeve dhe veprimeve të Edi Ramës, duke marrë të gjitha kompetencat e Kuvendit.

“Këshilli i Ministrave të BE, refuzoi të hapë negociatat për kapitullin e parë, të japë dritën jeshile sepse Edi Rama në vend të dialogut dhe zgjidhjes me dialog të problematikave të mëdha, ka zgjedhur puçin e shtetit brenda shtetit, bllokimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta.” – tha Berisha më tej.

Lideri demokrat u shpreh se Partia Demokratike do të paraqesë kërkesën për dorëzimin e mandatit të Edi Ramës që nuk njeh ligj, moral dhe Kushtetutë.

Berisha: Në deklaratën e liderëve të BE, të mbledhur në Bruksel me udhëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, rezulton se Shqipëria mbetet në klasë. Prej një viti e gjysëm nga takimi i Brukselit, negociatat de facto nuk po hapen. Edi Rama është shkaktari kryesor i këtij bllokimi de facto të procesit të integrimit nga viti 2013 gjer në vitin 2023, pra nj dekadë me radhë. Edi Rama ka përkeqësuar për interesa personale të pushtetit të tij demokracinë, gjendjen ekonomike. Ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit. Ai është sot kreu i qeverisë më i pavlerësuar, më i pabesueshëm në të gjithë qeveritarët e Europës, më konkretisht vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE. Në Kongresin e tij, ai paralajmëroi shqiptarët duke fajësuar njëherë Greqinë dhe njëherë tjetër boshtin evropian se Brukseli nuk do hapë negociatat për Shqipërinë. Duke aluduar kryesisht për çështjen Beleri. E vërteta është se në deklaratën e liderëve të BE, çështja më kryesore, apo numër 1, që pengoi hapjen de facto të negociatave me Shqipërinë, është mungesa e dialogut për shkak kjo të qëndrimeve dhe veprimeve të Edi Ramës, grusht shteti brenda shtetit, duke marrë të gjitha kompetencat e parlamentit, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur gjatë muajit të fundit dy herë nga Komisioni Europian, si në raportin e Komisionit, ashtu edhe në deklaratën e zyrës së zotit Borrel, si një akt që nuk ndodh kund përveçse në Shqipëri. Këshilli i Ministrave të BE, refuzoi të hapë negociatat për kapitullin e parë, të japë dritën jeshile sepse Edi Rama në vend të dialogut dhe zgjidhjes me dialog të problematikave të mëdha, ka zgjedhur puçin e shtetit brenda shtetit, bllokimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta. Edi Rama ka zgjedhur bllokimin me çdo çmim dhe duke penalizuar çdo shqiptar që ka ëndërr integrimin evropian, bllokimin e komisioneve hetimore për Edi Ramën, familjarët e tij, për aferat superskandaloze, vjedhjet e mëdha me djegësin e shekullit, me Portin e Durrësit, me sterilizimet, por dhe dhunimin e Kushtetutës nga anëtarë të familjes Rama, për çka PD do paraqesë kërkesën për dorëzimin e mandatit nga ky hajdut që nuk njeh ligj, moral dhe Kushtetutë.

Lexo edhe:

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

Edi Rama është autor kryesor i bllokimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, sepse Shqipëria është vendi i dhunimit të egër të të drejtave të lirisë së medias dhe gazetarëve. Ditën kur mblidhej samiti i Brukselit, prokuroria politike e Edi Ramës si një qelizë terroriste, rrëmben një gazetar në dhunim të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare të medieve, për fajin e vetëm se ai ka publikuar dosjen që ata vetë e kanë shitur me shuma ndoshta miliona euro te bandat. Cilido që lexon publikimin e guximshëm të Elton Qynos, i dërgon atij urimet më të mira për misionin. Se me publikimin, Qyno informoi publikun shqiptar dhe ndërkombëtar se ja cila është dosja që është shitur nga skapistët. Një gjë është e sigurt, se Qyno nuk ka hyrë në dhomat e skapistëve për t’ua vjedhur dosjen. Dhe ai ka meritë të veçantë që informoi publikun për tregun kriminal të dosjeve të krimit nga grupe të strukturuara kriminale brenda SPAK-ut. Ditën që në deklaratën e liderëve europianë për Shqipërinë, kërkohej nga Shqipëria respektimi i lirisë së medieve, rrëmbehej gazetari pa avokat në zyrat e policisë sekrete të Edi Ramës, Skapit të partisë. Pra, edhe njëherë, nuk janë problemet që ka Europa, që kanë vendet evropiane, ato kanë qenë, janë dhe do jenë se gjithmonë krijohen mes vendeve fqinje, mes vendeve të lira, por janë qëndrimet mafioze të narkodiktatorit Edi Rama që nuk lejuan vendimin pozitiv të çeljes së negociatave për kapitujt e parë me Shqipërinë.

Etiketa: BEBerishanegociatatRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sula thirrje Berishës: Doktor tërhiqu, shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit

12:32 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
Para

Lushnje/ Zjarri në banesë i mori jetën të moshuari, banorët: Shkak rrjeti elektrik

TË GJITHA

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025

Kapet në Han të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet/ EMRI

12:54 : 06/06/2025

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

12:42 : 06/06/2025

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

12:16 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com