• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre dhe “Audi” luksoz i Kejvinës

10:59 : 13/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimin pasuror për Redjan Rrajën, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja dhe ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve të tij.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi janë përfituar me të ardhura nga veprimtaria kriminale, teksa ndër to përfshihet dhe automjeti luksoz tip “Audi A8” i modeles Kejvina Kthella. Sipas SPAK, mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

-Pasuria e llojit apartament me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
-Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
-Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
-Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
-Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
-2 (dy) automjete të tipit “Audi – A8”.
-Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
-Një orë dore tip “Roleks”.
-Shuma prej 2750 Euro.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO duke u shpallur fajtor si një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Lexo edhe:

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 50-vjeçari

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Ngjarja kriminale ka ndhur më 1 nëntor të vitit 2019, tek mbikalimi i Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë. Ndërkohë, GJKKO për këtë atentat ka dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilajn, i cili sipas SPAK ka pasur rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.

Sipas akuzës, nipin e deputetit të PS-së e implikon ADN-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë. Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY EÇ, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si “bidon”, “Benzin”, “autostradë.

Në Janar të kjëtij viti, SPAK zbardhi të plotë atentatitn ndaj Arjan Ndojit dhe “Rrumit”, duke lëshuar disa urdhër-arreste. Nga hetimet rezultoi se organizatorët e këtij atentati ishin Plaurent Dervishaj, i cili ende është në arrati për shkak se ndodhet në Dubai, si dhe Ramazan Rraja, një tjetër nip i deputetit socialist, i arrestuar pak muaj më vonë. Ndërsa të dyshuarit e tjerë sipas SPAK ishin në rolin e bashkëpunëtorëve dhe ndihmësve.

Redjan Rraja i përfshirë dhe në dy ngjarje të tjera kriminale

Emri i Redjan Rrajës me profesion mjek stomatolog me një klinikë dentare në qendër të Fushë-Krujës ka dalë më herët në dy ngjarje të bujshme.

Në rastin e Xhisiela Malokut, ai përmendet nga ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu si një prej presonave që e kanë kërcënuar, ndëras rasti tjetër është ekzekutimi i bujshëm në mes të ish-Bllokut i Elton Çiços.

Emri i tij përmendet në dëshminë e ish-specialistit të hetimit të krimit në Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, në rastin e bujshëm të Xhisiela Malokut. Kjo e fundit fillimisht akuzoi dhe më pas u tërhoq nga akuzat për dhunë djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhepin.

Sipas dosjes hetimore për këtë rast, më 30 korrik 2018, Emiljano Nuhu denoncon në Komisariatin nr.6 në Tiranë se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rrahman Rraja. Në procesverbalin e mbajtur Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në një lokal në Tiranë me dy personat e kallëzuar prej tij.

“Unë jam Emiljano Nuhu, specialist i hetimit të krimit në Fushë-Krujë. Në datë 27 korrik 2018 jam thirrur nga prokurori i çështjes Mirela Kapo ku më ka deleguar dosjen për hetim. Ajo mu drejtua: Po ta dërgoj ty këtë dosje se bëhet fjalë për shtetasin Rexhep Rraja, i cili është djali i deputetit të Krujës, Rrahman Rraja”, nis dëshminë e tij, Emiljano Nuhu.

Më 30 korrik 2018, Nuhu thotë se thirri për të rimarrë në pyetje Xhisiela Malokun në lidhje me procedimin penal të hapur ndaj Rexhep Rrajës, djalit të xhaxhait të Redjan Rrajës. Ish-oficeri i policisë thotë se seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur rreth 2 orë dhe më pas ai ka lënë komisariatin për në drejtim të Tiranës. Këtu thotë se është kontaktuar përmes Ëhats App-it nga Redjan Rraja.

Biseda sipas denoncimit të bërë nga Emiljano Nuhu:

Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit.

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër.

Nuhu thotë se pranoi të takohej me Redjan Rrajën në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

“Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata m’u prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?”, dëshmon Nuhu.

Ai thotë se iu përgjigj me qetësi duke u shpjeguar se kishte marrë një dosje nga prokuroria për procedimin penal të regjistruar në ngarkim të kushëririt të tyre.

“Ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë-Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë-Krujë. Ligjin në Fushë-Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”, denonconte Emiljano Nuhu.

Në rastin tjetër, 34-vjeçari Rraja, me profesion stomatolog, u hetua dhe më pas dënua me 8 muaj burg për pengim të zbardhjes së të vërtetës në vrasjen e bujshme të Elton Çiços të ndodhur në vitin 2016 në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

NëRraja ndodhej në të njëjtën tavolinë me Elton Çiçon, me të cilin kishte lidhje miqësore. Pas vrasjes së Çiços, Redjan Rraja shihet nga pamjet filmike të kamerave të lokalit teksa merr me shpejtësi telefonin dhe armën e viktimës, duke i fshehur ato.

Për këtë, Rraja u akuzua për “pengim të hetimit” dhe më pas dënua me 8 muaj burgim. Gjatë periudhës së burgut mori nofkën “Dentisti” për shkak të profesionit.

Etiketa: audiKejvina KthellakonfiskimpasuriteRedjan Rraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 50-vjeçari

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

08:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës

13:32 : 11/07/2025
AKTUALITET

Del VIDEO e arratisjes së Joni Sadikajt, “Audi” theu traun e parkingut të qendrës tregtare

18:05 : 03/07/2025
AKTUALITET

Po transportonin drogë me Audi dhe Jaguar, arrestohen 5 të rinj në Tiranë, mes tyre dy vëllezër

09:45 : 21/06/2025
AKTUALITET

GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe i liron nga sekuestro 4 të tjera

17:18 : 21/05/2025
Para

68 vjedhje në dy muaj, arrestohen tre hajdutët shqiptarë në Francë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com